• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Artistët e pavarur: Të ndërtohet teatër i ri, por të mos cenohet prona!

by Java News
25/06/2018 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artistët e pavarur propozojnë një zgjidhje kompromisi për çështjen e Teatrit të ri Kombëtar. Në tryezën e sotme të thirrur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, aktori i njohur Artan Imami ka lexuar një deklaratë ku paraqiti kushtet për të gjetur konsensusin dhe ftoi artistët dhe aktorët e tjerë në këtë proces që ta firmosin atë.

Me anë të kësaj deklarate ai u shpreh dakord me ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, por duke parashtruar si kërkesë që territori të mos preket dhe që aktorët të jenë pjesë e komisionit negociues.

Sipas Imamit, prona që posedon Teatri Kombëtar duhet të shfrytëzohet vetëm dhe vetëm për godinën e re të Teatrit Kombëtar duke mos cenuar tjetërsimin. “Nënvizoj, duke mos cenuar tjetërsimin e asnjë pjese të kësaj prone apo vendosjen e saj në favor të partnerit privat për zhvillimin e pjesës tjetër të projektit”, the Imami.

Ai u shpreh se teatri është një institucion kombëtar dhe për këtë arsye kërkoi një proces transparent duke qartësuar jo vetëm grupin e artistëve por edhe gjithë publikun në lidhje me procesin e nisjes së ndërtimit dhe afatin konkret të përfundimit të kësaj godine dhe vënien e saj në funksion të publikut.

Deklarata e plotë e Artan Imamit
Ajo që dua të deklaroj është që të gjitha ata që do e gjejnë veten në këtë deklarim mund ta firmosin qoftë virtualisht qoftë me qëndrimet e tyre publike.

Ne artistët e pavarur të cilët nuk jemi pjesë e asnjë shoqate, apo grupi artistësh apo anëtarë sindikatash të cilët gëzojmë po të njëjtat të drejta në lidhje me godinën e teatrit Kombëtar dëshirojmë që t’i bëjmë me dije gjithë opinionit publik dhe dashamirësve të teatrit në vendin tonë se:

Shprehim dakordësinë tonë dhe nevojën emergjente për një godine të re të Teatrit Kombëtar. Një godinë e cila t’u shërbejë artistëve dhe mbi të gjitha publikut i cili edhe pse në kushte tërësisht të papërshtatshme për asnjë moment nuk e ka braktisur skenën e teatrit.

Ne artistët nënshkrues të kësaj deklarate shprehim vullnetin dhe njëkohësisht edhe kërkesën tonë që në funksion edhe të transparencës që i shërben forcimit të besimit në këtë proces, përfshirjen e detyrueshme në komisionin e negocimit që do të ngrihet për zhvillimin e këtij projekti me qëllim për të qenë pjesë e vendimmarrjes që ka të bëjë për ngritjen e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Po kështu shprehim mendimin tonë paraprak, para nisjes së negociatave se prona që posedon Teatri Kombëtar duhet të shfrytëzohet vetëm dhe vetëm për godinën e re të Teatrit Kombëtar duke mos cenuar tjetërsimin, nënvizoj, duke mos cenuar tjetërsimin e asnjë pjese të kësaj prone apo vendosjen e saj në favor të partnerit privat për zhvillimin e pjesës tjetër të projektit.

Teatri është një institucion kombëtar dhe për këtë arsye ne artistët kërkojmë një proces transparent duke qartësuar jo vetëm grupin tonë të artistëve por edhe gjithë publikun në lidhje me procesin e nisjes së ndërtimit dhe afatin konkret të përfundimit të kësaj godine dhe vënien e saj në funksion të publikut.

I gjithë ky proces kërkon një bashkërendim dhe mbi të gjitha besim midis palëve për të ngritur më në fund një godinë bashkëkohore dhe moderne të Teatrit Kombëtar në shërbim të artistëve dhe publikut tonë artdashës.

I ftoj të gjithë ata që e gjejnë veten brenda këtij deklarimi, do ta gjejnë në ueb, të thonë mendimin e tyre publikisht.

a.ç

Next Post
7 gabimet e pafalshme që bëjnë 99% e grave

7 gabimet e pafalshme që bëjnë 99% e grave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In