Familjarë të Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit kanë “trokitur” ditën e sotme në dyert e Drejtorisë së Policisë në Tiranë ku kërkojnë të dinë më shumë për fatin e të afërmve të tyre, të zhdukur që nga fillimi i prillit.
Ato mbajnë në duar foto të Theodhorit dhe Sulovarit ku shkruhen “të zhdukur”. Të afërmit kërkojnë nga shteti që të nisin kërkimet për gjetjen e tyre, e ndërsa tha se nuk do të ndalojnë deri sa të marrin një përgjigje.
Ndërkohë, mësohet se 3 prej tyre janë marrë në zyrë nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku.
Kush janë të zhdukurit
Leonard Thodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa herë. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent në automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo.
I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas për “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i përfshire në trafik lëndësh narkotike.
Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar në prill 2022 në Lushnje, pasi në mjetin e tij “BMË” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.
“Sarandë: Në Komisariatin e Policisë Sarandë, është kallëzuar nga shtetasi G. P., 53 vjeç, banues në Fier, se ka humbur kontaktet me vëllanë e tij, shtetasin F. S., 45 vjeç, banues në Sarandë. Gjithashtu është kallëzuar nga shtetasja E. Th., 76 vjeçe, banuese në Sarandë, se ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin L. Th., 52 vjeç, banues në Sarandë.
/a.r











