• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

ASHE mbyll fushatën në Durrës/ Rama: PD-së, marrëzia i duket sukses

by
19/06/2015 22:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Socialiste e njëherazi edhe kryeministër i vendit, në fjalën e mbajtur përpara mbështetësve, simpatizantëve të PS-së apo edhe të së majtës në përgjithësi, theksoi edhe njëherë atë çka gjeti pas ardhjes në pushtet më 23 qershor të 2013-s, si dhe atë që është bërë deri më sot, në këto 18 muaj qeverisjeje të së majtës, raporton TCH.

“Vangjushi kishte nisur me kursimet e pakta të buxhetit të Bashkisë që kishim deri më sot për të nisur punimet e rëndësishme që do t’i hapnin rrugët e frymëmarrjes qytetit të Durrësit, ndërkohë që Saliu e pengonte dhe e bllokonte gjithandej, me të gjitha mënyrat e mundshme.

Pavarësisht se demokratët votonin PD-në, ishin viktima bllokues si të gjithë të tjerët nëpër Shqipëri, sepse kishin fatkeqësinë të jetonin në kështjellat e rrënuara dhe të bllokuara.

Të gjithë ne kemi qenë viktima të një pushteti bllokues, sakat në zemër dhe bosh në kokë, që ikte e vinte nga Aeroporti i Rinasit, dhe nuk i bënte aspak përshtypje gjithë rruga e mbushur me plehra e mbeturina anash. Ishin mësuar me mbeturina e batërdi, por ishte edhe më shumë se kaq. Ishte një pushtet që krenohej me riparime pa asnjë shije të re që zhvillohej duke u rrënuar, të një Shqipërie që hante veten duke menduar se po zhvillohej përpara.

Kemi humbur kohë të arta mundësish për ta zhvilluar qytetin shqiptar në drejtimin e duhur, duke nisur nga qendra drejt periferive, por sërish, edhe pse u gjendëm përballë një rrëmuje të paimagjinueshme, nuk na ndalën dot të bënim diçka të mirë me sa mundemi në këto 18 muaj.

Ata zhdukën pyjet dhe masakruan pyjet e lumenjtë përgjatë bregdetit, në rrugën nga Durrësi deri në Kavajë, ku gjithçka është pushtuar nga pallate gjigante e të stërmëdha. Sepse i gjithë ky dështim epokal që do të shënohet në historinë e Shqipërisë si një histori marrëzie, atyre u dukej si një sukses historik”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Në këtë miting përmbyllës, sigurisht nuk mungoi as aleati më i madh i koalicionit qeveritar ASHE, kreu i LSI-së Ilir Meta, i cili pasi bëri thirrje për mbështetjen e Dakos më 21 qershor, vuri theksin edhe tek ajo që e quajti “tallje të Bashës me përkrahësit e Partisë Republikane në Durrës”, sipas citimeve të Fatmir Mediut, duke mos kandiduar Dukën për Bashkinë e Durrësit.

“Gëzuar këtë fitore të jashtëzakonshme të Vangjush Dakos dhe të ASHE më 21 qershor. Edhe pak orë kanë mbetur për fundin e fushatës, qytetare e europiane, të ASHE anembanë vendit. Jam i sigurt se populli i bashkisë së re të Durrësit do të jetë në krye të fitores së aleancës sonë më 21 qershor.

 I ftoj anëtarët, simpatizantët dhe të gjithë mbështetësit e LSI-së që në radhë të parë të shkojnë për numrin 1, Vangjush Dakon, e më pas edhe për numrin 47. Të jeni të sigurt që Vangjushi nuk do të marrë vetëm votat e partive të aleancës, por fitorja e tij do të jetë edhe më e madhe, sepse ai do të marrë edhe votat e Republikanëve, të cilët do të hakmerren për talljen e Lulushit, siç tha edhe vetë Fatmir Mediu, përpara nisjes së fushatës.

 Të trembur nga ky vullnet mbarëpopullor dhe kjo tolerancë e jashtëzakonshme, që kemi treguar si asnjëherë tjetër, kërkojnë të njollosin standardet e këtyre zgjedhjeve. Nuk e bëjnë dot të dalin e të thonë dilni e votoni, të fitojë kush të fitojë.

Nuk e bëjnë dot këtë, sepse i gjithë populli i ka parë zhvillimet e fundit të të gjithë qyteteve në këto 18 muaj të qeverisjes së majtë. Prandaj të shkojmë të votojmë me qetësi dhe dashuri për Vangjush Dakon dhe ASHE-në, e në datën 22 të gjithë të fillojmë punë në të gjithë vendin, për të punuar së bashku për të çrrënjosur varfërinë përmes rritjes së punësimit”, tha kryetari i LSI-së, Ilir Meta, në fjalën përshëndetëse të mitingut përmbyllës të PS-së në Durrës.

Next Post

Lezhë/ Qëllohet me armë makina e Monika Kryemadhit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In