• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

AstraZeneca, zonja që mundi Evropën

by Frrok Çupi
19/03/2021 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Tani duket se lufta mes Evropës dhe vaksinës anglo- suedeze mbaroi: Europa i ra në gjunjë Zonjës që e kishte përfolur dhe mallkuar qysh prej fillimit.

Çfarë bëri AstraZeneca? Pas betejës, Astra…. e çoi Evropën në origjinë, në atë që Evropa di të bëjë më mirë: Të luajë lojën e fajit, ‘e ka, kush e ka!’. Në këtë lojë të ulët ka rënë edhe politika periferike, sidomos opozita shqiptare.  Tre doktorë politikanë dhe tre politikanë doktorë, e kanë shtyrë dhe pështyrë vaksinën, e kanë përfolur dhe dëbuar. Kënaqësia e madhe e politikës opozitare këtu është që të shikojë sa më shumë njerëz të vdekur nga Covid, dhe mbi këtë numër kufomash të ngrejë ‘fitoren personale politike’.

Evropa e dëboi AstraZenecën si të ishte politikane. Rrënjët e urrejtjes u gjetën te Brexit-i i Britanisë së Madhe ku edhe u prodhua vaksina. Dy ‘heronjtë’ evropianë kundër shkëputjes së Britanisë nga Unioni, francezi Macron dhe gjermania Merkel, u vunë në ballë të betejës kundër AstraZeneca: Emmanuel Macron pretendoi, në mënyrë të gabuar, në fillim të vitit se efekti i vaksinës ishte ‘pothuajse – joefektiv’ për moshën mbi 65 vjeç, dhe kështu i bëri dëm serioz besimit të publikut ndaj vaksinës së Oksfordit në të gjithë Evropën. Ndërsa vendimi për të ndaluar Astra-Zeneca-n filloi në ministrinë gjermane të shëndetësisë, duke thënë se aty u zbulua tromboza e sinusit venoz cerebral; veprim që u ndoq verbërisht nga udhëheqësit e tjerë evropianë. Pas këtyre erdhi veprimi i fundit i bashkërenduar nga udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Italisë, Spanjës dhe Hollandës kundër vaksinës AstraZeneca.

Që dje, pas fitores së vaksinës së Oksfordit, veprimi i udhëheqësve të Evropës po konsiderohet si një skandal, rrënjët e të cilit janë politike, jo mjekësore, dhe do të ketë pasoja të tmerrshme.

Ja çfarë pasojash ka lënë deri më sot bllokimi i AstraZeneca-s:

Dëmi i njeriut, pavarësisht nga politika:

Vonesa e vaksinave, vetëm me një javë në Evropë, do të thotë ndoshta disa qindra vdekje të tjera nga Covid. Ndoshta dëmi do të jetë edhe më shumë afatgjatë, nëse besimi i publikut në sigurinë e vaksinës është dëmtuar në mënyrë të pariparueshme. Në Francë, për shembull, një sondazh i kohëve të fundit tregoi se besimi ndaj vaksinës është rrëzuar dhe vetëm 20 për qind e njerëzve kanë besim në efektin e AstraZeneca. Derisa të ngrihet besimi, kushedi sa viktima të tjera do të ketë.

Dëmi mbi Italinë:

Situata është veçanërisht e tmerrshme në Itali. Mario Draghi, Kryeministri i ri, tha këtë javë se vendi po përballet me një valë të re të virusit. Ai e ka futur Italinë në bllokim dhe është në garë kundër kohës që humbi me vaksinat. Shpërndarja e vaksinave filloi në mënyrë premtuese në janar, por që nga ajo kohë ajo është shoqëruar me mungesa dhe probleme. Draghi përfundoi duke iu drejtuar ushtrisë për ndihmë dhe ka zëvendësuar dy figura kryesore të ngarkuara me programin. Italia është edhe më e varur tek AstraZeneca sesa vendet e tjera evropiane. Tërheqja prej vaksinës së Oksford do të nënkuptojë një shkurtim të furnizimit total të vaksinave prej 38 për qind vetëm këtë muaj, edhe pse Draghi ka premtuar 500 mijë vaksina në ditë?.

Po pse e sulmoi Draghi vaksinën e Oksfordit?

Nicola Magrini, i cili drejton AIFA- autoriteti i ilaçeve në Itali, nuk gjen ndonjë arsye shkencore. ‘Zgjedhja është një zgjedhje politike,’ tha ai për La Repubblica. ‘Arritëm në pikën e një pezullimi sepse disa vende evropiane, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, preferuan të ndërpresin vaksinimet.’ Mbase Draghi ishte animuar nga sindroma ‘më mirë Evropë’, se sa për t’i shërbyer më të mirës së projektit.

Po në Gjermani?

Gjermanët tashmë janë skeptikë ndaj vaksinës MB / Suedeze. Tani atyre u është dhënë një arsye për ta refuzuar atë, dhënë nga udhëheqësit politik. AstraZeneca ishte e vetmja vaksinë e përshtatshme, për shkak të ruajtjes më të lehtë. Pa AstraZeneca, koha e vaksinimit mund të vonohet me muaj. Por deri atëherë sa të vdekur të tjerë do të ketë nga Covid? Në Gjermani, 1.6 milion njerëz janë vaksinuar me AstraZeneca – nga të cilët vetëm shtatë pësuan mpiksje gjaku; por kjo shifër nuk e bindi ministrin Jens Spahn që të mos e ndalonte vaksinën. Tani Gjermania ndodhet në panik, edhe paniuk politik. Paniku në Gjermani nuk është e vështirë të kuptohet. CDU e Angela Merkel sapo ka parë rezultate katastrofike të zgjedhjeve në Baden-Ëürttemberg dhe Rhineland-Palatinate, dy nga ish-fortesat e saj. Procesi i  vaksinimit të Gjermanisë nuk ka sjellë asgjë për të forcuar pozitën e CDU-së. Mbështetja e saj kombëtare është aq e dobët sa që rivalët e saj mund të formojnë një qeveri koalicioni që ngrin CDU nga pushteti fare. Tani është mjaft e mundshme që Kancelari tjetër i Gjermanisë mund të jetë nga partia e Gjelbër.

Po në shtëpinë e vet si ndjehet AstraZeneca?

Britania e Madhe deri më tani ka shpërndarë mbi 11 milionë vaksina të Oksfordit. Vetë kryeministri Johnson deklaroi dje se do të vaksinohet me AstraZeneca. Britania e Madhe, më e goditura nga Covid, tani pret të dalë brenda pak javësh nga gjendja covidiane…

Në shtëpinë e Brexit, të paktën, zonja AstraZeneca, ndjehet dominuese.

Next Post
SHORTI i CHAMPIONS LEAGUE/ Real Madrid “peshkon” Liverpool, PSG kërkon hakmarrje ndaj Bayern

SHORTI i CHAMPIONS LEAGUE/ Real Madrid “peshkon” Liverpool, PSG kërkon hakmarrje ndaj Bayern

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

November 9, 2026
Gjendja e Unionit, pesë përfundimet kryesore nga fjalimi i Ursula von der Leyen -

BE-ja do të marrë pjesë në bisedimet për Ukrainën në Abu Dhabi, Von der Leyen konfirmon praninë e delegacionit evropian!

November 9, 2026
Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

November 9, 2026
Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

November 9, 2026
“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

November 9, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

“Veliaj duhet të operohet urgjentisht”- Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Nuk kemi informacion për ekzaminimet mjekësore

November 9, 2026
Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

November 9, 2026
Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

November 9, 2026
Koronavirus prek aktorin e humorit Florian Binaj: Jam vetëizoluar pas testimit, ja ku u infektova

“E konfirmoj, pa diskutim!”- Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, por a do e mbështesë PD këtë herë?

November 9, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In