• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Astrit Patozi: Ja “formula” për ndryshimin e sistemit zgjedhor, si mund t’i bëhet presion Bashës

by Java News
24/12/2019 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi ishte i ftuar në studion e Abc News, ku foli mes të tjerash për aktualitetin politik.

Fillimisht Patozi u ndal tek samiti i mini-Shengenit Ballkanik që u mbajt fundjavën e kaluar në Shqipëri.

Sipas Patozit ndonëse ishte tema më e diskutuar mini-Shengeni nuk është problemi më i madh për momentin.

Më tej ai u ndal edhe tek çështja e Reformës Zgjedhore. Sipas tij minimumi që mund të bëhet është të merret shembulli i Kosovës me lista të hapura.

Ndërkohë, siç shprehet Patozit, Partia Demokratike, duke iu referuar liderit Basha nuk e do këtë reformë dhe në gjykimin e tij nuk ka për të ndodhur.

“PD që ta dish nga unë, kam parasysh Lulzim Bashën është fare i qartë pas Edi Ramës që nuk e do ndryshimin e sistemin. Dhe kjo nuk ka për të ardhur, uroj shumë që ta humb këtë bast”, u shpreh ai ndërsa shton se i vetmi që mund t’i bëjë presion Bashës për të ndryshuar qendrin është populli.

“Shiko Kosovën sot për të kuptuar Shqipërinë nesër”. Një qendrim i juaji u keqkuptua kur shkruajtët për çlirimtarët. Ishte ditën e samitit të mini-shengenit, dhe ju flisnit për clirmimratët që nuk janë as Basha dhe as Kryemadhi.

Gjithë ironia ime kishte të bënte me temat artificiale që debati politik në Shëipëri ka kur duhet të ketë tema krejt të tjera. Sot në Shqipëri tema më e nxehtë është Elvana Gjata dhe Alketa Vejsiu ndërsa ka probleme shumë më të mëdha se kjo. Janë dy shtete fqinje me problematika shumë të mprehta. Unë vërej me keqardhje që Shqipqria e thërret Kosovën për problemet e brendshme dhe e anasjellta.

Politikanët e Kosovës nuk e kanë problemin me ardhjen apo jo të Vuçiçit, por kanë vullnetin politik për qeverinë. Dhe shqetësimi tjetër është që Kosova me gjithë kulturat e veta folklorike, është një shtet i brishtë se pse është një qeverisje primitive dhe e e korruptuar. Krytetarët votuan për këtë gjë dhe ata po i mbajnë peng tani.  E njëjta situatë është edhe në Shqipëri. Kemi deklarata kundërshtuese.

Të mbetemi te një gjë konkrete që është mini-shengeni, çfarë mendimi keni ju, Majlinda Bregu shprehu mbështetjen e saj?

Roli i zonjës Bregu është modest, si gjithë të ftuarit e tjerë. Ndaj nuk kemi pse e hiperbolizojmë. E zëmë se mini-Shengeni është një shqetësim, unë mendoj se edhe sikur të ishte shqetësim do të ishte halli më i vogël që kemi sot. Pra të merresh me mini- Shengenin dhe të lesh të gjitha të tjerat në mënyrë të tërthortë i bën nder Edi Ramës.

Cili është problemi real sot i Edi Ramës, gjuha gjë ka përdorur ndaj klasës politike në Kosovë?

Është e papranueshme dhe në disa raste i bën qëllimisht që të ngrejë një furtunë reagimesh. Është e njëjta gjë që bën edhe me shtypin në Shqipëri. Kjo është një taktikë politike. Dhe unë them që nuk duhet të biem në kurthin e tij. Ne nuk jemi as si Kosova sepse nuk ke i bërë zgjedhjet. Një vend që nuk ka iniciativën për të qenë as si Kosova me gjithë problemet që ka, nuk mund të merret qoftë edhe me Elvana Gjatën apo Laert Vasilin.

Ta rimarrim edhe  njëherë te zgjedhjet, ju thoni që Kosova bëri zgjedhje të lira?

Jo pati zgjedhje normale. Unë ajo që kërkoj për Shqipërinë është se ne nuk kemi asnjë garanci që zgjedhjet e ardhshme nuk do jenë të kontestuar

Cili do ishte ndryshimi per Kosoven?

Nuk ka nevojë për formulë, por ka nevojë për vullnet politik. Ka nevojë për një kontratë të re sociale që të shpëtojmë nga ky koncept. Për ta bërë këtë nuk ka nevojë për të ndodhur një mrekulli, por nëse nuk duam të shkojmë më thellë e kemi shembullin e Kosovës.

Nuk ka nevojë për shkencë të madhe. Ne duhet ti heqim pushtetin absolut dy apo tre personazheve që e kanë keqpërdorur. Kongreset janë kot tani. Pra ne na duhet në sistem që njerëzit të votojnë jo vetëm dy personazhe por për dy parti.

Shqipëria sot do kishte nevojë për ritajtimin e kushtetues, por nëse kjo shihet si e pamundur, kjo bëhet edhe nëpërmjet Kodit Zgjedhor. Unë kam frikë se ne do shkojmë se në një dështim të reformës, por edhe nëse kjo nuk do ndodhë do kemi një arnim të këtij kodi elektoral.

Më jepni një formulë që sipas jush, ndryshimi i kodit zgjedhor, cili është sistemi zgjedhor?

Ky që është por hapjen e listave. Shiko sa nevojë ka Shqipëria për hapjen e listave. Kjo do të garantonte në një mënyrë edhe zgjedhjet e brendshme të partisë.

Mos kemi një renditje deri te kryetari, kjo është  një zgjidhje sipas jush…

Unë jap për cdo zgjidje. Jam edhe për sistemin mazhoritar por jo ky që është. Unë këtufajësoj dhe bëj përgjegjës PD më shumë sepse i takon opozitës që të udhëheqë reformat. Si ka mundësi që opozita nuk e bën këtë? Ne si pari kemi parqitur një platformë shumë serioze. shumë prej atyre elementeve mund të merreshin. Pra ndryshimi i sistemit.

PD që ta dish nga unë, kam parasysh Lulzim Bashën është fare i qartë pas Edi Ramës që nuk e do ndryshimin e sistemin. Dhe kjo nuk ka për të ardhur, uroj shumë që ta humb këtë bast.

Cili është presioni që do e bënte Bashën të ndryshonte qëndrim?

I vetmi që do i bënte presion është populli. Mesa duket të dy liderët kanë vendosur ti shkojnë popullit me të njëjtën kënetë. Unë bëj detyrën time, ne duhet ti tregojmë të vërtetën, kush është mënyra që kjo krizë zgjidhet dhe pse qenka  kaq e vështirë ti heqesh një pushtet të pamerituar 2 apo 3 personazheve.  Nëse PD do të donte të ndryshonte sistemin, Edi Rama nuk do e mbante dot digën e reagimit. PD nuk e do këtë dhe kjo nuk ka për të ndodhur.

Cili do ishte sistemi që do u favorizonte?

Që të mos i lodhim njrëzit, përshtatja e sistemit të Kosovës në Shqipëri. Një sistem kombëtar me lista të hapura. Sigurisht ne do pranojmë cdo sistem tjetër përvec këtij që është. Politika ka vështirësinë e saj ne jemi të përgatitur për ta përballur edhe kështu sistemin sic është. Ndoshta ne na favorizon edhe ky sistem që është duke bërë, ndoshta duke bërë kalicionim e duhur. Por kjo nu ka të bëjë me interesta e partive.

Cili është qëndrimi për menaxhimin e tërmetit?

Kjo do ishte lajmi kryesor. Unë mendoj se ka një mospërputhje shumë të madhe mes asaj që qeveria bën dhe asaj që demostron. Duam të dimë edhe sa jemi prekur ne shqiptarët e pacënuar. Qeveria është edhe e paaftë edhe e korruptuar. Unë insistoj se edhe ne si vend të bëhemi bashkë nuk do e bënim dot një administratë normale.

Duhet të ishte ulur Lulzim Basha me kryeministrin Edi Rama?

Nuk do kishte të e keqe të uleshe, por duhej të uleshe në një mënyrë që ta vinte në vështirësi qeverinë. Duhet t’i thoshte çfarë kërkon nga unë se fatkeqësia na ka rënë të gjithëve. Çfarë kërkoj unë nga ti dhe takohemi në zgjedhje. Edhe psë nuk u takuan nuk ka asnjë problem.

Unë besoj se ka pasur një lloj ligësie nga ana e kryeministrit që i bënte thirrje cdo dy orë Bashës a thua se ai takim do sillte ilacin çudibërës. Unë mendoj se kjo është edhe qeveri e paaftë por edhe e korruptuar. Të mos harrojmë që i ka ngelur në dorë edhe një pjesë e pushteti që nuk i takonte ta kishte

A është PD dhe aleatët e saj të gatshëm për të marë stafetën?

Unë do të doja të ishin por nuk ka prova. Shpresoj shumë që të ketë reflektim. Lëri këto përrallat zgjedhjet e parakohshme se nuk i do PD. Do shkojnë në zgjedhje në 2021 nëse do ketë reflektim.  ABC

Next Post
Kuvendi miraton dhurimin e apartamenteve për të prekurit nga tërmeti

Tërmeti/60 pallate janë të pabanueshëm në Laç nga tërmeti, 7 u shembën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In