• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reagon ambasadori gjerman: Si u keqpërdor foto ime te bunkeri

by Java News
12/12/2015 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një foto e ambasadorit gjerman, Helmut Hofman mes protestuesve të 8 dhjetorit u publikua në të gjitha mediat online. Ambadasori qëndronte diku afër Ministrisë së Brendshme, duke parë nga afër atë që ndodhte tek bunkeri.

Një interpretim i gazetarit Nebil Çika është bërë shkak që Hofman të shpërndajë një email për pse­në e pranisë së tij në proteste dhe për një qëndrim kundër asaj që ndodhi. “Ajo që pashë më tronditi”, shkruan ambasadori.

Emaili i plotë i Hofman për mediat:

“Jam mësuar tanimë me raportimin e keq të asaj, që unë them në publik në median shqiptare, por si rregull ndjek parimin të mos reagoj ndaj keqinterpretimeve. Por artikulli i gazetës “Standard” i datës 10 dhjetor 2015 me titull “Protestuesi i Nderit” shkruar nga një farë Nebil Cika – ribotuar nga Albanian Daily News datë 11 dhjetor – shkon përtej asaj, që mund të anashkalohet. Nuk po zgjatem: Është një nonsens absolut të pretendohet se unë kam qenë gjatë demonstratës së dhunshme pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në pasditen e 8 dhjetorit “si një protestues i zakonshëm”, dhe është një gënjeshtër e hapur të thuhet se “kam qëndruar atje deri në të fund”. E vërteta është që atë ditë më duhej gjithsesi të kaloja përmes sheshit Skënderbej dhe duke qenë se unë parapëlqej të krijoj një përshtypje të dorës së parë të asaj që ndodh në situata të tilla, shkova rreth pesë minuta për ta bërë këtë. E në fakt ajo që pashë më tronditi, çka shërbeu për mua si një motivim shtesë për të shprehur publikisht mbështetjen time të qartë për deklaratën e publikuar nga Delegacioni i BE atë mbrëmje, e cila dënonte përdorimin e dhunës në demonstratë dhe u bënte thirrje palëve të interesuara që të distancoheshin nga sjellje të tilla të papranueshme. E konsideroj vërtet mjaft për të ardhur keq faktin, që përkujtimi i protestave studentore të 8 dhjetorit 1990 u keqpërdor në atë mënyrë”.

Next Post

Van Gaal: United do të fitojë trofe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In