• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asnjë përparim në takimin dy ditor Kosovë-Serbi në Bruksel/ Asociacioni mbetet pika ndarëse

by Java News
08/07/2021 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Bruksel për dy ditë radhazi u takuan delegacionet e Kosovës dhe Serbisë me të ngarkuarin e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak, por nuk u shënua asnjë përparim. Të dyja palët akuzuan njera-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve të deritashme. I ngarkuari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, diskutimet e delegacioneve në Bruksel që i zhvilloi edhe ndarasi edhe bashkë. Ai i quajti ato përmbajtësore. “Diskutime të gjera për elementet e dialogut, marrëveshjet e kaluara, çështjet aktuale dhe hapat e ardhshëm në drejtim të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Lajçak në  Twitter.

Pala serbe nuk ka përmbushur detyrimet

Pala kosovare e kryesuar nga zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, që është i ngarkuar me çështjen e dialogut, tha se në takim është diskutuar për marrëveshjet e arritura deri tani në kuadër të dialogut dhe për vërejtjet që kanë palët në lidhje me zbatimin e tyre. “Ne kemi parashtruar vërejtjet tona për marrëveshjet në lidhje me hapat e deritanishëm të Serbisë, përshembull për marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit, njohjen e diplomave, lirinë e lëvizjes, pastaj marrëveshjen e fusnotës, pasi kemi parë që pala serbe nuk i ka përmbushur detyrimet e saj ndaj këtyre marrëveshjeve”, tha zëvëndëskryeministri Bislimi.

Serbia: Asociacioni kusht mbi kushtet

Nga ana tjetër edhe pala serbe e kryesuar nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se pala kosovare asnjëherë gjatë bisedimeve nuk e përmendi çështjen e të zhdukurve ose formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. “Ne u kemi thënë atyre se Asociacioni është kusht mbi kushtet nëse duam të ecim më tej. Asociacioni nënkupton realizimin e të gjitha të drejtave të qytetarëve serbë, sepse incidente të shumta janë vetëm provë se sa i nevojshëm është formimi i tij”, tha Petar Petkoviq. Sipas tij, Serbia i ka përmbushur pothuajse të gjitha marrëveshjet në kuadër të dialogut dhe se ankesat e delegacionit të Kosovës kishin të bënin kryesisht me çështje teknike të zbatimit të tyre. Ndonëse vetë Lajçak më herët tha, se takimet e delegacioneve kosovare dhe serbe në Bruksel janë parapërgatitje për takimin e radhës të nivelit të lartë ndërmjet Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit në fund të korrikut, nuk u përmend data e saktë e këtij takimi.

Asociacioni mbetet pika ndarëse

Çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë pika më e fortë ndarëse në dialogun Kosovë-Serbi. Serbia insiston në formimin e Asociacionit, por kjo refuzohet në mënyrë kategorike nga Prishtina zyrtare. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sërish ka deklaruar se nuk mund të ketë Asociacion të Komunave mbi baza etnike dhe sipas tij kjo është përcaktuar mirë edhe në aktvendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese.

Kosovo Pristina Stadansicht

“Nuk mendoj që është e mundshme në rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës të ketë Asociacion mbi baza etnike. Mund të ketë Asociacion të komunave mbi baza zhvillimore, mund të ketë mbi baza gjeografike. Ta zemë Asociacion të bjeshkëve të Rugovës, të maleve të Sharrit ose të Lumit Lepenc. Por, Asociacion mbi bazë etnike nuk mund të kalojë as sa i përket frymës e as germës së Kushtetutës së Kosovës”, ka theksuar Kurti pas deklaratave të njëpasnjëshme edhe të zyrtarëve amerikanë, të cilët besojnë se Kosova e ka detyrirm që ta formojë Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë.

Së fundmi, dy ditë më parë këtë e tha edhe zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer në një intervistë për median kosovare  Rtv 21. “Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe është detyrim, të cilin e kanë marrë institucionet e Kosovës dhe duhet ta zbatojnë”, tha Palmer duke theksuar se “ekzistojnë mekanizma, përmes të cilave Kosova mund ta zgjidhë këtë çështje në përputhje me Kushtetutën e vet”./ DW

g.kosovari

Next Post
Nga 600 deri në 1200 euro/ E frikshme, por “noton” në para. Ja sa paguhet një truprojë në Mykonos

Nga 600 deri në 1200 euro/ E frikshme, por “noton” në para. Ja sa paguhet një truprojë në Mykonos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Microsoft, probleme edhe në bankat më të mëdha amerikane! Mijëra klientë pa akses në llogaritë

Pas Microsoft, probleme edhe në bankat më të mëdha amerikane! Mijëra klientë pa akses në llogaritë

November 16, 2026
“Je servil i padobishëm! Je dyfytyrësh”! Bido sherr me Kikinë: Guxo të ma thuash jashtë studios…

“Je servil i padobishëm! Je dyfytyrësh”! Bido sherr me Kikinë: Guxo të ma thuash jashtë studios…

November 16, 2026
“Projekti është gati për ndërtim”- Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Eolik të Spillesë, Karakaçi: Operimi nis më 2028!

Nga Tiranë–Durrësi te bypass-i i Elbasanit, Karakaçi zbulon projektet e mëdha rrugore: Ja akset që do të financohen

November 16, 2026
Reshje të dendura shiu dhe erë e fortë në Lezhë! Uji përmbyt disa akse kryesore

Reshje të dendura shiu dhe erë e fortë në Lezhë! Uji përmbyt disa akse kryesore

November 16, 2026
“Jo se është çelësi magjik, por…”, ish-ministrja e Arsimit tregon si u mor vendimi për mbylljen e TikTok

“Kemi reflektuar nga protesta”, Kushi: Për pensionistët kemi dashur, por s’kemi mundur të bëjmë më shumë

November 16, 2026
“Non grata” 2 gazetarët shqiptarë në Greqi/ Deputeti socialist Ardit Bido kërkon listën e personave të ndaluar në kufi

Spiropali u përjashtua edhe nga Grupi Parlamentar? Deputeti Bido: Ja kur vendoset…

November 16, 2026
Eksperti mjeko-ligjor: Sipas asaj që pashë në dosje, besoj se Epstein e mbytën dhe më pas e varën

Eksperti mjeko-ligjor: Sipas asaj që pashë në dosje, besoj se Epstein e mbytën dhe më pas e varën

November 16, 2026
Bisedimet për paqen, Zelensky njofton takimin në Berlin: SHBA dhe Evropa pjesë e diskutimeve të përbashkëta

Bisedimet për paqen, Zelensky njofton takimin në Berlin: SHBA dhe Evropa pjesë e diskutimeve të përbashkëta

November 16, 2026
Zjarr masiv, forca të shumta zjarrfikëse nga katër bashki të Elbasanit në aksion për shuarjen e flakëve

Zjarr masiv, forca të shumta zjarrfikëse nga katër bashki të Elbasanit në aksion për shuarjen e flakëve

November 16, 2026
Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamblenë Socialiste: Spiropali është shkarkuar nga të gjitha forumet

Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamblenë Socialiste: Spiropali është shkarkuar nga të gjitha forumet

November 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In