Kryetari i Partisë Socialiste dhe njëherazi, kryeministri Edi Rama ndodhet në Asamblenë e Partisë Socialiste në njësinë 7 në Tiranë.
Ky është një prej takimeve të radhës që lidhet me organizimin e punës duke u paraprirë zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
Drejtuesja politike e Tiranës, Ogerta Manastirliu njoftoi se 3 blloqet do të drejtohen nga Etilda Gjonaj, ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj dhe Enkelejd Musabelliu, zv/ministri i Ekonomisë.










