• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Astronautët kinezë të ‘Shenzhou-14’ përfundojnë ecjen e dytë hapësinore

by
18/09/2022 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Astronautët kinezë, ose taikonautët siç njihen ndryshe, të misionit “Shenzhou-14″  filluan veprimtaritë e tyre të dyta jashtë stacionit hapësinor të shtunën, sipas Agjencisë së Fluturimeve Hapësinore me Kozmonautë të Kinës.

Ecja në hapësirë filloi më 13:35 sipas orës së Pekinit. Në orën 5:47 pasdite, ekuipazhi i “Shenzhou-14” e përfundoi me sukses misionin, i cili zgjati rreth pesë orë.

Ekuipazhi kreu veprime të tilla si instalimi i një pajisjeje që përdoret për fiksimin e këmbëve të astronautëve në krahun robotik, dhe i një doreze ndihmëse, e cila mund t’i ndihmojë astronautët të hapin derën e kapakut nga jashtë në rast emergjence.

Taikonautët gjithashtu instaluan pompa shtesë, pajisjet kryesore të sistemit të kontrollit termik të stacionit hapësinor, dhe kryen detyrën më të vështirë të shpëtimit jashtë mjetit për herë të parë. Ata u ndihmuan në kryerjen e detyrave të tyre nga një krah i vogël robotik në modulin “Wentian”.

Treshja e astronautëve e përfundoi me sukses ecjen e parë hapësinore nga kabina e presionit të modulit laboratorik “Wentian” më 2 shtator, që zgjati rreth shtatë orë. Ekuipazhi, i quajtur shpesh “ekuipazhi më i ngarkuar i një misioni ‘Shenzhou’ deri më sot”, ka punuar në detyra të ndryshme që nga fillimi i shtatorit. Ata filluan të përgatiteshin për veprimtari gjithnjë e më komplekse pothuajse menjëherë pas ecjes së tyre të parë në hapësirë.

Ecjet e rregullta jashtë janë të nevojshme për stacionet hapësinore. Për të arritur objektivin, astronautët dhe personeli i kontrollit në tokë duhet të jenë të aftë në bashkëpunim dhe të kryejnë përgatitje të shumta.

Më 6 shtator, taikonautët biseduan me të rinj afrikanë. Ata gjithashtu volën dhe shijuan lakrën e rritur në hapësirë dhe kremtuan Festën e Mesvjeshtës, ekuipazhi i parë i një misioni “Shenzhou” që e bën këtë në hapësirë.

Ndërtimi i stacionit hapësinor kinez do të përfundojë para dhjetorit të këtij viti, kur struktura në formë T-je do të shfaqet plotësisht 400 km mbi Tokë

Kina planifikon të nisë modulin laboratorik “Mengtian” në tetor, ndërsa më vonë po këtë vit do të dërgojë anijen kozmike të mallrave “Tianzhou-5” dhe anijen kozmike me ekuipazh “Shenzhou-15” në stacionin hapësinor. Anëtarët e ekuipazhit të “Shenzhou-15” do të bashkohen me astronautët e “Shenzhou-14” për dorëzimin e parë të detyrës mes ekuipazheve në stacionin hapësinor.

/e.d

Next Post
VIDEO: E pazakontë! Ua hodhën me kova dhe lopata, çifti “mbulohet” me oriz në dasmë

VIDEO: E pazakontë! Ua hodhën me kova dhe lopata, çifti “mbulohet” me oriz në dasmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas tërmetit katastrofik, Shakira rikthehet në Kolumbi dhe do rindërtojë 10 shkolla!

Pas tërmetit katastrofik, Shakira rikthehet në Kolumbi dhe do rindërtojë 10 shkolla!

August 18, 2026
SHBA revokon vizat kur ka rrezik për sigurinë publike, DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

SHBA revokon vizat kur ka rrezik për sigurinë publike, DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

August 18, 2026
Gjykata e Lartë britanike bllokoi ekstradimin e 5 të dyshuarve për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, Supremja pranon apelimin e Shqipërisë!

Gjykata e Lartë britanike bllokoi ekstradimin e 5 të dyshuarve për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, Supremja pranon apelimin e Shqipërisë!

August 18, 2026
“Më speciale se herën e parë”- Real Madridi ndryshon plotësisht traditën, Murinjo firmos dhe prezantohet në heshtje!

“Më speciale se herën e parë”- Real Madridi ndryshon plotësisht traditën, Murinjo firmos dhe prezantohet në heshtje!

August 18, 2026
“Do vdesësh nga duart e mia”- I kërcënonte amerikanët nga Shqipëria, arrestohet 37-vjeçari! Rrezikon deri në 50 vite burgim!

“Do vdesësh nga duart e mia”- I kërcënonte amerikanët nga Shqipëria, arrestohet 37-vjeçari! Rrezikon deri në 50 vite burgim!

August 18, 2026
Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni!

Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni!

August 18, 2026
“SHBA pranoi kushtet tona”- Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua!

“SHBA pranoi kushtet tona”- Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua!

August 18, 2026
OBSH jep alarmin për Ebolën në Kongo: Epidemia ka dalë jashtë kontrollit, frikë për përhapje ndërkombëtare, mbi 2300 viktima!

OBSH jep alarmin për Ebolën në Kongo: Epidemia ka dalë jashtë kontrollit, frikë për përhapje ndërkombëtare, mbi 2300 viktima!

August 18, 2026
KFOR-i nis “tranzicionin gradual” të pranisë nga ura mbi Ibër, Lista Serbe e kundërshton

Hapja e Urës së Ibrit, reagon edhe KE: Presim konsultime dhe koordinim mes komunave të prekura dhe qeverisë së Kosovës

August 18, 2026
Zgjodhi Shqipërinë për pushime, ministri Ermal Nufi pret në Vlorë homologun belg Theo Francken: Mundësi e mirë për të forcuar miqësinë!

Zgjodhi Shqipërinë për pushime, ministri Ermal Nufi pret në Vlorë homologun belg Theo Francken: Mundësi e mirë për të forcuar miqësinë!

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com