• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK pushon akuzat për Dervishajn e Lul Berishën, s’provohet të kenë marrë pjesë në vrasjen e Vajdin Lamaj dhe Artan Arsit në 2005

by Java News
04/12/2023 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj dhe mikut të tij Artan Arsin, nuk provohet të kenë marë pjesë dy personat nën hetim, Lulzim Berisha dhe ish-kunati i tij, Plaurent Dervishaj.

Në këtë konkluzjon kanë dalë prokurorët e çështjes Altin Dumani dhe Alfred Shehu, të cilët përgjatë 3 viteve pasi kryer një seri veprimesh hetimore, nuk mundën të provonin implikimin e dy figurave kryesore të krimit në vrasjen e dyfishte me tritol të ndodhur në muajin Shkurt 2005 në Tiranë.

Nisur nga kjo situatë, pak ditë më parë prokuroria e posaçme SPAK, ka vendosur të kërkojë në gjykatë pushimin e ndjekjes penale për Dervishaj dhe Lulzim Berishën.

Tashmë për vrasjen e Lames akuzohen vetëm Emiliano Shullazi dhe Viktor Ymeri, të cilët janë marë të pandehur dhe vijon procesi gjyqësor.

“Ora News” ka mësuar se kërkesa e prokurorisë pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Flojera Davidhi, në ditët në vijim.

Njëherësh prokurorët e SPAK, kanë kërkuar shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” të marë në mungesë ndaj Berishës dhe Dervishaj.

Por me shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” nuk do të thotë që Berisha dhe Dervishaj ti shpëtojnë ndjekjes së policisë.

Kjo pasi të dy personazhet janë në kërkim dhe janë marë të pandehur lidhur me ngjarjen e vrasjes së mikut të tyre, Klodian Saliu, ngjarje kjo e ndodhur në 25 shkurt 2005 në afërsi të Durrësit.

Sipas dosjes hetimore dy personat u dyshuan si pjesëmarës në vrasjen e Vajdin Lamaj dhe Artan Arsit, pas dëshmisë së dhënë nga bashkëpuntori i SPAK, Luftar Reçi, i cili ka treguar se sasinë e tritolin të përdorur në vrasjen e Vajdin Lamaj, e ka montuar Joshko Çervenkovski në prezencë të Indrit Taullait, Lulzim Berishës, Plaurent Dervishaj dhe Luftar Rreçit.

Montimi i bombës sipas Reçit është bërë në shtëpinë e motrës së Lulzim Berishës ku më pas Indrit Taullai ia ka dorëzuar Emiljano Shullazit.

Vrasjen e Vajdin Lamajt, Reçi thotë se e ka mësuar nga media e menjëherë pas kësaj thotë se ka telefonuar Berishën, por ai i ka thënë se ndodhet në Turqi. Teksa shton se Viktor Ymeri kishte arritur të gjente një informator pranë Lamajt, duke marrë vesh se kur duhej bërë shpërthimi i minës nga Emiljano.

“…në vitin 2013, në burgun e Peqinit. Viktori me tha se ‘edhe kur u vra Vajdini, unë nga burgu i gjeta njeriun që e mbaroi punën e vrasjes së Vajdinit, se ata nuk ja kanë haberin…”-ka deklaruar Reçi.

Në këtë proces gjyqësor janë marrë të pandehur Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Taullai, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Rusi dhe vetë Luftar Reçi.

Ndërsa ende nuk dihet statusi penal i personit maqedonasit Joshko Çervenkovskit, që u shfaq pak ditë më parë i rrethuar me policë në ambientet e gjykatës së posaçme SPAK./m.j

Next Post
Varianti i ri i Covid-19/ Paralajmërimi i ekspertëve të epidemive: Kujdes! ‘Pirola’ përhapet shpejt

Mjekët: Janë shtuar problemet për pacientët kronikë pas infektimit nga Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

July 17, 2026
Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

July 17, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Kokalari: Flamur Noka ka një mision, të sjellë Argita Malltezin në krye të PD-së

July 17, 2026
U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

July 17, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat: Ajri i ndotur po na kushton miliarda

July 17, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Mocioni i Elisa Spiropalit, valvul shkarkimi. I shërben ambicieve të saj”

July 17, 2026
Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

July 17, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

July 17, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku e konfirmon: Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet e 2027-ës

July 17, 2026
Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In