Në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, përkatësisht afër Kishës ortodokse serbe sot (te merkuren) rreth orës 10:00 të mëngjesit kanë filluar gërmimet për dyshim të varrezës masive.
Mirëpo, as pas shtatë orësh gërmim në këtë hapësirë nuk është gjetur asnjë mbetje mortore.
Këtë e ka konfirmuar për “zeri.info”, Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur.
Sipas Gjetajt, në momentin që do të haset në ndonjë mbetje mortore atëherë, gërmimet do të ndërpriten dhe do të vazhdojnë punën ekspertët e mjekësisë ligjore, citohet Zëri. (b.an)