• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Associated Press: Shqipëria nxjerr në shitje lavdinë e saj ajrore (FOTO)

by Java News
07/03/2016 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse ju dëshironi të blini një avion luftarak të dorës së dytë, Shqipëria është vendi ideal. Kështu e nis shkrimin e vet AP, duke iu referuar 40 avionëve kinezë dhe sovjetikë që qeveria shqiptare i ka nxjerrë në shitje.

Pilotët shqiptarë ishin anëtarë të një elite ushtarake, ngarkuar nga regjimi paranojak komunist i Shqipërisë te frenonin armiqtë e panumërt, të cilët kurrë nuk erdhën në këtë vend buzë detit Adriatik.

Tani si një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria po nxjerr në ankand avionët e ndryshkur për të paguar për modernizimin e ushtrisë së saj dhe për të ruajtur hapësirën në bazat e saj ajrore.

Qeveria socialiste thotë se ka marrë oferta nga mbledhësit e aviacionit dhe muzetë jashtë vendit, aq sa e ka shtyrë datën fillestare të ankandit dhe po shqyrton ngritjen e ofertave filluar, të vendosura fillimisht në 1,1 milion deri në 1.9 milion lekë ($ 8,600-14,800).

Albania Jettisoned Jets“Ishte një surprizë për ne,” tha Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli për Associated Press, duke vënë në dukje “lumin” e interesit nga ofertuesit e mundshëm në Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Italia dhe vende të tjera.

Në një cep të bazës ajrore ne Rinas, jashtë kryeqytetit të vendit, Tiranës, MIG-et e plakur janë parkuar në rreshta dhe ruhen nga dy oficerë ushtarakë.

Ngjyrat e jashtme janë venitur, gomat janë përtokë, disa nga xhamat janë thyer dhe pjesët metalike janë ndryshkur.

Albania Jettisoned JetsIsh-mekaniku Vasil Jongari, 55 vjec, duket pothuajse i turpëruar teksa u tregon avionet gazetareve.

“Ka gjithmonë nostalgji. Por nuk mund t’i mbajmë vetëm bazuar tek dëshira. Duhen para dhe ne nuk kemi para”- thote ai, duke treguar me gisht mbi armën 32 mm të MIG-ut 19.

Albania Jettisoned JetsIlirjan Kola, 61 vjeç, që ka fluturuar me këto avionë nga viti 1976 deri në vitin 1991, thotë se avionët ishin gjithmonë të shtrenjtë për të operuar me ta.

“Ishin të kushtueshëm. Një MIG-19 me dy motorë konsumonte 52 litra karburant në minutë. Për një fluturim normal prej 30 ose 40 minutash, imagjinoni kostot”- thote ai.

Forca ajrore shqiptare u formua në vitin 1951 dhe mori avionë MIG nga Bashkimi Sovjetik deri në vitin 1962.

Vasil Jangari
Vasil Jangari

Më pas, Enver Hoxha u prish me rusët dhe vendi nisi të marrë avionë nga Kina deri në vitin 1977, kur u prishën marrëdhëniet me Kinën.

Rreth 160 pilotë shqiptarë u diplomuan në akademinë e Vlorës dhe fluturonin rreth 80 orë në vit. Vetëm 5 janë në shërbim dhe fluturojnë të gjithë me helikopterë. “Ne ishim të privilegjuar ne ate kohe, kishim ushqim te zgjedhur posacerisht, strehim, kujdes shendetesor dhe na siguroheshin pushimet”- thote Kola.

Ai tha se ushqimi vinte nga një fermë e dedikuar në afërsi të bazës ajrore, dhe mjeku kujdes per dieten.

Albania Jettisoned JetsKur ra regjimi komunist në vitin 1990, forca ajrore kishte 200 avionë dhe 40 helikopterë, si dhe 14 avionë trasportues IL14. Shtatë avionë MIG u shkatërruan gjatë vitit 1997, kur bazat ushtarake ne gjithe vednin rane pre e kryengritjeve dhe protestave pas deshtimit me skemat piramidale, ku shqiptaret humben kursimet e jetes.

Kur u kthye rendi, disa avionë nisën të fluturojnë sërish, por një aksident vdekjeprurës në vitin 2004 e vuri në diskutim këtë. “Në vitin 2005 u mbajt një fluturim lamtumire për ta”- tha Jongari.

Shqipëria iu bashkua NATO-s në vitin 2009, dhe tani flota e saj të aviacionit ushtarak përbëhet nga helikopterë perëndimore, katër Cougars franceze, tre EC145s gjermanë dhe 13 AB205, AB206 dhe A109 modele italiane.

Avionet në ankand ende në një datë te pacaktuar, përfshijnë pesë lloje të avionëve ushtarakë – Yak-18, MiG-15, MiG-17, MiG-19 dhe MiG-21 – si dhe katër helikopterë Mi-4 të transportit.

“Ne mund të përdorim parate për të modernizuar forcat tona të armatosura”, tha Kodheli, ministrja e Mbrojtjes.

Kodheli tha se ankandi do të shërbejë si një provë e tregut. “Nëse është e suksesshme, Shqipëria ka më shumë se 100 avionë të tjerë”.

Mig ne Rinas/ Foto Gent Shkullaku, AFP/

Panorama.al

Next Post

Fier, përplasen 2 makina, humb jetën aksidentalisht, Sherif Biba

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In