• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asnjë lojtar nga Shqipëria s’do të luajë për Kosovën në basketboll

by Aalison Pearse Stevens
04/04/2016 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arben Krasniqi, përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës në Basketboll, thotë se skuadra e tij është duke punuar intensivisht për t’u bërë gati për kualifikimet për Eurobasketin 2017.

Ai thotë se shumë shpejt do të dalë me listën përfundimtare të lojtarëve dhe se deri tash Federata e Basketbollit të Kosovës ka konfirmuar nëntë ndeshje kontrolluese.

Në “Sportin Total” të KTV-së, ai dhe sekretari i FBK-së, Leart Hoxha, kanë njoftuar se ekipi është në fazë intensive të përgatitjes dhe për planet e ushtrimeve me skuadrën e parë.

“Jemi duke punuar me intensitet të lartë dhe jemi duke u përgatitur që të kemi ndeshje sa më të mira në kualifikimet për Euro 2017. Prioritet i yni është që të kontaktojmë lojtarët që janë edhe në Kosovë edhe jashtë, që kanë mundësi që të luajnë”, ka thënë Krasniqi.

“Deri më tani i kemi të konfirmuara nëntë ndeshje kontrolluese. Presim që në ditët e ardhshme t’i zyrtarizojmë edhe dy ndeshje. Prej 9 – 11 ndeshje. Krejt kjo sepse po mblidhemi për herë të parë dhe lojtarët nuk kanë luajtur shumë me njëri-tjetrin”.

Ndërkohë Hoxha ka përmendur miqësoret me Maqedoninë, Estoninë dhe me pesë kolegje amerikane. Këto të fundit ka thënë se do të luhen në interval më të shkurtër kohor për të fituar eksperiencën e kualifikimeve.

Krasniqi ka folur edhe për përpjekjet e tij për të marrë lojtarë nga jashtë dhe ka theksuar problemet me Erjon Kastratin dhe Federatën e Sllovenisë.

“Ne kemi pasur takim me Erjon Kastratin dhe babanë e tij, para një muaji e gjysmë, që ishin shumë korrekt dhe kanë shprehë dëshirën që të luajë për Kosovën, por ka pas presion nga Federata e Sllovenisë që të jetë në listën e gjerë të tyre, edhe pse e dimë që Sllovenia ka lojtarë edhe të NBA, andaj e ka vështirë të futet”, ka thënë Krasniqi duke shtuar se ka lojtarë që kanë refuzuar ofertën për ekip dhe se ka edhe vështirësi tjera për t’i grumbulluar të gjithë lojtarët.

Ai po ashtu ka thënë se ekipin do ta forcojë edhe me një amerikan, në pozitën e qendrës.

“Jemi duke i përcjellë 4 – 5 basketbollistë amerikanë. Kemi të drejtë të natyralizojmë një dhe mbetet të shohim cilin. Ma shumë na duhet në pozitën e qendrës, jemi edhe në pozitën e organizatorit, por më shumë na duhet për qendër”, ka shtuar ish-trajneri i Prishtinës.

Krasniqi dhe Hoxha kanë bërë me dije se nuk do të ketë asnjë lojtar të Shqipërisë që do të luajë për Kosovën dhe se asnjë nga Kosova nuk do të luajë për Shqipërinë. Rast i tillë ishte përfolur për një kohë të gjatë Gerti Shima.

“Ka lojtarë të Shqipërisë që luajnë që dhjetë vjet dhe janë shumë të interesuar të luajnë për Kosovën. Nuk kemi dëshiruar ta bëjmë situatën më serioze se që është. I kuptojmë si tentime individuale të trajnerit dhe jo si të Federatës së Basketit në Shqipëri. I konsiderojmë si partner. Duam t’i mbajmë marrëdhëniet e mira. Nuk kemi marrë përgjigje nga kjo federatë, sepse kanë pas zgjedhje, dhe besoj se javën e ardhshme do të mbajmë një takim të përbashkët dhe nëse kuptojmë që e kanë politikë zyrtare se duan të marrin lojtarë të Kosovës, duhet të mendojmë se çfarë të bëjmë”, ka thënë Hoxha duke shtuar se beson se kjo është vetëm ambicie e trajnerit të Prishtinës, Antonis Constantinides, dhe se nuk ka lojtarë të Kosovës që do të shkojnë për Shqipërinë.

“Nuk është e drejtë edhe korrekte. Ne kemi menduar qe ata nuk marrin pjesë në kualifikime, por kur kemi marrë vesh nuk e kemi ftua asnjë lojtar të Shqipërisë për të luajtur për Kosovën. I kemi ndal përpjekjet si e kemi marrë vesh që ata luajnë për kualifikime”, ka thënë selektori i Kosovës duke shtuar se në asnjë mënyrë nuk do të marrë lojtarë të Shqipërisë në përfaqësuesen e Kosovës.“Të gjithë do të jenë nga Kosova”, ka thënë ai.

Përfaqësuesja e Kosovës do të garojë në Grupin E së bashku me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë. Kosova do të luftojë për dy vendet e para në grup që e dërgojnë në Kampionatin Evropian. Ndeshjet do të zhvillohen prej 31 gusht deri më 17 shtator 2016 me sistem vajtje-ardhje.

Next Post

BMW synon rritjen në Rusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

June 30, 2026
31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

June 30, 2026
Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

June 30, 2026
“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

June 30, 2026
Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

June 30, 2026
VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

June 30, 2026
Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

June 30, 2026
Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

June 30, 2026
Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

June 30, 2026
Liderat i nxjerrin situatat dhe rrethanat e caktuara politike

Realiteti i ri politik shqiptar pas një muaji protestash

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In