• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Artisti i epikës

Në 25-vjetorin e ndarjes nga jeta të Fatmir Haxhiut (1927–2001)

by S T
16/03/2026 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Prej plot çerek shekulli, piktori i njohur nuk është mes të gjallëve, por ka zënë vendin e tij përkrah personazheve që krijoi ndër dekada, në njëfarë mënyre ashtu si dikur piktorët vendosnin në kompozicione edhe veten e tyre. Në këtë rast është pak ndryshe. Fatmir Haxhiu, artisti ynë i epikës, e materializoi perceptimin e publikut dhe të gjithë materialin tonë historik të folklorit dhe atë akademik, duke e shndërruar në personazhe reale. Miti frymoi në telajon e tij dhe tashmë mund të shijohet estetikisht. Shikuesi i prek me emocionet dhe komunikon me një galeri të tërë figurash historike, kurse Haxhiu vetë me punën e tij të orienton në zgafellet e kohës për të njohur tiparet më të mira dhe atë që e mban të gjallë epizmin në memorien tonë kombëtare. Është kaq i dhënë në të gjithë këtë ndërmarrje, saqë monumentalizmi i tij të trand. Ata që kanë pasur fatin ta vizitonin në studio e kanë ndjerë menjëherë dhe janë njëjtësuar me përfytyrime, të cilat dikur i mbartnin thjesht nga leximet. Kjo është forca e piktorit të njohur, tashmë në amëshim, punët e të cilit veç Fondit të Galerisë Kombëtare dhe muzeve të ndryshëm brenda dhe jashtë Shqipërisë, janë të ekspozuara në koleksione të shumta private në Itali, Francë, Spanjë, Austri, Greqi, Kinë, SHBA, Japoni dhe shumë vende të tjera. Në kohën tonë studiuesja e arteve pamore Zana Varvarica i ka kushtuar një monografi, ku ka shpalosur të gjithë kulturën e saj për të na dhënë më shumë sesa portretin e një piktori, një personalitet që në gjininë e epikës dhe lirikës tregoi se ishte jo thjesht personalitet, por një misionar.

Nëse nuk do të kontribuonte me forcën e punës dhe zgjidhjen e mençur të temave të ndryshme; si edhe zotësinë për të përcjellë artin e tij tek të rinjtë; si promovuesi i studios së parë ushtarake të artit; apo edhe në debate lidhur me probleme të ndryshme të artit do të ishte harruar me kohë, por artisti është dhe mbetet me të gjithë forcën falë përkushtimit dhe talentit të tij që mbarte punë të disiplinuar.

Shqiptarët që kanë pasur fatin ta njihnin ruajnë nderimin e kujtojnë njeriun modest të epikës, i cili të jepte ndjesinë e madhe të karakterit artistik dhe atë të lartë human, por edhe mënyrën sesi jetonte modestisht me bashkëkohësit. Pavarësisht, se ishte një personazh i sjelljes në artin pamor të mitit shqiptar, apo që krijoi dhe mbushi me ndjenjën e artit të tij, duke e përçuar rrafshin metafizik të botës së tij tek figurat e pikturuara dhe natyra e përshkruar. Dhe, personazhet e tij bëhen bashkë me natyrën po aq të thepisur për ta nxjerrë sa më të madhe peshën e madhe të epikës dhe mbijetesën falë heroizmit shqiptar. Me eposin e tij, ai krijoi Renesansën tonë virtuale, duke na dhënë jo thjesht bashkëkohësi, por edhe vlera mirëfilli estetike. Duke u afruar me shekullin e shkuar, iu dedikua shumë temës së Luftës të Dytë dhe qëndresës heroike të popullit, të cilat u blatoi me kurajë punë të vështira në realizim te kompozimet monumentale, shtuar me veprat e tij të ndryshme në vizatim dhe grafikë. Sot, njerëzit që e njohën e njëjtësojnë me heroiken, ku duket se edhe ai mban një vend si kronikan i madh i popullit të tij, të cilit i kushtoi aq shumë. Veçse, kujdes, në rravgimet e tij historike nuk kishte sesi mund të shpëtonte edhe portreti dhe temat lirike, figura e qashtër e femrës shqiptare dhe kompozimi i mrekullueshëm i “Dasmës tiranase”, e cila për studiuesit konsiderohet si një nga punimet e tij më të bukura lirike, e tregoi me të gjithë këtë përmasë.

29 prilli, Dita Ndërkombëtare e Vallëzimit! Pakkush si populli shqiptar e ka lidhur çdo gëzim dhe hidhërim të jetës me këtë formë shprehje, nëpërmjet artit marramendës të valles. Më poshtë është paraqitur e famshmja Vallja e shpatave një nga elementet më domethënëse të kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.
“Vallja e fitores” nga Fatmir Haxhiu, 2000.

Fatmir Haxhiu u lind më 28 dhjetor 1927 në qytetin e Gjirokastrës. Studimet e mesme i kreu në Liceun e Tiranës, ndërsa do të përfundonte studimet e Larta në Zagreb. Në vitin 1930 familja e tij u vendos me banim në qytetin e Tiranës, ku zhvilloi të gjithë jetën e tij artistike deri kur dha shpirt më 10 mars 2001 në një banesë fare afër Liceut . Historia jonë e artit e ka vendosur në një piedestal dhe kjo shikohet nga nderimi i artistëve më të rinj, kujtimi për të, i cili bëhet dhe më i prekshëm falë kontributit të fëmijëve të tij, pasionantë dhe adhurues të kulturës kombëtare.

 

Next Post
Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy të vdekur e 8 të plagosur nga aksidenti me 4 makina në Itali, shkak parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare

Dy të vdekur e 8 të plagosur nga aksidenti me 4 makina në Itali, shkak parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare

March 16, 2026
Detajet/ Kush përfiton kredi të buta në Tiranë? Të ardhurat minimale dhe maksimale që duhet të kenë aplikantët

1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja, Bashkia Tiranë hap mundësitë për vitin 2026

March 16, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Përdhunoi punonjësen 21-vjeçare në Tiranë, arrestohet 48-vjeçar i huaj

March 16, 2026
Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

March 16, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A jemi të mbrojtur nga lufta?

March 16, 2026
Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

March 16, 2026
Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

March 16, 2026
Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

March 16, 2026
Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

March 16, 2026
Lutje Mbesës Ani Ypi

Lutje Mbesës Ani Ypi

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In