• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asnjë hapësirë interpretimi, statuti i PS: Ja kur përfundon mandati i kryetarit

by A R
09/01/2018 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Statuti i ri i Partisë Socialiste u ka dhënë fund debateve se kur kryetari i saj jep dorëheqjen.

Statuti i miratuar dy vjet më parë, por i shpërndarë ditën e shtunë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, pas plotësimit dhe me rregulloret e brendshme të funksionimit të partisë, nuk lë më asnjë hapësirë interpretimi për humbjen e zgjedhjeve nga Partia Socialiste dhe fatit të kryetarit të saj, shkruan “Panorama”.

Në pikën 3 të nenit 40 të Statutit, jepen kushtet kur ndërpritet mandati katërvjeçar i kryetarit të partisë.

“Mandati i kryetarit të partisë është 4 vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur: a. Jep dorëheqjen; b. Partia humbet vendin e parë në zgjedhjet e përgjithshme; c. Humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të, me kërkesën e 1/3 së anëtarëve të partisë”, thuhet në pikën 3 të nenit 40 të Statutit.

Ndryshe nga formulimet e mëparshme dhe për t’u dhënë fund dhe interpretimeve të ndryshme, statuti i ri përcakton se mandati i kryetarit ndërpritet automatikisht edhe nëse ai nuk jep dorëheqjen, kur partia ka humbur vendin e parë në zgjedhje. “Në rastin e germës “b”, kryetari i partisë është i detyruar të japë dorëheqjen, në rast se kjo nuk ndodh, ndërprerja e mandatit ndodh automatikisht dhe Asambleja Kombëtare fillon procedurat e zgjedhjes së Kryetarit të ri të partisë jo më vonë se një muaj nga ndërprerja e mandatit të kryetarit.

Në rast të pikave “b” e “c”, ish-kryetari i partisë nuk ka të drejtë të rikandidojë për një mandat të ri. Kur vendi i kryetarit të partisë mbetet vakant, brenda 30 ditëve thirret Kongresi i Jashtëzakonshëm i partisë”, thuhet në Statutin e ri të partisë socialiste.

KRYEMINISTRI

Rinovimi i mandatit të kryetarit të partisë u bë temë e debatit të brendshëm në Partinë Socialiste pas zgjedhjeve të 2013 kur ajo rezultoi fituese e tyre. Statuti i ri u ka dhënë përgjigje edhe rasteve kur kryetarit të partisë i ka mbaruar mandati, por njëkohësisht, ai ka fituar dhe zgjedhjet parlamentare duke u mandatuar si Kryeministër.

“Kur partia është në qeveri dhe kryetari i saj zgjidhet Kryeministër, mandati i kryetarit konsiderohet i rinovuar automatikisht. Zgjedhjet për Kryetarin e partisë do të zhvillohen vetëm nëse kërkohet nga të paktën 10% e delegatëve dhe kërkesa merr mbështetjen e shumicës së delegatëve të kongresit, në votimin që zhvillohet në Kongresin vjetor të partisë”, thuhet në pikën 5 të nenit 40 të statutit të ri.

Gjithashtu, statuti përcakton dhe përmbushjen e vakancës që krijon dorëheqja e kryetarit të PS kur ai jep dorëheqjen. “Kur krijohet vakanca në funksionin e kryetarit të partisë, kompetencat e tij përkohësisht ushtrohen nga Sekretari i Përgjithshëm deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Në çdo rast, zgjedhja e kryetarit të ri bëhet jo më vonë se dy muaj nga vakanca e krijuar. Asambleja Kombëtare i shpall zgjedhjet e reja jo më vonë se tre muaj para përfundimit të mandatit të kryetarit në detyrë”, thuhet në pikën 6 të nenit 40 të statutit, që bën fjalë për zgjedhjen e kryetarit të partisë.

NENI 40 Zgjedhja e Kryetarit të partisë

1. Kryetari i partisë zgjidhet nga anëtarësia e partisë sipas parimit një anëtar, një votë. Zgjedhja e kryetarit të partisë bëhet me votim individual, të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë.

2. Kandidatët për kryetar të partisë duhet të kenë të paktën një mandat si anëtar të Asamblesë Kombëtare ose të jenë mbi pesë vjet anëtar të partisë. Prezantimi i kandidaturës së kryetarit të partisë duhet të ketë mbështetjen e 10% të delegatëve të kongresit ose 5% të anëtarësisë së partisë. Asnjë prej tyre nuk duhet të ketë mbështetjen e më shumë se 20% të delegatëve.

3. Mandati i kryetarit të partisë është 4 vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur:

a. Jep dorëheqjen

b. Partia humbet vendin e parë në zgjedhjet e përgjithshme c. Humbet në nocionin e mosbesimit të zhvilluar për të, me kërkesën e 1/3 së anëtarëve të partisë.

Në rastin e germës “b”, kryetari i partisë është i detyruar të japë dorëheqjen. Në rast se kjo nuk ndodh, ndërprerja e mandatit ndodh automatikisht dhe Asambleja Kombëtare fillon procedurat e zgjedhjes së Kryetarit të ri të partisë, jo më vonë se një muaj nga ndërprerja e mandatit të kryetarit.

Në rast të pikave “b” e “c”, ish-kryetari i partisë nuk ka të drejtë të rikandidojë për një mandat të ri. Kur vendi i kryetarit të partisë mbetet vakant, brenda 30 ditëve thirret Kongresi i Jashtëzakonshëm i partisë.

4. Kryetari i partisë në kongresin elektoral para zgjedhjeve të përgjithshme përcaktohet si kandidati zyrtar i partisë për detyrën e Kryeministrit të vendit.

Në rastin kur kryetari i partisë tërhiqet vullnetarisht nga kandidimi për Kryeministër ose nga funksioni i Kryeministrit, Asambleja Kombëtare miraton në këtë detyrë një përfaqë- sues tjetër, që plotëson kriteret përkatëse.

5. Kur partia është në qeveri dhe kryetari i saj zgjidhet Kryeministër, mandati i kryetarit konsiderohet i rinovuar automatikisht. Zgjedhjet për kryetarin e partisë do të zhvillohen vetëm nëse kërkohet nga të paktën 10% e delegatëve dhe kërkesa merr mbështetjen e shumicës së delegatëve të kongresit në votimin që zhvillohet në Kongresin vjetor të partisë.

6. Kur krijohet vakanca në funksionin e kryetarit të partisë, kompetencat e tij përkohësisht ushtrohen nga Sekretari i Përgjithshëm, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Në çdo rast, zgjedhja e kryetarit të ri bëhet jo më vonë se dy muaj nga vakanca e krijuar. Asambleja Kombëtare i shpall zgjedhjet e reja jo më vonë se tre muaj para përfundimit të mandatit të kryetarit në detyrë./Panorama/a.m.

Next Post
Çako apel vartësve: Tregohuni korrektë, garantojmë zgjedhjet

Çako nuk mund të rikthehet në polici, ja çfarë parashikon ligji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

October 24, 2026
Sheshi “Skënderbej” mbulohet nga gazi lotsjellës!

Sheshi “Skënderbej” mbulohet nga gazi lotsjellës!

October 24, 2026
Çupi me akuza të forta ndaj Arlind Qorit: Kobure në dorën e Berishës! Rekruton studentë për Antifa, duhet izoluar

Çupi me akuza të forta ndaj Arlind Qorit: Kobure në dorën e Berishës! Rekruton studentë për Antifa, duhet izoluar

October 24, 2026
Protestuesit e maskuar sulmojnë Bankën e Shqipërisë

Protestuesit e maskuar sulmojnë Bankën e Shqipërisë

October 24, 2026
Momente paniku/ Merr flakë efektivi pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, kolegët vrapojnë për ta shpëtuar!

Momente paniku/ Merr flakë efektivi pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, kolegët vrapojnë për ta shpëtuar!

October 24, 2026
Dalin pamjet/ “Depoja e molotovëve: Selia e PD”

Dalin pamjet/ “Depoja e molotovëve: Selia e PD”

October 24, 2026
Breshëri molotovësh drejt policisë! Stresi në krye të protestuesve, këtë herë pa maskë

Breshëri molotovësh drejt policisë! Stresi në krye të protestuesve, këtë herë pa maskë

October 24, 2026
Pas sulmeve me molotovë dhe gurë, protestuesit e maskuar futen sërish në selinë e PD-së për t’iu shmangur policisë

Pas sulmeve me molotovë dhe gurë, protestuesit e maskuar futen sërish në selinë e PD-së për t’iu shmangur policisë

October 24, 2026
Protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Teatrit të Kukullave

Protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Teatrit të Kukullave

October 24, 2026
Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar deputetë, policë, gazetarë dhe protestues

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar deputetë, policë, gazetarë dhe protestues

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In