Artur Zheji shkruan sot në MAPO se PD me protestën e saj më shumë e forcoi sesa e dobësoi qeverinë.
Në editorialin e sotëm, Zheji shkruan se hallet e popullit tonë nuk mund t’i zgjidhi një parti që djeg bunkerë…
“Shumica u bë edhe më homogjene. Zgjedhësit e saj, qofshin të zhgënjyer, qofshin të lëkundur, qofshin në pritje të diçkaje tjetër më të mirë, trokitën në zyrat e partive në pushtet, për të ripohuar besnikërinë e tyre. Simbas ekuacionit që thotë se: “nëse tanët që votuam nuk po na zgjidhin ndonjë punë të hajrit, këta të tjerët, që djegin edhe bunkerin, nuk do të na kenë fare nëpër listat e tyre…” – shkruan Artur Zheji.