Tre të plagosur, midis tyre dy në gjendje të rëndë, është bilanci i një aksidenti automobilistik ditën e sotme në Fushë Krujë.
Mësohet se mjeti me targë KR 8644 A ka aksidentuar një karrocë me kalë që udhëtonte në rrugën nacionale. Policia raporton se dy prej të plagosurve, Vedi dhe Liri Demirxhiu, ndodhen në gjendje të rëndë.
Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe fajtorin e aksidentit.









