• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Asgjë nuk kthehet përsëri”/ Rrëfimi prekës i Roberto Savianos, autorit që denoncoi hapur mafien italiane

by Java News
13/10/2021 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Roberto Saviano është një ndër autorët më të njohur në Itali dhe jo vetëm. Edhe në Shqipëri është i përkthyer romani i tij i famshëm “Gomorra”, në të cilin ai denoncon hapur mafien italiane, nga Napoli e duke përfshirë të gjithë jugun. Që nga viti 2006, në të cilin u botua ky libër, Roberto Saviano mbrohet nga një eskortë e veçantë, pasi kuptohet që shumë veta i janë vënë nga pas për ta vrarë lidhur me rrëfimet e tij.

Dhe jo vetëm autorit, por edhe gazetares Rosaria Capaçhione që e ka mbrojtur në rrëfimet e tij. Më poshtë do të lexoni një rrëfim aktual të shkrimtarit, i cili nuk dëshiron gjë tjetër veçse të jetojë i lirë dhe pa presionin e kërcënimeve të vazhdueshme nga mafia dhe nga persona publikë në Itali.

“Ndoshta do të ishte më mirë, nëse do të më kishin vrarë. E kam menduar dhe e mendoj ende këtë gjë. Isha 26 vjeç dhe tani jam 42 vjeç. Të jetosh me kërcënime të vazhdueshme nga të tjerët, a të bën të jetosh me frikën e vdekjes? Ndoshta. Më shumë të bën t’i urosh vetes vdekjen.

Duke lexuar mbrojtjen që ka shkruar shefi Bidognetti dhe avokati Santonastaso ndaj padisë sime për kërcënime mafioze, më vjen të ulëras me të madhe. Dua t’i them të gjithë atyre që mendojnë se kam spekuluar, se kam dashur të njollos imazhin e Campanisë (regjion në Napoli), apo të jugut, se çdo gjëështë e vërtetë. Nuk ka pasur nevojë për trillime, unë nuk kam shkruar ndonjëherë për të qenë i suksesshëm dhe as për të synuar të ble ndonjë kullë në New York me të ardhurat që do të fitoja.

Mbaj mend çdo herë që unë dhe Rosaria Capaçhione (gazetare në Itali) kemi dëgjuar të thuhej: “Kush do të të vrasë, të vret menjëherë, ndaj mjaft folët budallalliqe”. Ne ndërkohë duhet të kërkonim falje se po jetonim, të kërkonim falje se nuk kishte plasur në asfalt gjaku ynë. 

Duhet vetëm të kaloni një muaj duke ndenjur pranë Rosarias për të kuptuar se çfarë do të thotë të jesh e përndjekur, se çfarë do të thotë qëmafia të të hyjë në shtëpi, ta shkatërrojë shtëpinë, të largohet kur nuk gjen asgjë. Pastaj të rikthehet sërish kur i teket. Por çfarë dreqin dini ju? Ju dini vetëm të thoni se gjithçka është e trilluar, pa e kuptuar realitetin e vërtetë të Napolit dhe gjithë jugut të Italisë.

Por më duhet të rrëfej, pas kaq vitesh, naivitetin tim. Naiviteti i të besuarit se mund të ndryshoni duke folur, duke i bashkuar fjalët; dhe se njerëzit mund të vendosin të shtojnë fjalët e tyre në fjalët e mia dhe të fillojnë një transformim të vërtetë të së tashmes. Sa naivitet i brishtë.

Unë as nuk mund t’i them vetes nëse gjithçka ia ka vlejtur. E di se ajo që më është marrë, nuk kthehet kurrë. Asgjë nuk kthehet përsëri. Isha vetëm 26 vjeç dhe tani, nëse mundem, do të kërkoja vetëm të ecja i lirë. Asgjë tjetër. “/m.j

Next Post
Qeveria sot/ Projektligji për Eurobondin futet me procedurë të përshpejtuar në Kuvend

Qeveria sot/ Projektligji për Eurobondin futet me procedurë të përshpejtuar në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ka një shpresë nga beteja me Maskat

October 21, 2026
Protestat në Shqipëri, reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

Protestat në Shqipëri, reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

October 21, 2026
Britania miraton projektin e gazit në Detin e Veriut, vendimi ndez debat për klimën dhe sigurinë energjetike

Britania miraton projektin e gazit në Detin e Veriut, vendimi ndez debat për klimën dhe sigurinë energjetike

October 21, 2026
Rrezikohen serverët në mbarë botën, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe FBI kërkojnë përditësime urgjente

Rrezikohen serverët në mbarë botën, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe FBI kërkojnë përditësime urgjente

October 21, 2026
Revolucioni ilegal i Tetorit

Revolucioni ilegal i Tetorit

October 21, 2026
Suedia po shqyrton që të kufizojë vizat për atletët rusë dhe bjellorusë

Suedia po shqyrton që të kufizojë vizat për atletët rusë dhe bjellorusë

October 21, 2026
Alarm për sigurinë kibernetike në Shqipëri, AKSK kërkon përditësim të menjëhershëm të PHP-së për të shmangur sulmet në distancë

Alarm për sigurinë kibernetike në Shqipëri, AKSK kërkon përditësim të menjëhershëm të PHP-së për të shmangur sulmet në distancë

October 21, 2026
Privatësia e të dhënave, Meta do t’i paguajë 25 miliardë dollarë New Mexico-s

Privatësia e të dhënave, Meta do t’i paguajë 25 miliardë dollarë New Mexico-s

October 21, 2026
Bastisje në zyrat e Parlamentit Evropian, EPPO heton keqpërdorimin e fondeve nga e djathta ekstreme

Bastisje në zyrat e Parlamentit Evropian, EPPO heton keqpërdorimin e fondeve nga e djathta ekstreme

October 21, 2026
Nën hetim ish-guvernatori i Bankës Qendrore në Hungari, i akuzuar për zhdukjen e mbi 500 milionë eurove

Nën hetim ish-guvernatori i Bankës Qendrore në Hungari, i akuzuar për zhdukjen e mbi 500 milionë eurove

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In