• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asgjë nuk do e prekë MAFIAN e futbollit tonë!

by A R
10/09/2016 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Mjafton të kujtosh dhe të gjykosh historinë e shumicës së presidentëve të ekipeve shqiptare dhe e kupton historinë e fundit me akuzat dhe vetë fabulën e “Skënderbeut”. Edhe pa sjellë relacionin UEFA, cilido e kupton në Shqipëri se në çfarë niveli dhe në çfarë duarsh ka rënë sporti më i dashur i shqiptarëve. Dhe, paradoksi është se askujt, nuk do t’i hyjë as gjembi në këmbë, sepse tentakulat janë shumë të thella. Këtë e kupton që nga Asambleja e Futbollit, por edhe përsëritjen e përvitshme të akuzave për trukime.

Dhe shumë më tepër këtë e kupton se sot, mund t’i kundrosh në shoqëritë e presidentëve shumë nga politikanët e ditës, që bëjnë të paditurin edhe me atë që po ndodh në orët e fundit me Skënderbeun, ashtu si e kupton nga heshtja e shumë aktorëve të drejtësisë që duhet të ishin aktivë për akuzat mbi ekipin.

Por kupton realisht edhe pamundësinë e dënimit, kur gjykon se pakkush do t’ia dijë sot për mbarëvajtjen e sportit.  Superliga shqiptare i zhvillon ndeshjet e kampionatit me shkallët e stadiumit bosh, përveç derbit të Tiranës ose vitet e fundit Skënderbeu-Partizani, që më shumë janë duele urrejtje sesa ndeshje sportive. E kupton nga gjyqet që kanë shumë nga lojtarët se sporti i futbollit nuk është më i vetes, por i marifetçinjëve, që kanë futur turinjtë në privatizime dhe kudo, mbuluar përgjithnjë nga politika.

Në këto orë që kanë rrjedhur pas akuzës ndaj Skënderbeut ka pasur me dhjetëra mendime, por të gjitha bashkë s’kanë shërbyer që kryeprokurori i vendit Llalla të ndërmarrë ndonjë hap. Ndërkohë që futbolli në këtë rast ka treguar një nga kokat e shumta që MAFIA ka mbi jetën politiko-shoqërore-ekonomike të vendit. Ajo komandon ekipet, ndeshjet, gjithçka, duke na bërë më të turpshëm sesa jemi. Dhe, ironia është se të dy palët e politikës heshtin, duke ia lënë topin në derë prokurorisë.

MAFIA shqiptare e futbollit, ashtu si edhe në rastin e fundit, është e paprekur sepse tashmë është e pasur dhe mbi të gjitha autonome, aq sa të komandojë me të gjitha levat e saj të gjithë proceset dhe madje t’ia mbyllë gojën dhe vetë prokurorisë. Kaq të mjafton të kuptosh se në çfarë duarsh është vendi…dhe e ardhmja e sportit tonë.

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi 11 Shtator 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

11 vjedhje në një vit nën kërcënimin e armës, arrestohet 30-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

11 vjedhje në një vit nën kërcënimin e armës, arrestohet 30-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

January 26, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Arrestimi i Bujar Sefës në Dubai, Policia e Shtetit jep detaje: Ishte drejtues i grupit kriminal që…

January 26, 2026
Rusia abuzoi me listat e Interpolit, zbulimi tronditës rreth agjencisë ndërkombëtare të policisë

Rusia abuzoi me listat e Interpolit, zbulimi tronditës rreth agjencisë ndërkombëtare të policisë

January 26, 2026
Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg merr tjetër rrjedhë, dyshohet se e ka vrarë shqiptari “Niko”

Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg merr tjetër rrjedhë, dyshohet se e ka vrarë shqiptari “Niko”

January 26, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Neni 6 i Konventës i zë edhe shqiptarët…

January 26, 2026
“Kush mbjell erë, do të korrë furtunë”. Mesazhi i fortë i Iranit për SHBA-të

“Kush mbjell erë, do të korrë furtunë”. Mesazhi i fortë i Iranit për SHBA-të

January 26, 2026
Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”

Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”

January 26, 2026
Përshtatën tre ambiente për kultivim kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim. Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

Përshtatën tre ambiente për kultivim kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim. Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

January 26, 2026
Vrasja e infermierit trondit SHBA-të, Minneapolis shpërthen në protesta masive

Vrasja e infermierit trondit SHBA-të, Minneapolis shpërthen në protesta masive

January 26, 2026
Vdekja e 20-vjeçarit në burg, Lamallari: Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë

Vdekja e 20-vjeçarit në burg, Lamallari: Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In