• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asfaltohet një tjetër rrugë në Njësinë 5, Veliaj: Jemi në fushatë pune, për ta çuar Tiranën përpara; jo më kthim pas te zaptimi dhe trami imagjinar

by Java News
12/04/2023 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër rrugë në bllokun e pallateve tek “Osman Myderizi”, në Njësinë 5, u asfaltua mbrëmë në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet edhe për shtrimin dhe sistemimin e infrastrukturës rrugore në këtë lagje të rëndësishme të qytetit, tha se Njësia 5 është zona ku bashkia ka ndërhyrë më shume, duke qenë se aty vitet e fundit është përqendruar edhe një numër i madh banorësh.

“Njësia 5 është ndoshta njësia ku është vënë më shumë dorë, por sigurisht gjithmonë ka cepa, kthina e ndërtime të bëra ndër vite, që janë legalizuar, ku duhet të punohet edhe me dorë. Për të gjitha këto arsye, tani jemi në fazën ku po ndërhyjmë në nivelin kapilar. Njësia 5 hyn tek ato njësi, e cila në këto dy mandate është prekur cep më cep, duke filluar nga Blloku, deri në Selitë, te shkolla “Murat Toptani” dhe gjithë ndërhyrjet që po bëjmë tani në bllokun e Selitës. Njësia 5 mund të ishte një qytet i dytë pas Tiranës, pra po flasim për një numër të jashtëzakonshëm banorësh”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Veliaj deklaroi se për Bashkinë e Tiranës këto investime janë të vazhdueshme, pavarësisht nëse është fushatë apo jo.

“Ca njerëz mund të thonë: ‘Jo, po është fushatë’. Por, për ne të gjitha ditët e vitit janë një fushatë pune. Për ca njerez, të gjitha ditët e vitit janë një fushatë mallkimi dhe sharjesh. Kurse ne do bëjmë atë fushatën që bëjmë çdo ditë, që është punë, punë, punë. Ca të tjerë do vazhdojnë me baltë e sharje, por ky nuk është problemi ynë. Problemi ynë është që të ecim përpara. Në disa vende do ecim me mbjellje pemësh, siç është ajo që po bëjmë me këtë fushatën pozitive, ku duam që qyteti të jetë xixë, të mos ketë fare postera, hedhurina e gjithë këto mbetjet, pra gjithë ndotja që na vjen nga fushata me sharje dhe me shpenzime të mëdha. Ne duam të ulim ndotjen me postera e banderola”, nënvizoi kryebashkiaku.

Ai vlerësoi skuadrat që punojnë në terren, të cilat sipas tij janë në krye të detyrës çdo ditë të vitit: “Dimër, verë, Vit i Ri, Bajram, Pashkë, nuk ka fare rëndësi çfarë dite ka qenë, ne kemi qenë një fushatë konstante e punës. Ndaj, kërkesa ime edhe këto 30 ditë që kalon kjo tollovia dhe zallamahia e debateve politike, është që të vijojmë punën. Qytetarët e dinë se ne jemi këtu edhe në datën 14 Maj, por do jemi këtu edhe në datën 15, 16, edhe 17 Maj, duke bërë të njëjtën punë. Unë besoj se fushata më e mirë është fushata e atyre që punojnë non-stop. Për këtë ju vlerësoj jashtë mase dhe mezi pres që të mbyllni këtë hapësirë këtu, pastaj të kalojmë në një hapësirë tjetër. Unë sa të kem takat e mundësi do vij, rrugës duke u kthyer në shtëpi, disa herë t’ju jap dorën, disa herë t’ju jap një dorë me lopatë, por e rëndësishme është që me këtë frymë të mirë, ta çojmë Tiranën përpara. Nuk kthehemi dot më mbrapa, as tek zaptimi, as te degjenerimi që i ndodhi pronës publike, nuk kthehemi dot mbrapa as tek ajo Tirana që digjej e shkatërrohej për parti e për seli, nuk kthehemi dot as tek kali me atë spray blu e as tek trami imagjinar. Ne duhet të vazhdojmë përpara dhe nëse vazhdojmë përpara me punë, atëherë ditët më të mira Tirana jonë i ka drejt,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In