• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Ata që dje heshtën, sot nuk kanë arsye të ngrenë zërin

by Java News
29/05/2017 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/ 

Nëse i hedh një vështrim listës ende të paplotë të PD-së të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 25 qershorit, bëhet qartësisht e kuptueshme se disa prej figurave që kanë përbërë dhe profilin e kësaj force politike që në lindje e deri tani, nuk kishte pse të liheshin jashtë liste. Lista gjysmake e deritanishme e PD nuk mund dhe nuk duhet parë bardh e zi. Brenda saj ka jo pak emra, të cilët ja vlen të merren në vlerësim. Por ajo që bie në sy është fakti se në këtë listë gjen me shumicë emra, të cilët jo vetëm nuk kanë ndonjë kontribut në PD, por me plot gojën e kanë parë PD si një ‘lopë për ta mjelë’, duke vënë jo pak para në mënyrë të dyshimtë përsa kohë kjo forcë politike administronte pushtetin. Nisur nga kjo mund të thuhet se nuk gjen asnjë arsye se përse duhej lënë jashtë liste ish- nënkryetarja e PD-së dhe ish- kryetare e parlamentit, Jozefina Topalli, themeluesi i PD-së, Arban Imami, ish- nënkryetari i PD dhe ish kryetar i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi, etj.

Është i vetkuptueshëm edhe reagimi i tyre. Por ky reagim dhe aq më shumë akuzat për shkelje të statutit nga ana e Bashës, qartazi vinë si zëra të vonuar. Për hir të realitetit, që kur erdhi në krye të PD-së, Basha erdhi nëpërmjet një procesi të dyshimitë, të cilin pati kurajon ta denonconte Patozi. Ndërsa të tjerët heshtën. Rrëmuja dhe shkeljet statutore në zëvendësimin e kryetarëve të degëve ishte flagrante. Por përsëri u hesht sipas parimit “s’ka të bëjë me mua, në djallë të tjerët”. Për një kohë të gjatë u fol për vendime që  merreshin jashtë kuadrit statutor. Por përsëri u hesht. Nuk u pyet askush për bojkotin e reformës territoriale. Dhe përsëri u hesht. U bojkotua fillimisht Reforma në Drejtësi pa asnjë vendim forumesh. Sërish u hesht. Nuk votohej vetting-u. Sërish u hesht “si fije bari”. Deputetët Majlinda Bregu dhe Eduard Selami denoncuan përpjekjet për të mos votuar vetting-un, madje ata u shpallën armiq të PD-së kur deklaruan votën pro vetting-ut duke dëshmuar se brenda PD-së kishte ende profile perëndimore në krah të SHBA dhe Brukselit. Dhe përsëri u hesht. Edhe kur Bregu u sulmua egërsisht vetëm pse kërkonte që Basha të dëgjonte Brukselin dhe të mos bojkotonte zgjedhjet, askush nuk u ndie. Vetëm pak javë më parë Selami denoncoi me zë të plotë për shkeljet e statutit pasi vendimet për bojkot të Kuvendit dhe të zgjedhjeve si dhe çadra në mes të Bulevardit, ishin marrë pa pyetur as kryesinë, as grupin parlamentar. Ai kërkoi edhe thirrjen e Këshillit Kombëtar. Por përsëri u hesht. Ndonëse vlerësohet se lënia jashtë liste e Topallit, Imamit, Bodes e ndonjë tjetri nuk është e drejtë po të kihet parasysh se shumë prej emrave që gjenden në listën e PD-së janë tërësisht të pamerituar përballë tyre, sërish sot thirrjet e tyre për shkelje të statutit janë tepër të vonuara dhe dëshmi e faktit se në PD flasin për parime e statut vetëm kur preken interesat personale. Shkelja e statutit në PD është bërë ‘modë’. Dhe ata që sot bërtasin, ndër vite kanë qenë ndjekës të kësaj ‘mode’. Ndaj, ata që dje heshtën, sot nuk kanë arsye të ngrenë zërin.

Next Post
Lojtari më i mirë në botë i bën mesazh emocionues Enrique

Lojtari më i mirë në botë i bën mesazh emocionues Enrique

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

March 25, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Drafti i PS për referendumet, eksperti Kume: Një hap drejt demokracisë së drejtpërdrejtë

March 25, 2026
Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

Rama vijon analizat me ministrat, të shtunën mbledhje e zgjeruar me Grupin dhe Kabinetin

March 25, 2026
Ambasadori i BE dorëzon progres raportin për Shqipërinë: KE, gati t’ju mbështesë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027

Platforma e dialogut të hapur, Gonzato: Parlamenti ka rol kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë

March 25, 2026
U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

March 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Mars 2026

March 25, 2026
Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

March 25, 2026
Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

March 25, 2026
Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

March 25, 2026
U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In