• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arti i 900-ës, Kumbaro: Ëndërr e kthyer në realitet. Publiku shqiptar pret natyrshëm kryeveprat e mëdha

by A R
16/01/2017 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ekspozitë e një rëndësie të veçantë, një sfidë e pamundur e bërë realitet, një mrekulli e kulturës. Kështu e cilësoi ministrja Kumbaro  hapjen e ekspozitës me kryeveprat romane të 900-ës, duke mos lënë pa përmendur edhe vështirësitë e kushtet që duheshin përmbushur për të bërë të mundur shfaqjen e këtyre veprave për publikun shqiptar.

“Gati e pamundur dukej kjo sfidë kur e menduam në fillim, muaj më parë, kur me Iole Siena, Presidenten e Arthemisia-s, filluam të imagjinonim sesi mund të bëhej një ekspozitë e tillë Kryeveprash arti në Tiranë. Lista e kushteve që duheshin plotësuar ishte kaq e rëndë saqë dukej se s’mbaronte. Por edhe më shumë peshonte dëshira, pasioni dhe energjia nga të dy anët e Adriatikut për ta arritur të pamundurën”, u shpreh Kumbaro në çeljen e ekspozitës “KRYEVEPRAT e artit italian të viteve 1900″.

Duke e cilësuar kulturën si komunikimin më të mirë mes popujve dhe mjetin që i afron më shumë se gjithçka vendet, Kumbaro tha se tashmë Shqipëria dhe Tirana i mirëpresin krejt natyrshëm ngjarje të tilla kulturore.

“Projekte pas projektesh, ide që përplaseshin, vështirësi që s’parashikoheshin dhe një komunikim shumë intensiv orë e pa orë, në muaj të tërë, e bëri gjithmonë e më të prekshme atë që dy popujt tanë, dy vendet tona, dy kulturat tona,  kanë shekuj që e ndërtojnë: urën e komunikimit përmes kulturës, kësaj radhe me “Kryeveprat italiane në Tiranë”. Është ky emri më i natyrshëm që mund të pagëzonte këtë ekspozitë, si një krijim që i rri bukur Tiranës kur mendon energjinë e madhe që rrjedh te rinia shqiptare, te publiku shqiptar i cili tashmë krejt natyrshëm  pret kryeveprat në vendin e vogël por me dëshirat e mëdha. Kjo është mrekullia e Kulturës! Tirana dhe Shqipëria, janë tashmë pjesë e axhendave ndërkombëtare kulturore pikërisht se dinë  të japin e të marrin kulturalisht, sepse ëndrrën e të pakapshmes e kthejnë në realitet. Kjo është Shqipëria e gjeneratës tjetër”.

Ndërkohë ekspozita nuk do të jetë e hapur  vetëm  për dashamirësit e artit dhe publikun e gjerë. Ministria e Kulturës dhe grupi organizator Arthemisia, janë kujdesur për përgatitjen e skuadrave të edukimit kulturor, të cilat do të bëhen pjesë e kësaj ngjarje me një rëndësi të veçantë për kryeqytetin, ku për 3 muaj do të mirëpresin nxënësit e shkollave me një program të dedikuar për fëmije e të rinj./a.m.

378A0038378A9115378A9181378A9255378A9366378A9972
IMG_0696IMG_0979IMG_1118

Next Post
Bleta Shqiptare / Ish-zëdhënësi i Berishës dhe Shenasi Rama krijojnë parti të re

Bleta Shqiptare / Ish-zëdhënësi i Berishës dhe Shenasi Rama krijojnë parti të re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In