• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“At Gjergj Fishta, kujtesë kombëtare”

by Java News
20/10/2020 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga DR. Rovena Vata

Në studimin e tij Karl Gurakuqi, të botuar në revistën “Shêjzat”, vjeti VI, 1962, me titull: “Prof. Max Lambertz në veprimtarinë albanologjike”, shprehet se kur përmendet emnri i prof. Maksimiljan Lambertz-it, dashtë e pa dashtë, të shkon mendja te folklora shqiptare, te poezia e jonë popullore, te Poeti Gjergj Fishta.

Në studimet e veta mbi poezin popullore shqiptare, Lambertz-i ka pasur gjithnji si udhëheqëse veprën e Fishtës “Lahutën e Malcís”, që është burim i pashtershëm për të nxjerrë njoftime të saktë mbi botën e vogël shqiptare. Nuk âsht nevoja të përshkrohet malcija për t’a njoftë në pamjet e saja; mjafton nji lexim i kujdesshëm i kryeveprës fishtjane për të sajue nji idé të kjartë mbí popullin shqiptár; aty mund të shifet se sá ky popull âsht ruejtë i pastër gjatë kavaljetevet e së qysh nuk ká pranue kurr të njajzohet me popujt e tjerë, qi i ká pasë në kufí, madjé, i ká luftue sá herë këtyne u âsht ngjallë lakmija për të shkye ndonji kind tokës, lânë trashigim prej të parvet, do shprehet studiuesi gjerman për veprën fishtjane.

“Lahuta” – thotë Lambertz-i-âsht vepra mâ e rândësishmja e letërsís shqipe. Kjo epopé e ká zânafillën e vet në poezín popullore. Tue shtî në punë teknikën epike të baladave e të rapsodivet të popullit, të cilat jetojnë endé sot në malet shqiptare. Poeti i përshkruen në tridhet kângë ringjalljen e popullit të vet.

Epopeja e tij âsht nji minjerë për folkloristin e për historishkruesin; i rrin krejt afër popullit, âsht boshti i jetës shpirtërore shqiptare, âsht e pasun dhe e stërpasun në bukuri poetike. Po të përkthehej në gjuhë të tjera, do të rreshtohej, pá tjetër, si vepër mjeshtrore në radhën e letërsís botnore. Kështu shprehej ky admirues i veprës fishtjane në vjetin 1949, dhe nândë vjetë mâ vonë, në vjetin 1958, botoi në ngarkesë t’Institutit Jug-Linduer në München, përkthimin e “Lahutës” në vjersha tetërrokshe, sikurse âsht origjinali shqip me titullin: “Die Laute des Hochlandes”.

Jeta e Fishtës-thotë Lambertz-i- ma mjaft gjasim me atê të Virgjilit. Edhe Fishta ka lé, sikurse princi i poetet latinë, në nji periudhë kapërcimi ndërmjet formimit dhe plotësimit. Kjo periudhë âsht mbushë, âsht e ngarkueme, e elektrizueme nga mizorít e vuejtjet.

Dhe në fund Lambertz-i, në lidhje me Fishtën do shprehej se:

“Koha e ardhëshme, e cila do të ndikojë në drejtime skjaruese, tue lânë në njênë anë çdo mosmarrëveshje politike, do t’i japë këtij të Madhi vendin dhe lavdín qi meriton, vend e lavdí qi ai pat sá qe gjallë, vend e lavdí qi i a kanë sigurue veprat qi ká lânë”.

Next Post
Foto/ Tensione në protestën e PDIU, Shpëtim Idrizi qëllon me shishe drejt Policisë: Po fshihet axhenda me Greqinë

Foto/ Tensione në protestën e PDIU, Shpëtim Idrizi qëllon me shishe drejt Policisë: Po fshihet axhenda me Greqinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm i Iranit: Udhëheqësi Suprem i ri do të zgjidhet brenda pak ditëve

Ministri i Jashtëm i Iranit: Udhëheqësi Suprem i ri do të zgjidhet brenda pak ditëve

March 1, 2026
Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

March 1, 2026
Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

March 1, 2026
A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

March 1, 2026
Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

March 1, 2026
Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

March 1, 2026
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

Modeli i politikanit që i duhet Shqipërisë

March 1, 2026
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

March 1, 2026
VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

March 1, 2026
Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In