• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna mes të miturave në Fier, Prokuroria nis hetime për “Heqje të paligjshme të lirisë”, apel të mos publikohen pamjet

by A R
07/07/2026 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka reaguar lidhur me rastin e dhunës ndaj një vajze të mitur, pamjet e së cilës u publikuan në rrjetet sociale dhe u shpërndanë gjerësisht në media.

Sipas Prokurorisë, ngjarja është trajtuar menjëherë nga organet ligjzbatuese dhe aktualisht është objekt i një procedimi penal.

Më 10 qershor 2026, Komisariati i Policisë Fier referoi materialet procedurale për një ngjarje të ndodhur më 8 qershor, ku një e mitur ka kallëzuar se është dërguar në një banesë në qytetin e Fierit dhe më pas është dhunuar fizikisht nga disa të mitura të tjera.

Bazuar në materialet e referuara, Prokuroria ka regjistruar procedim penal për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim, sipas nenit 110, paragrafi 2 të Kodit Penal.

Gjatë hetimeve, Prokuroria i është drejtuar Gjykatës me kërkesë për caktimin e një mase sigurimi personal ndaj një të miture në konflikt me ligjin. Me vendimin e datës 1 korrik 2026, Gjykata e ka pranuar kërkesën, duke vendosur masën e sigurimit, e cila mbetet në fuqi.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, për të përcaktuar përgjegjësinë penale të çdo personi të përfshirë, si dhe për të verifikuar mënyrën se si janë realizuar, ruajtur dhe shpërndarë pamjet filmike në rrjetet sociale.

Prokuroria thekson se, për shkak se në këtë procedim janë të përfshirë të mitur, veprimet e saj udhëhiqen nga parimi i interesit më të lartë të fëmijës dhe nga detyrimi ligjor për mbrojtjen e privatësisë dhe identitetit të tyre.

Institucioni kujton se Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur dhe ligji “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës” ndalojnë publikimin e çdo informacioni, fotografie apo materiali që mund të çojë në identifikimin e të miturve të përfshirë në procedime penale, si viktima, autorë të dyshuar apo dëshmitarë.

Për këtë arsye, Prokuroria u bën thirrje qytetarëve, administratorëve të faqeve në rrjetet sociale dhe mediave të mos publikojnë apo ripublikojnë pamjet filmike dhe të dhënat që mund të identifikojnë të miturit e përfshirë në këtë ngjarje, duke respektuar të drejtat, privatësinë dhe dinjitetin e tyre.

NJOFTIMI ZYRTAR

Nisur nga interesi publik i shfaqur pas publikimit në rrjetet sociale dhe në media të një materiali filmik ku shfaqet dhunimi fizik i një shtetaseje të mitur, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier informon opinionin publik se kjo ngjarje është trajtuar menjëherë nga organet ligjzbatuese dhe është aktualisht objekt i një procedimi penal pranë kësaj prokurorie.

Më datë 10.06.2026, Komisariati i Policisë Fier ka referuar materialet procedurale lidhur me një ngjarje të ndodhur më datë 08.06.2026, ku një shtetase e mitur ka kallëzuar se është dërguar në një banesë në qytetin e Fierit dhe më pas është dhunuar fizikisht nga disa shtetase të tjera.

Mbi bazën e materialeve të referuara, Prokuroria ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Gjatë zhvillimit të hetimeve dhe në funksion të vlerësimit të plotë të të gjitha rrethanave të ngjarjes, si dhe referuar edhe elementeve të tjera penale të dyshuara në lidhje me një të mitur në konflikt me ligjin, Prokuroria i është drejtuar Gjykatës me kërkesë për caktimin e një mase sigurimi personal, sipas parashikimeve të nenit 239 të Kodit të Procedurës Penale. Lloji i masës së sigurimit është diktuar nga kushtet specifike të rastit dhe të dhënave të marra deri në këto momente të hetimit. Me vendimin e datës 01.07.2026, Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, duke caktuar masën e sigurimit ndaj të miturës në konflikt me ligjin, masë e cila vijon të jetë aktualisht në fuqi.

Prokuroria vijon hetimet me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësisë penale të çdo personi të përfshirë, si dhe verifikimin e çdo elementi tjetër të mundshëm penal që mund të rezultojë gjatë procesit hetimor, përfshirë mënyrën e realizimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së materialeve filmike në rrjetet sociale.

Duke qenë se në këtë procedim janë të përfshirë persona të mitur, Prokuroria thekson se veprimtaria e saj udhëhiqet nga parimi i interesit më të lartë të fëmijës dhe nga detyrimi ligjor për garantimin e privatësisë dhe mbrojtjen e identitetit të të miturit.

Në zbatim të ligjit nr. 37/2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”, i cili parashikon mbrojtjen e posaçme të jetës private dhe konfidencialitetit të të dhënave të të miturve në konflikt me ligjin, viktimave dhe dëshmitarëve të mitur, ndalohet publikimi i çdo informacioni, imazhi, të dhëne apo elementi tjetër që mund të çojë në identifikimin e tyre.

Po ashtu, në respektim të ligjit nr. 18/2017 “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës”, çdo veprim që cenon privatësinë, dinjitetin dhe integritetin e fëmijës bie ndesh me detyrimin për mbrojtjen e interesit më të lartë të tij. Standardet ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është aderuese, kërkojnë që fëmijët e përfshirë në procedime penale, si viktima apo autorë të dyshuar të veprave penale, të mbrohen nga ekspozimi publik dhe nga çdo formë riviktimizimi.

Për këtë arsye, Prokuroria u bën thirrje qytetarëve, administratorëve të faqeve në rrjetet sociale dhe subjekteve mediatike të shmangin publikimin, shpërndarjen dhe ripublikimin e pamjeve filmike apo të dhënave që mund të identifikojnë të miturit e përfshirë në këtë ngjarje, duke respektuar detyrimet ligjore për mbrojtjen e privatësisë, dinjitetit dhe të drejtave të tyre.

Prokuroria do të vijojë të informojë opinionin publik për çdo zhvillim të mëtejshëm të procedimit penal, në masën që një informim i tillë nuk cenon sekretin hetimor, të drejtat e të miturve dhe garancitë procedurale të parashikuara nga ligji.

Next Post
VIDEO/ Berisha dhe debati për “non grata”, pretendimet për heqje sanksionesh përballë statusit “waiver” dhe listës së DASH

Berisha del blof me postimin, i turren qytetarët: Ka noddhur në Kosovë... pleqëri të mbarë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

August 24, 2026
E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

August 24, 2026
Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

August 24, 2026
Intervista/ Zef Mazi: Procesi i integrimit në BE është si një ngjitës për Ballkanin Perëndimor

Përplasja për Rendin e Ri Botëror: Nga “Lufta e Ujit” në Ibër te Krisja e Hegjemonisë me Iranin dhe Rusinë

August 24, 2026
Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

August 24, 2026
Pas 7 orësh me drejtuesit e PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec: Prioritetet e mandatit të katërt

Pas 7 orësh me drejtuesit e PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec: Prioritetet e mandatit të katërt

August 24, 2026
Irani i përgjigjet Trumpit me hartën e Kalifornisë: Territori i ri i Republikës Islamike

Irani i përgjigjet Trumpit me hartën e Kalifornisë: Territori i ri i Republikës Islamike

August 24, 2026
Egnatia shkatërron Tiranën për 45 minuta: Dede thyen ish-skuadrën e tij, Klafuric “pa pankinë”

Egnatia shkatërron Tiranën për 45 minuta: Dede thyen ish-skuadrën e tij, Klafuric “pa pankinë”

August 24, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

August 24, 2026
Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com