• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asgjë e re nga politika në Kalimash

by Mero Baze
31/03/2018 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Një grup qytetarësh të zemëruar me taksën në tunelin e Kalimashit, sulmuan dhe shkatërruan vend-pagesat e taksës, pas një proteste të organizuar nga opozita. Skenat e dhunës dhe flaka mbushën disa orë ekranet shqiptare, dhe pati një ngazëllim opozitar në gjithë vendin. Mendoj se kjo është dhe e vetmja vlerë e protestës së sotme.

Problemi i asaj që e quajmë “Rruga e Kombit”, është se vazhdon të mbetet një krim i pagjykuar dhe pandëshkuar, dhe si e tillë po tenton të mbulohet me krime ordinere të reja, për t’u harruar të vjetrat.

Protestuesit e sotëm, edhe pse kanë thyer traun apo kanë djegur kabinat, nuk duhen parë si kriminelë. Çdo qytetar i zemëruar mund të shtyhet drejt veprimeve vandale nga politika kur ajo i manipulon, ndaj ata nuk duhet të jenë në qendër të debatit për këtë çështje, për më tepër që, siç u pa, shumë prej tyre ishin mercenarë shëtitës protestash, nga 1997 e deri më sot.

Problemi i “Rrugës së Kombit” është se ai është projekti më kriminal i politikës në Shqipëri, pasi përveçse ka kushtuar 1,3 milardë euro, është ende i papërfunduar, dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për këtë.

Për të gjithë ata që thonë se kjo është protestë qytetare, duhet t’i kujtoj se Shqipëria nuk ka bërë ansjë protestë qytetare për “Rrugën e Kombit”. Kjo e sotmja do të ishte protestë qytetare, edhe sikur të digjej Kalimashi, por sikur të kishte ndodhur për miliona eurot që u janë marrë qytetarve nga xhepat e tyre me këtë rrugë. Ata që kanë në xhepa miliardat e kësaj rruge, sot kishin në xhepa molotovët për t’i vënë flakën.

Kjo që ndodhi sot është keqpërdorimi i qytetarëve për të mbuluar një krim ndaj të cilit s’ka pasur ndëshkim. Ndaj qytetarët janë të pafajshëm. Ata janë njësoj si protestuesit e Xhaferit, Sudes, Vebiut më 1997, kur ustallarët morën lekët dhe ikën ca në Hollandë e ca në Ekuador, dhe nxitën popullin të digjte Shqipërinë në rrugë.

Është e njëjta skenë.

Mua nuk më shqetësojnë flakët. Për një protestë me interes qytetar, për një shoqëri që reagon ndaj keq-përdorimit të taksave apo buxhetit të shtetit, një protestë mund të jetë shumë qytetare dhe duke i vënë flakën një ndërtese. Kjo e sotmja është karikaturë e protestës qytetare jo pse pati dhunë, por se është një inskenim politik i atyre që janë përgjegjës për atë krim që është bërë me atë rrugë.

Shqipëria e ka marrë ndëshkimin nga “Rruga e Kombit”. Buxheti i Shqipërisë është destabilizuar prej vitit 2010 dhe nuk e merr më veten. Shqiptarët e kanë paguar shumë shtrenjtë abuzimin Berisha- Basha me atë rrugë. Reagimi i sotëm është keq-përdorim i njerëzve të zemëruar për të shpëtuar e shkuara kriminale e asaj rruge, e cila meritonte me kohë një protestë qytetare.

Koston për “Rrugën e Kombit” e ka paguar gjithë Shqipëria, dhe do të vazhdojë ta paguajë, kurse tarifën do ta paguajnë vetëm ata që kalojnë aty. Protesta e sotme është e atyre që ua kanë paraqitur si hall atë 5 euroshin e kalimit, por në fakt për atë rrugë, duhet të protestojë gjithë Shqipëria. Duhet të protestojë për të çuar para drejtësisë shkaktarët e atij krimi ndaj shtetit shqiptar dhe jo të merren me pesë demonstrues të manipuluar që djegin kabinat. Ata që kanë hedhur sot molotov mbi kabina, po përdoren për të krijuar një krim të ri ordiner mbi historinë e “Rrugës së Kombit”, që të mbulojnë krimin politik dhe financiar që është bërë me të. Mos bini në kurthin e tyre, por ndiqni gjurmët e tyre të krimit në atë rrugë. Për atë rrugë do të vazhdojmë të paguajmë pasi është një varr i hapur që na e ka lënë Sali Berisha. Kjo është forma më e lehtë e pagesës, pasi investimet do t’i bëjë kompania dhe do të marrë tarifën në vite. Forma më e rëndë ishte ajo që për një miting të Sali Berishës në 2009 me Erdoganin në krah, Bechtel-Enka na mori me leje të Berishës 60 milionë euro dëm punimesh. Për ato nuk kemi protestuar kurrë, se nuk jemi qytetarë. As Prokuroria nuk ka lëvizur kurrë.

Nuk mendoj që protesta duhet marrë aq seriozisht sa po merret. Nuk është mëkat as të rishikohet kontrata për të nisur me çmime më të ulëta dhe për t’u rritur vit pas viti paralelisht me investimet që bëhen. Por ngazëllimi i opozitës nga dhuna tregon se ajo ka nevojë të ndihet e fortë, kur në krye të saj dalin qytetarët e dëshpëruar dhe e udhëheqin atë. Në fakt, ky vend ka nevojë që në krye të ketë një opozitë që rrit shpresën e njerëzve, jo një opozitë që e udhëheqin turmat. Ato nuk të çojnë askund, përveç gërmadhave.

a.ç

Next Post
VIDEO/ Protestuesit dogjën sportelet e konçensionarit, tubimi i Kalimashit përplas politikën shqiptare

Dhuna nuk mund të jetë kënga e fitores

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shmangni provokimet ndaj Rusisë!”, zbulohet mesazhi i zyrtarëve të Pentagonit për disa shtete të NATO-s

“Shmangni provokimet ndaj Rusisë!”, zbulohet mesazhi i zyrtarëve të Pentagonit për disa shtete të NATO-s

October 30, 2026
“Çmim i arsyeshëm”, brenda tregtisë së paligjshme të foshnjave në Iran

“Çmim i arsyeshëm”, brenda tregtisë së paligjshme të foshnjave në Iran

October 30, 2026
Amerika bind Ukrainën, Zelensky pezullon sulmet ndaj rafinerive ruse me kërkesë të Trump

Amerika bind Ukrainën, Zelensky pezullon sulmet ndaj rafinerive ruse me kërkesë të Trump

October 30, 2026
Rrjeti sekret i Iranit që sfidon SHBA-të, zbulohet skema për furnizimin e ushtrisë dhe raketave

Rrjeti sekret i Iranit që sfidon SHBA-të, zbulohet skema për furnizimin e ushtrisë dhe raketave

October 30, 2026
Ministri i Jashtëm rus mbërrin në Atlanta për takimin e G20-ës, Moska kërkon heqjen e sanksioneve

Ministri i Jashtëm rus mbërrin në Atlanta për takimin e G20-ës, Moska kërkon heqjen e sanksioneve

October 30, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

“Veliaj në të njëjtin korridor me një person që përshëndeti arrestimin e tij” / Avokati Ndreca ngre alarmin: I rrezikohet jeta!

October 30, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

October 30, 2026
Kaos në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-së pas arrestimit të një drejtuesi të lartë të kartelit të drogës (VIDEO)

Kaos në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-së pas arrestimit të një drejtuesi të lartë të kartelit të drogës (VIDEO)

October 30, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

Nazarko: Masat e paketës fiskale janë të vonuara. Protesta e vërtetë është në shoqëri, jo te numrat

October 30, 2026
“Largoni të korruptuarit”, Lista Studentore kërkon “shkatërrimin” e Vuçiç

“Largoni të korruptuarit”, Lista Studentore kërkon “shkatërrimin” e Vuçiç

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In