• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asambleja e PS, Rama: Zgjedhjet nuk shtyhen, PD të dalë nga çadra. LSI të vendosë për koalicionin

by Java News
02/04/2017 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalimin në asamblenë e PS-së duke theksuar që në nisje se nuk do të ketë shtyrje të datës së zgjedhjeve.

“Data e zgjedhjeve nuk shtyhet. Ftoj PD të marrë shembull nga Barcelona e Juventus, që nuk kërkon shtyrje të datës së ndeshjes me Juventusin. Shanset që Barcelona të fitoje janë 50%. Kurse shanset e PD për të fituar janë aq sa ato të Saliut për të zëvëndësuar Luis Enrique. Data e zgjedhjeve nuk shtyhet, PD duhet të marrë shembull nga Barcelona që nuk kërkon shtyrje të datës së ndeshjes me Juventusin. Saliu i Lulit nuk do Vettingun se nuk do zgjedhje, Luli i Saliut nuk do zgjedhje se nuk do Vettingun. Ata kërcënojnë në emër të popullit dhe nuk guxojnë të dalin nga çadra për tu gjykuar nga populli. Çadra është e tyre, në 18 qershor janë zgjedhjet e popullit. Ndaj u them, dilni nga çadra, dilni të ballafaqohemi”.

Kryetari i PS, i bëri thirrje PD-së që të dalë nga çadra e vetmisë së madhe dhe të ballafaqohet me qytetaret.

“Çadra është e tyre, në 18 qershor janë zgjedhjet e popullit. Ndaj u them, dilni nga çadra, dilni të ballafaqohemi! Nëse PD e ka humbjen në xhep, ne fitoren nuk e kemi në xhep. Nëse hyjnë apo nuk hyjnë në zgjedhje, për ne këto zgjedhje nuk kanë qenë pa zgjidhje, pa program, pa lider, me ose pa PD, këto zgjedhje do zhvillohen me socialistë dhe progresistë”.

Duke përsëritur edhe arsyen, sipas Ramës, se përse Basha nuk hyn në zgjedhje, për shkak se nuk do vettingun, kryeministri ka theksuar edhe njëherë fuqishëm se forca e tij politike kërkon të zbatojë Reformën në Drejtësi në mënyrë që të shporren gjyqtarët e korruptuar.

Kryeministri deklaroi se koha e vjedhjes së zgjedhjeve ka marrë fund.

“Edhe 75 ditë për të mbyllur kapitullin e parë dhe për të hapur të dytin. Rruga e PS-së për të bërë shtet është e pandalshme, do të vijojmë betejën. Do të trokasim në derën e çdo familje shqiptare.. Do të dëgjojmë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi dhe do i shohim në sy për gjërat që nuk kemi bërë dot. Këto ditë vendoset se si do të jetë Shqipëria e nesërme. Do kërkojmë për çdo votë për të bërë shtet. Do të kërkojmë me përulësi një mandate të dytë për Shqipërinë që duam nesër. Nuk ankohem se mund të na i vjedhin zgjedhjet si në 2009 dhe 2011. Koha e vjedhjes së zgjedhjeve ka marrë fund. Kurrë nuk do u biem ndesh zgjedhjeve të lira”, tha Rama.

“Çdo aleat duhet të jetë krenar që del në koalicion me ne”. Kjo ishte ftesa e hapur që Edi Rama i bëri sot nga Asambleja e Partisë Socialiste, partnerit në koalicionin qeverisës, Ilir Meta për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 18 Qershor.

Kryeministri Rama tha sot në asamblenë e PS-së se marrëveshja me LSI-në i shërben vendit. Duke folur para anëtarëve të këtij forumi ai tha megjithatë se sulmet e disa eksponentëve të LSI-së për disa reforma si ajo e Arsimit të Lartë, janë si kofini para të vjelit të fushatës elektorale.

“Sa për mua cilësia e këtij partneriteti nuk matet me gjërat që nuk shkojnë në bashkëqeverisjen e sotme, as në helmin që hedhin hera herës aleatët tonë të vegjël, matet me sa shumë progres tregojnë faktet dhe shifrat e çdo sektori”, tha Rama. Sipas tij “matet me faktin kuptimplotë që nga fillimi i kësaj historie bashkëqeverisje, janë 210 mijë njerëz më shumë në punë në sektorin jo bujqësor dhe nuk matet me sa shumë mungojnë ministrat e LSI në Parlament. Matet me të vërtetën se sot falë reformës së arsimit të lartë, që e miratuam së bashku, jemi 3 vjet dritë larg kohës kur arsimi i lartë ishte një shkretëtirë. Nuk matet me sulmet e disa njerëzve të LSI-së ndaj reformës si kofini para të vjelave të fushatës elektorale. Nuk ka asnjë diskutim vlera dhe strategjia e partneritetit me LSI-në”.

Rama tha se i takon LSI te vendose per koalicionin, nderkohet qe PS vijon bisedimet me aletatet e tjere.

“I takon palës tjetër LSI të vendosë në ditët në vijim pozicionin e saj për 4 vitet e ardhshme, ndërkohë ne po diskutojmë me aletatët e tjerë, ndërkohë qe sdo diskutojmë thellësinë e mëtejshme të reformave se këto reforma mund t’i bëjë vetëm PS, se Shqipërinë mund ta bëjë shtet vetëm PS. Cdo aleat duhet të jetë krenar dhe i nderuar që të jetë me ne në këtë betejë për të bërë shtet, jashtë kësaj rruge për të bërë shtet nuk ka nder, nuk ka krenari për asnjë parti. Nderi dhe krenaria janë këtu në këtë rrugë nën udhëheqjen e PS”.

a.ç

Next Post
Vrasja e Çiçës/ Makina që udhëtonte Aliaj nuk drejtohej nga Renato Milloshi, por nga Nelgert Pata

Vrasja e Çiçës/ Makina që udhëtonte Aliaj nuk drejtohej nga Renato Milloshi, por nga Nelgert Pata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

November 7, 2026
Netanyahu tentoi të godiste Iranin para zgjedhjeve, ndërhyri SHBA për të ndalur operacionin sekret, zbardhen prapaskenat e planit izraelit

Netanyahu tentoi të godiste Iranin para zgjedhjeve, ndërhyri SHBA për të ndalur operacionin sekret, zbardhen prapaskenat e planit izraelit

November 7, 2026
Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

November 7, 2026
SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

November 7, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

November 7, 2026
Arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë, i sekuestrohen kokainë, armë dhe para

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë, i sekuestrohen kokainë, armë dhe para

November 7, 2026
Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

November 7, 2026
Krimi i rëndë në Itali/ Vrau nënën me thikë dhe u dorëzua në polici, gjykata lë në burg 21-vjeçarin shqiptar

Krimi i rëndë në Itali/ Vrau nënën me thikë dhe u dorëzua në polici, gjykata lë në burg 21-vjeçarin shqiptar

November 7, 2026
Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve

Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In