• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Artemis mbahet peng’/ Prindërit e 19 vjeçares së zhdukur prej 3 vitesh kërkojnë ndihmë! Letra anonime e dëshmitë e reja

by Java News
01/11/2023 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasditen e sotme emisioni investigativ “Pa Gjurmë” në Report Tv solli në fokus historinë misterioze të zhdukjes së 19-vjeçares shqiptare në Greqi, Artemis Vasilis në 2020. Të ftuar në studio prindërit e të resë së bashku me avokatin e familjes dhanë detaje mbi zhdukjen e saj.

Tre vite pas zhdukjes misterioze të 19-vjeçares. me origjinë shqiptare në Greqi, Artemis Vasilis, prindërit e saj Jani dhe Sofia Vasilis udhëtuan për të qenë prezent në studion e emisionit “Pa Gjurmë” në Report Tv.

Në një intervistë me gazetaren Odeta Dume ata dhanë detaje mbi humbjen e të bijës, ndërsa treguan se 3 muaj para zhdukjes, Artemis ishte larguar sërish nga shtëpia për disa orë pas ndarjes nga i dashuri. Sipas tyre, ditën e 16 tetorit kur vajza humbi gjurmët, Artemismund të jetë takuar me ish të dashurin e saj. Por ky i fundit, refuzon të flasë me prindërit e të resë, edhe pas shumë tentativave të tyre. Dyshimi kryesor për prindërit e 19-vjeçares është pista e një rrëmbimi të mundshëm.

“Vajza ishte tip i mbyllur, nuk na kishte sjellë shqetësim. Vetëm pati një lidhje me një djalë shqiptar që ka lindur në Greqi. Ajo ka ikur njëherë nga shtëpia 3 muaj para se të zhdukej përfundimisht. Qëndroi 2-3 orë pa na lajmëruar, ndërsa bëmë denoncim në polici. Kur u kthye, ajo na tregoi se ishte ndarë nga djali me të cilin kishte pasur një lidhje. Dyshojmë se vajzën e kanë rrëmbyer, ajo mund të jetë ngatërruar me disa persona të këqinj. Ndoshta dikush e ka shfrytëzuar, por që të ketë ikur vetë vajza këtë gjë nuk e besojmë. Ish i dashuri i vajzës ka dhënë dëshmi në polici, por kur ne kemi tentuar për të folur me të ai ka refuzuar të flasë”-rrëfyen prindërit e vajzës.

Në studion e “Pa Gjurmë” prindërit e 19-vjeçares ishin të shoqëruar edhe nga avokati i familjes, Anastasios Dugas, i cili tregoi se në zyrën e tij kishte mbërritur një letër anonime që tregonte se Artemis mbahej peng nga dy persona. Sipas tij, kjo letër ishte një tentativë për çorientimin e hetimeve në lidhje me zhdukjen e 22-vjeçares.

“Kjo letër anonime që erdhi në zyrën time na tregoi disa vende ku mund të ndodhej vajza. Së bashku me policinë kemi shkuar në këto pika, ndërkohë kjo ka qenë për të na çorientuar kërkimet për Artemisën. Ne kemi bërë edhe një kallëzim për vrasje në polici, ose ajo mbahet peng nga disa persona të panjohur.”- tregoi avokati i familjes Vasilis.

Gjithashtu pasditen e sotme emisioni “Pa Gjurmë” u lidh edhe me emisionin analog në Greqi “On The Spot”, ku në një lidhje direkte gazetari Nikos Nikoletakis tregoi më tepër detaje mbi zhdukjen e të resë. Ai tregoi se sipas informacioneve jozyrtare të marra nga autoritetet greke, Artemis Vasilis është larguar me dëshirën e saj, ndërsa mund të ketë nisur një lidhje tjetër dashurie.

“Në mënyrë jozyrtare autoritetet na kanë thënë se sipas disa informacioneve Artemis ka shkuar jashtë shtetit, ose ndodhet në Greqi me një shok që nuk do që ta dinë familjarët.”- tha ndër të tjera gazetari grek Nikos Nikoletakis

Kujtojmë se Artemis Vasilis doli mëngjesin e 16 tetorit të vitit 2020 nga shtëpia për një intervistë pune në një dyqan të njohur lodrash në Koropi të Greqisë. Ndonëse u nis me atë qëllim, Artemis nuk mbërriti kurrë në destinacion. Për herë të fundit vajza me origjinë shqiptare është kapur nga kamerat duke shkuar në një stacion autobusi, aty ku është parë nga disa dëshmitarë të cilët kanë treguar se ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike. Edhe pas shumë dëshmive të mbërritura, sot 3 vite më pas, ende nuk është zbuluar diçka konkrete për fatin e 19-vjeçares Artemis Vasilis, ndërsa familjarët e saj po përjetojnë që makth që duket se ska fund./m.j

Next Post
“Larg oborrit të pushtetit”/ Rama batuta me piktorin Luca: Artistët mund të vijnë këtu të bëjnë dhe protesta kundër qeverisë, sallën e marrin pa qira

“Larg oborrit të pushtetit”/ Rama batuta me piktorin Luca: Artistët mund të vijnë këtu të bëjnë dhe protesta kundër qeverisë, sallën e marrin pa qira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja sa shkojnë temperaturat

Diell në të gjithë vendin gjatë ditës së sotme, ja sa do shënojë termometri

August 27, 2026
Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA! Zjarri i merr jetën tre fëmijëve, në gjendje të rëndë katër persona të tjerë

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA! Zjarri i merr jetën tre fëmijëve, në gjendje të rëndë katër persona të tjerë

August 27, 2026
Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

August 27, 2026
VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com