• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

At Sava Janjiq sërish vërejtje Beogradit: “Kosova ndër shekuj ka vuajtur…”

by Java News
03/09/2018 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Beograd 3 shtator – Igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janjiq është shprehur i shqetësuar për fatin e serbëve të Kosovës në dritën e spekulimeve për ndarjen e Kosovës, ose shkëmbimin e territoreve midis Serbisë e Kosovës. Në një intervistë për komersant.sr ai ka theksuar se “serbët në Kosovë nuk janë vetëm numra, përqindje ose gabim statistikor”, ndërsa idenë për kufij e ka quajtur “kufizim të mendjes së shëndoshë” dhe ka shtuar se “populli është i shqetësuar nga përfaljet për ndarje”, transmeton Koha.net.

Pasi thekson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të gëzonte përkrahjen e popullit e të Kishës Ortodokse Serbe sikur “të mbronte interesat e dinjitetin e shtetit”, ka shtuar: “Se si pushteti do ta drejtojnë shtetin, është punë e atyre që i ka zgjedhur populli, por kur dikush luan me jetën e besimtarëve tanë, të cilët në kushtet më të vështira mbijetuan vitet më të rënda të represionit në Kosovë pas vitit 1999 dhe dëshiron ta shesë Kosovën për interesa afatshkurta e personale, ne duhet të mbrojmë grigjën tonë”, ka thënë igumeni i manastirit të Deçanit.

I pyetur nëse Kosova duhet të mbrohet ose “të rikthehet me forcë ushtarake nëse nuk do të ketë zgjidhje tjetër”, Ati Sava Janjiq ka rikujtuar se “historia ka sjellë ndryshime të shumta” dhe se Kosova ndër shekuj “është pushtuar e çliruar dhe prapë rrëmbyer”, shkruan komersant.sr, transmeton Koha.net.

 

“Tani, ndërkaq, nga populli serb kërkohet të pranojë kolektivisht humbjen e përgjithmonshme të territoreve më të çmueshme të saj, të popullit tonë dhe të tempujve të shenjtë, të kishës së gjallë dhe madje me duartoktije të përshëndesim këtë tradhti kolosale si një fitore politike, të besojmë se do të jetë më mirë për ne kur të na lënë pa kokë”, është shprehur Janjiq.

Sipas tij, Kosova është e parëndësishme për interesat globale të SHBA-së. “Shkurt, dikujt i ka shkuar mendja që këtu të ‘pastrohet oborri, dhe të përshtaten kufijtë, ndërsa sundimtarëve lokalë u është lënë vizatimi i hartave përfundimtare dhe ndarja, ndërsa të mëdhenjtë po vështrojnë a mund të kalojë kjo, pa e përjashtuar mundësinë sipas të cilët “zgjidhja e suksesshme e çështjes së Kosovës tashmë është e provuar për interesa politike”.

“Në vend të zgjidhjes së qëndrueshme do të kemi sërish konflikte, përndjekje njerëzish, vuajtje. I tillë është Ballkani”, është shprehur igumeni i manastirit të Deçanit.

Ati Sava Janjiq ka ripërsëritur se për Kishën Ortodokse Serbe “çfarëdo njohjeje e pavarësisë së Kosovës, bilaterale dhe anëtarësim në OKB, është e papranueshme”, ndërsa ndarjen eventuale e sheh si “disfatë” dhe “turpin më të madh në histori të atyre politikanëve ta zbatojnë atë”, transmeton Koha.net.

Duke arsyetuar përcaktimin e Serbisë që të bashkëpunojë edhe me Lindjen, edhe me Perëndimin, Janjiq është shprehur se “duhet të ekzistojnë kufijtë e dinjitetit dhe të moralit”.

“Mos të harrojmë, Kosova nuk është vetëm një copë territor, ajo është një hapësirë që bart bekimin e madh, por edhe mallkimin varësisht se si kush sillet me të”, ka thënë igumeni i manastirit të Deçanit, Ati Sava Janjiq, për komersant.sr, e njohur për politika e synimeve proruse, rikujton Koha.net. (b.an)

Next Post
Pro-serbët në Mal të Zi në sulm për të anuluar njohjen e Kosovës

Pro-serbët në Mal të Zi në sulm për të anuluar njohjen e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In