Nëse ju dëshironi të blini një avion luftarak të dorës së dytë, Shqipëria është vendi ideal. Kështu e nis shkrimin e vet AP, duke iu referuar 40 avionëve kinezë dhe sovjetikë që qeveria shqiptare i ka nxjerrë në shitje.
Pilotët shqiptarë ishin anëtarë të një elite ushtarake, ngarkuar nga regjimi paranojak komunist i Shqipërisë te frenonin armiqtë e panumërt, të cilët kurrë nuk erdhën në këtë vend buzë detit Adriatik.
Tani si një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria po nxjerr në ankand avionët e ndryshkur për të paguar për modernizimin e ushtrisë së saj dhe për të ruajtur hapësirën në bazat e saj ajrore.
Qeveria socialiste thotë se ka marrë oferta nga mbledhësit e aviacionit dhe muzetë jashtë vendit, aq sa e ka shtyrë datën fillestare të ankandit dhe po shqyrton ngritjen e ofertave filluar, të vendosura fillimisht në 1,1 milion deri në 1.9 milion lekë ($ 8,600-14,800).
“Ishte një surprizë për ne,” tha Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli për Associated Press, duke vënë në dukje “lumin” e interesit nga ofertuesit e mundshëm në Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Italia dhe vende të tjera.
Në një cep të bazës ajrore ne Rinas, jashtë kryeqytetit të vendit, Tiranës, MIG-et e plakur janë parkuar në rreshta dhe ruhen nga dy oficerë ushtarakë.
Ngjyrat e jashtme janë venitur, gomat janë përtokë, disa nga xhamat janë thyer dhe pjesët metalike janë ndryshkur.
Ish-mekaniku Vasil Jongari, 55 vjec, duket pothuajse i turpëruar teksa u tregon avionet gazetareve.
“Ka gjithmonë nostalgji. Por nuk mund t’i mbajmë vetëm bazuar tek dëshira. Duhen para dhe ne nuk kemi para”- thote ai, duke treguar me gisht mbi armën 32 mm të MIG-ut 19.
Ilirjan Kola, 61 vjeç, që ka fluturuar me këto avionë nga viti 1976 deri në vitin 1991, thotë se avionët ishin gjithmonë të shtrenjtë për të operuar me ta.
“Ishin të kushtueshëm. Një MIG-19 me dy motorë konsumonte 52 litra karburant në minutë. Për një fluturim normal prej 30 ose 40 minutash, imagjinoni kostot”- thote ai.
Forca ajrore shqiptare u formua në vitin 1951 dhe mori avionë MIG nga Bashkimi Sovjetik deri në vitin 1962.
Më pas, Enver Hoxha u prish me rusët dhe vendi nisi të marrë avionë nga Kina deri në vitin 1977, kur u prishën marrëdhëniet me Kinën.
Rreth 160 pilotë shqiptarë u diplomuan në akademinë e Vlorës dhe fluturonin rreth 80 orë në vit. Vetëm 5 janë në shërbim dhe fluturojnë të gjithë me helikopterë. “Ne ishim të privilegjuar ne ate kohe, kishim ushqim te zgjedhur posacerisht, strehim, kujdes shendetesor dhe na siguroheshin pushimet”- thote Kola.
Ai tha se ushqimi vinte nga një fermë e dedikuar në afërsi të bazës ajrore, dhe mjeku kujdes per dieten.
Kur ra regjimi komunist në vitin 1990, forca ajrore kishte 200 avionë dhe 40 helikopterë, si dhe 14 avionë trasportues IL14. Shtatë avionë MIG u shkatërruan gjatë vitit 1997, kur bazat ushtarake ne gjithe vednin rane pre e kryengritjeve dhe protestave pas deshtimit me skemat piramidale, ku shqiptaret humben kursimet e jetes.
Kur u kthye rendi, disa avionë nisën të fluturojnë sërish, por një aksident vdekjeprurës në vitin 2004 e vuri në diskutim këtë. “Në vitin 2005 u mbajt një fluturim lamtumire për ta”- tha Jongari.
Shqipëria iu bashkua NATO-s në vitin 2009, dhe tani flota e saj të aviacionit ushtarak përbëhet nga helikopterë perëndimore, katër Cougars franceze, tre EC145s gjermanë dhe 13 AB205, AB206 dhe A109 modele italiane.
Avionet në ankand ende në një datë te pacaktuar, përfshijnë pesë lloje të avionëve ushtarakë – Yak-18, MiG-15, MiG-17, MiG-19 dhe MiG-21 – si dhe katër helikopterë Mi-4 të transportit.
“Ne mund të përdorim parate për të modernizuar forcat tona të armatosura”, tha Kodheli, ministrja e Mbrojtjes.
Kodheli tha se ankandi do të shërbejë si një provë e tregut. “Nëse është e suksesshme, Shqipëria ka më shumë se 100 avionë të tjerë”.
Panorama.al