• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çako nuk mund të rikthehet në polici, ja çfarë parashikon ligji

by A R
09/01/2018 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dje është liruar nga detyra e kreut të Policisë së Shtetit Haki Çako. Pozicioni i drejtuesit të Policisë së Shtetit tashmë i është besuar Rebani Jaupaj, i cili do qëndrojë i komanduar në këtë post, deri në emërimin e një drejtuesi tjetër nga ministrit i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Personi më tepër i nominuar për të qënë në krye të Policisë së Shtetit është Ardi Veliu, i cili aktualisht drejton policinë e Tiranës. Vendimi për lirimin nga posti i drejtimit të organizatës së Policisë, është marrë pas një takimi konsultativ mes ministrit aktual të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe drejtorit Çako.

Ministri Xhafaj, vlerësoi kontributin, angazhimin dhe përkushtimin e Çakos në drejtimin e Policisë së Shtetit, gjatë viteve të fundit. Ai ka një karrierë të gjatë në Polici dhe ka drejtuar me profesionalizëm struktura të niveleve të ndryshme. “Me propozim të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Këshilli i Ministrave miratoi lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako”-thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Brendshme.

Ligji e largon përfundimisht
Vetë Haki Çako nuk ka pranuar të japë një koment lidhur me lirimin e tij nga kjo detyrë, duke e lënë mister nëse do vijojë të qëndrojë mes radhëve të policisë apo të emërohet diku tjetër, jashtë kësaj strukture. Kjo pasi në nenin 15 të ligjit për “Policinë e Shtetit” drejtori i policisë pas lirimit nga detyra nuk mund të jetë më pjesë e policisë. “…drejtori i Policisë së Shtetit, pas përfundimit të afatit të qëndrimit në detyrë, nuk rikthehet në strukturat e Policisë së Shtetit. Në interes të shërbimit të rendit dhe sigurisë publike ai mund të kryejë funksione të tjera këshillimore ose pedagogjike. Pas përfundimit të mandatit, ish-Drejtori i Policisë së Shtetit gëzon trajtim të veçantë, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave…”-thuhet në ligjin për Policinë e Shtetit.

Dinamikë të shpejtë pune
Në njoftimin e ministrisë thuhet se realizimi i objektivave të këtij mandati qeverisës, në fushën e rendit dhe sigurisë publike, sfidat që e presin Policinë e Shtetit, kërkojnë një ritëm më të shpejtë dhe dinamikë të madhe pune.

“Për këtë arsye është i domosdoshëm një lidership i ri, me energjitë të reja për të motivuar dhe çuar përpara punën e Policisë së Shtetit. Puna e kësaj të fundit, domosdoshmërisht duhet të jetë e orientuar drejt rezultateve konkrete, me qëllim që t’u përgjigjet, kësisoj, më mirë kërkesave të kësaj faze të re dhe pritshmërive të larta të publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë ndaj Policisë së Shtetit”.

Emërimi e hetimi për “Imsi Catcher”
Haki Çako u emërua në pozicionin e drejtorit 2 vite më parë, në 16 Prill 2015 në vendin e Artan Didit. Karriera e Çakos mori ngritje pas operacionit antidrogë në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, ku Çako në këtë kohë ushtronte detyrën e drejtorit të këtij qarku. Gjatë ushtrimit të detyrës, një vit më parë prokuroria e Tiranës kërkoi pezullimin e Çakos nga detyra, për shkak të futjes në territorin Shqiptar të një paisje përgjuese, “Imsi Catcher”, të cilën policia e përdorte pa autorizim të Prokurorit të Përgjithshëm dhe SHISH.

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë për të pezulluar Çakon nga detyra, por ish-kreu i Policisë së Shtetit qëndroi vetëm 1 javë i pezulluar pasi e riktheu në detyrë gjykata e Apelit Tiranë. Momentalisht çështja ndaj Haki Çakos dhe dy oficerëve të tjerë të Grupit të Operacionales janë në hetim nga prokuroria e kryeqytetit për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”./Shqiptarja

Next Post
“Gjykata Speciale nuk mund të zhbëhet”

"Gjykata Speciale nuk mund të zhbëhet"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In