• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bleta Shqiptare / Ish-zëdhënësi i Berishës dhe Shenasi Rama krijojnë parti të re

by A R
16/01/2017 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Bleta shqiptare” është lëvizja më e re politike që pritet të zyrtarizohet gjatë ditës së nesërme në Tiranë. Iniciatorë të saj janë dy shqiptaro-amerikanë, Shenasi Rama, anëtar i Lëvizjes së Dhjetorit 1990 dhe Grid Rroji, ish-zëdhënës i Sali Berishës në qeverinë e vitit 2006.

Në lëvizjen e tyre është bashkuar edhe Valbona Karanxha, eksperte në fushën e Shkencave Politike. Lëvizja të cilën ish-dhjetoristi Shenasi Rama e ka paralajmëruar edhe më herët në mediat shqiptare, vjen si një zë i fortë kritik ndaj gjithë spektrit politik në vend. I njohur për kundërshtinë e hapur ndaj Sali Berishës, duket se kjo forcë politike goditjet më të forta do t’i shigjetojë ndaj ish-kryeministrit, tashmë në opozitë.

Shenasi Rama rikthehet në Shqipëri me këtë angazhim politik pas 26 vitesh emigrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Se sa do t’ia dalin të përfaqësohen denjësisht, kjo mbetet të shihet në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që Shqipëria mban më 18 qershor.

Nga ana tjetër, Grid Rroji, të cilin Sali Berisha e punësoi Shef të Departamentit të Informacionit në qeverinë e tij duke e marrë nga zyrat e OKB-së ku ai punonte, e ka shprehur hapur kundërshtinë ndaj ish shefit të tij. Ai dha dorëheqjen pas dy vitesh në këtë detyrë ku u kthye për të jetuar sërish në SHBA. Sot, ai rikthehet sërish në atdhe me bindjen për të sjellë ndryshimin në politikën shqiptare.

Këtë alternativë të re që vjen nga Amerika, anëtarët e parë e kanë bërë publike në rrjetin social Facebook ku kanë lajmëruar manifestin politik që do të zyrtarizojë “Bletën Shqiptare” të martën në Tiranë.

Grid Rroji shkruan në Facebook:

“Paria e Tiranës dhe projekti i saj i transformimit të shtetit dhe të shoqërisë shqiptare kanë dështuar plotësisht, pa asnjë mëdyshje dhe me turp. Nuk ka zgjedhje, ceremoni, ritual, fytyra të shplara, përkujtimore, vrasje mafioze, klan kriminal, sindikatë ndërkombëtare krimi që i nxjerr nga ky dështim i frikshëm dhe i gjithanshëm. Kësaj rruge ku janë duke shkelur, këta do t’i shkojnë deri në fund jo sepse nuk dinë tjetër, jo sepse nuk kanë zgjidhje tjetër, por sepse nuk duan tjetër. Këta e kanë bërë gjithçka me ndërgjegje e pa mëdyshjen më të vogël dhe kanë dështuar. Por, dështimi nuk është i tyre. Ata që kemi dështuar për shkakun e tyre jemi ne shqiptarët. Në rruge e sipër, gjatë këtij tranzicioni, ata i kanë arritur qëllimet e tyre të pasurimit e të shfrytëzimit deri në palcë të burimeve material të shtetit e kombit shqiptar. Ne ngadalë po në mënyrë të pathyeshme po kthehemi në skllevërit e tyre modern, një popull që jeton sot për nesër, që nuk ka nder e vlera, që nuk e di kush është dhe që nuk ka forca të luftojë për veten e vet, për familjet e veta, për të të ardhmen e fëmijëve të vet. Ka boll deputetë që janë kriminelë e vrasës, zyrtarë që janë ish-të-burgosur, gjykatës që janë maskarenj e zhvatës, ministra që janë superhajna, politikanë që janë trafikantë droge e organesh, ndihmëse zyrash që janë edhe punonjëse seksi, drejtoresha që përdorin gjuhën e prostitutave. Çka nuk ka në administratën shtetërore të shtetit shqiptar! Gjithcka funksionon në bazë të krimit, të korrupsionit e degjenerimit dhe të shkallës së shërbimit që i bëhet parisë sunduesve dhe pronarëve të saj ndërkombëtarë. Por më e keqja është se ata që duhej të ishin roja e interesave kombëtare dhe zyrtarë të shtetit e shërbyes të shoqërisë, profesorët, mësuesit, oficerët, zyrtarët, mjekët, sipërmarrësit, e me radhë, janë shumë të inkriminuar nga interesat e parisë sunduese. Ligji dhe e drejta blihet dhe shitet, dhe ky shtet funksionon në bazë të lekut. Tenderët jepen sipas interesave te pushtetarëve, investimet bëhen sipas nivelit të vjedhjes publike, projektet formulohen e zbatohen sipas modeleve që nuk kanë vlerë për ne, borxhet merren sepse duhen paguar rrogat, policia shtohet për të ushtruar dhunë, ndërsa ushtria ka mbetur me lopata, ndihmat jepen për sektorë joprodhues të shoqërisë dhe si imitim i asaj çka ndodh diku tjetër, ata që duhen mbështetur injorohen dhe kështu gjithçka bëhet mbrapsht. E vetëm kështu një administratë shtetërore normale nuk duhet me kenë.”

express/b.d

Next Post
VIDEO/ Momentet kur djali i gardistit plagoset para banesës

VIDEO/ Momentet kur djali i gardistit plagoset para banesës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In