• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton pro një qeverie palestineze pa Hamas

by A R
12/09/2025 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar në mbështetje të një qeverie palestineze pa Hamasin, si pjesë e një kompromisi të kujdesshëm, që sheh shtetet arabe të shkojnë më tej në dënimin e sulmit të Hamasit të tetorit 2023 ndaj Izraelit, në këmbim të një mbështetjeje të qartë për një shtet palestinez.

Qëllimi është të tregohet se Izraeli dhe SHBA janë të izoluara në kundërshtimin e një zgjidhjeje afatgjatë për luftën në Gaza, dhe se vende si Gjermania, një mbështetëse e fortë e Izraelit, po mbështesin një zgjidhje ku Autoriteti Palestinez qeveris Bregun Perëndimor dhe Gazën.

Votimi prej 142 pro dhe 10 kundër të premten ishte për të miratuar të ashtuquajturën ‘Deklaratë e New York-ut’, një dokument që bën thirrje për një zgjidhje me dy shtete, i hartuar nga Franca dhe Arabia Saudite në korrik.

Deklarata përfshin disa nga kritikat më të ashpra ndaj Hamasit të miratuara ndonjëherë nga OKB.

Siç shkruan The Guardian, në tekst thuhet: “Ne dënojmë sulmet e kryera më 7 tetor nga Hamasi ndaj civilëve” dhe “Hamasi duhet të lirojë të gjithë pengjet” që mban në Gaza.

Izraeli, SHBA, Hungaria dhe Argjentina ishin mes vendeve që votuan kundër. Kishte 12 abstenime.

Votimi për këtë deklaratë shihet si një hap drejt konferencës një ditore të OKB-së për zgjidhjen me dy shtete, që do të mbahet në New York menjëherë përpara javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në atë konferencë, një sërë shtetesh, përfshirë Francën, Britaninë, Kanadanë dhe Australinë, do të njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, këmbënguli të enjten se Izraeli kurrë nuk do të pranojë një shtet palestinez. Rreth tre të katërtat e 193 shteteve anëtare të OKB-së e njohin shtetin palestinez, i shpallur në vitin 1988 nga udhëheqja palestineze në mërgim.

Gjermania dhe Italia mbeten dy vendet e mëdha evropiane që nuk e kanë njohur ende shtetin e Palestinës, megjithëse qeveria koalicionit italian është gjithnjë e më shumë e ndarë mbi këtë çështje. Pesë vende evropiane tashmë kanë ndaluar të gjitha importet nga vendbanimet ilegale izraelite.

“Në kontekstin e përfundimit të luftës në Gaza, Hamasi duhet të ndalojë ushtrimin e autoritetit mbi Rripin e Gazës dhe të dorëzojë armët e tij te Autoriteti Palestinez, me mbështetjen dhe bashkëpunimin e bashkësisë ndërkombëtare, në përputhje me objektivin e një shteti të pavarur dhe sovran të Palestinës”, thuhet në deklaratë.

Ajo përmend gjithashtu vendosjen e një “misioni të përkohshëm ndërkombëtar stabilizues” nën një mandat të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të mbrojtur popullsinë, për të mbështetur forcimin e kapaciteteve të shtetit palestinez dhe për të ofruar “garanci sigurie për Palestinën dhe Izraelin”.

Hamasi ka deklaruar se nuk do të pranojë të çarmatoset, përveçse nëse krijohet një shtet sovran palestinez.

Danny Danon, ambasadori izraelit në OKB, të premten tha se rezoluta nuk ishte një përpjekje serioze për paqe.

“Kjo nuk është diplomaci, është teatër, një shfaqje e planifikuar me kujdes për tituj lajmesh dhe jo për paqe”, tha ai.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së të enjten dënoi sulmet ajrore ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar, pa përmendur Izraelin.

Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, pritet të takohet me Donald Trump të premten, ku do të kërkojë të zbulojë çfarë dinte SHBA për sulmin ndaj Hamasit në Doha dhe nëse avionët luftarakë amerikanë në bazën gjigante ajrore amerikane në Katar mund të kishin ndërhyrë për të zmbrapsur avionët izraelitë.

Diplomatët e Katarit ka gjasa të kërkojnë garanci që negociatorët e Hamasit nuk do të sulmohen më, as në Katar, as në Turqi apo në Egjipt. Trump ka thënë se nuk ishte i kënaqur me veprimet e Izraelit, por gjithashtu ka përshëndetur përpjekjet për heqjen e Hamasit.

Katar mban një samit arabo-islamik në Doha të dielën për të diskutuar një përgjigje rajonale kolektive ndaj Izraelit dhe ekziston presion mbi Emiratet e Bashkuara Arabe që të pezullojnë marrëveshjet e Abrahamit, marrëveshjen e bashkëpunimit që nënshkruan me Izraelin në shtator 2020.

EBA thirri ambasadorin izraelit të premten për t’i shprehur pakënaqësinë lidhur me sulmin ndaj udhëheqësve të Hamasit.

Dr Anwar Gargash, një diplomat i lartë i EBA-së, paralajmëroi Izraelin në Këshillin e Sigurimit të enjten.

“Këto veprime të pamatura dhe luftarake nuk do të sjellin as për Izraelin dhe as për rajonin qëllimin tonë të përbashkët për paqe, begati, siguri dhe stabilitet. Ato vetëm sa ushqejnë më shumë dhunë, ekstremizëm dhe kaos, pikërisht në një kohë kur rajoni ka nevojë dëshpërimisht për vetëpërmbajtje dhe de-përshkallëzim. Më tej, kërcënimet e vazhdueshme për aneksim të territoreve dhe sulmet ndaj vendeve fqinje shkatërrojnë çdo themel për një paqe të qëndrueshme dhe kërcënojnë stabilitetin e të gjithë rajonit”, tha ai.

Next Post
Pse u frikësua Berisha të votojë kundër Niko Peleshit?

Pse u frikësua Berisha të votojë kundër Niko Peleshit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Prapë po mblidhen ‘gjithë qelbësirat’?!

December 24, 2025
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Është çelësi i sigurisë…”, Bimo: SHBA ka anashkaluar sovranitetin danez për Groenlandën

December 24, 2025
FMN arrin marrëveshje me Ukrainën për programin prej 15.6 miliardë Dollarë

Raporti për Shqipërinë, FMN: Ekonomia po rritet, ‘Paqja Fiskale’ rrezik për administrimin tatimor

December 24, 2025
Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

December 24, 2025
SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian

December 24, 2025
EMRAT/ 10 deputetë morën lekë edhe për kuponin e pasaportave, 13 të tjerëve ia paguan qiratë shteti

EMRAT/ 10 deputetë morën lekë edhe për kuponin e pasaportave, 13 të tjerëve ia paguan qiratë shteti

December 24, 2025
“Rest Less”: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

“Rest Less”: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

December 24, 2025
Nga kërkesa për Groenlandën tek “flota e artë” dhe pastrimi i ambasadorëve, megalomania e Donald Trump

Nga kërkesa për Groenlandën tek “flota e artë” dhe pastrimi i ambasadorëve, megalomania e Donald Trump

December 24, 2025
Mashtronin italianët me investime në ‘Forex’, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 7 persona

Mashtronin italianët me investime në ‘Forex’, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 7 persona

December 24, 2025
“Fëmijët shqiptarë përfundojnë në shtëpi bari”, alarmi që ngre avokati shqiptar në Angli

Zbulohet “shtëpia e barit” në Velipojë, dy të arrestuar, policia jep detaje

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com