• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Artur Zheji, iku më i miri i analizës politike shqiptare

by Ervis Iljazaj
24/08/2025 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Kur isha student i shkencave politike në Itali në vitet 2000, ndiqja çdo debat politik që zhvillohej në Shqipëri. Por mbi të gjitha, ndiqja çdo debat ku në panel ishte Artur Zheji. Ishte një nga të preferuarit e mi në analizën politike, në mos më i preferuari.

Përballë argumentave të tij, sidomos gjuhës dhe metaforës që e kishte therrëse, çdo kush tjetër dukej i vogël. Artur Zheji në studio ishte imponues dhe vështirë se e fitonte ndokush debatin me të. Ishte mjeshtër i fjalës që e përdorte për të depërtuar thellë në opinionin publik shqiptar. Me pak fjalë, Zheji ishte i pashmangshëm për çdo gjë që thoshte dhe shkruante. Ishte padyshim një nga zërat me më ndikim të tranzicionin shqiptar.

Si askush tjetër arrinte të lexonte prapaskenat politike me intuitën e tij, intuitë që i vinte prej shkollimit prej dramaturgu dhe eruditi. Si asnjë tjetër, njihte natyrën politike dhe intrigat e saj, të cilat i përcillte me një elegancë të pashoq në studiot e debatit të varfër politik shqiptar. Mund të thuhet pa frikë, se Artur Zheji ishte më i miri i analizës politike shqiptare, gjë të cilën kam patur rastin t’ja them dhe personalisht disa herë. Prandaj ky gjykim mbi të, nuk është siç bëhet zakonisht pas ikjes nga kjo botë i një njeriu.

Në zhurmat e debatit publik shqiptar, Zheji dallonte për stilin e tij therës, por të qetë. Asnjëherë nuk bërtiste, asnjëherë nuk shante apo ofendonte. Thjesht i imponohej studiove të debatit jo vetëm me staturën e tij, por me patosin e analizës dhe argumentet të stërholluara.

Personalisht, kam lexuar çdo editorial të tij, sepse ishte nga të paktët analistë politikë në Shqipëri prej të cilit mund të mësoje diçka.

Më pas pata fatin ta njihja nga afër kur drejtonte gazetën MAPO për të cilën kishte një batutë, që ne, miqtë e tij e përmëndim gjithmonë. ‘’Mapo është gazetë e vogël, por zhurmën e bën të madhe’’, thoshte Zheji për gazetën që drejtonte. E bënte zhurmën të madhe pikërisht sepse drejtohej nga ai, nga publicisti që askush nuk mund ta shmangte dhe sa herë që hidhte një mendim ndikonte në opinionin publik.

Një nga arsyet se përse në 2017 pranova të drejtoja Gazetën MAPO, duke qenë se nuk vija nga bota e gazetarisë, ishte pikërisht sepse kisha njohur Arturin si drejtor të saj.

Zheji me pamjen e tij ndoshta dukej arrogant, i ftohtë dhe jo empatik, por e vërteta ishte totalisht e kundërt. Brenda asaj pamje të egër ndoshta, fshihej një njeri i butë dhe emocional. Jo më kot, si asnjëherë tjetër, e gjithë politika shqiptare, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë, e gjithë bota e medias u bënë bashkë për të shprehur ngushëllimet për ikjen e tij.
Lamtumirë Artur!
Le një boshllëk të parikupërueshëm në debatin publik shqiptar.

Next Post
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Comments 2

  1. Lui says:
    7 months ago

    Shkrim me vlerë për njeriun më me vlerë të analistëve dhe publicistëve jo vetëm të kohës së tij.

    Reply
  2. PRoShi says:
    7 months ago

    Tani Arturi shkoj asaj bote, por nuk mund të thuash ishte gazetari më i mirë. Ishte një gazetar i politizuar si shumica e gazetarëve në Shqipëri. Pra si drejtues i 360 gradave ishte vetëm 1.5 -3 vite punë. Si drejtor i RTSH rreth 2 vite punë , më pas ishte për shumë kohë panelist. Por familja e tij , babai , nëna kanë pasur një traditë me kontribute të mëdha në karrierën e tyre.
    U prehtë në paqe.

    Reply

Leave a Reply to Lui Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

March 22, 2026
Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

March 22, 2026
Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

March 22, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

March 22, 2026
Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

March 22, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

March 22, 2026
Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

March 22, 2026
Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

March 22, 2026
Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

March 22, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In