Shkodra është qyteti i radhës ky po zhvillohet Asambleja e PS. Fjalën e tij kryeministri Edi Rama e ka nisur me ndryshimet që sipas tij janë bërë pasi Benet Beci ka marrë drejtimin e bashkisë.
“Në një kohë shumë të shkurtër ndjesia e energjisë së qytetit është krejt tjetër. Është e dukshme sapo hedh sytë në qytet që Shkodra nuk është më qyteti i plehrave dhe të paktën në ato pjesë që pashë që janë akset kryesore qyteti është realisht shumë i pastër dhe shpresoj që të jetë kështu edhe në lagje por ajo që është e rëndësishme është që ky është një proces që ka nisur dhe në një kohë shumë të shkurtër ka filluar të jetë mjaft i dukshëm dhe kjo nuk është e lehtë aq më tepër kur kemi parasysh që institucione vendore në Shkodër kanë qenë përgjithësisht të fokusuara te punët e asaj partisë që sot është ndarë në shumë pjesë dhe te hallet private të njerëzve.
E dyta dhe kjo në një kohë të shkurtër, nga informacioni i vazhdueshëm që marr përderisa e ndjek në këtë periudhë Shkodrën me një përparësi të veçantë me jo shumë mund por përkushtim dhe me vëmendje është arritur që Shkodra të ketë një situatë krejt tjetër të ndriçimit publik. Ishte situatë e vështirë që kishte të bënte shumë më tepër me kujdesin dhe mirëmbajtjes sesa me ndonjë investim të posaçëm”, tha Rama mes të tjerash./m.j