• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ARTAN SHYTI/ Ç’PO BEHET ME SPORTIN NE SHQIPERI?

by
05/02/2016 07:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

T’i pergjigjesh kësaj pyetje nuk është e thjeshtë. Kompleksiteti i një aktiviteti të tillë nuk mund të përmblidhet  lehtësisht , por, një vështrim i përgjithshëm, sidoqoftë është i mundur. Duke synuar të jetë sa më objektiv.

Sporti në Shqipëri mund të quhet, pa asnjë dyshim, sektori më pak interesant i shoqërisë. Nisur nga kënvështrimi shtetëror. Dhe kur bëhet fjalë për shtetin atëherë nuk shpëton dot nga tifozët dhe antitifozët e shtetit.

Tifozët të përmendin stadiumet që janë dy e do bëhen tre, të përmendin orët e edukimikt fizik në shkollë që ishin dy e u bënë tre… dhe këtu ndalen. Se nuk ka më asgjë tjetër që nga dy është bërë tre.

Është e vërtetë që kemi më në fund dy stadiume të rinj. Por është po aq e vërtetë që në njërin bëhen vetëm 5 ndeshje në vit pra 5 x 22=110 sportistë në vit që luajnë. Tjetri kur të mbarojë do të ketë po aq ose ndoshta pak më shumë frekuentim. Pra kemi harxhuar 20 milion euro për të luajtur sport 200 sportistë në vit  që  e bën koston e një lojtari 100 mijë euro në vit(!?)

Në edukimin fizik kemi bërë një përmirësim të dukshëm duke kapërcyer edhe vënde me të zhvilluara duke vendosur tre orë edukim fizik në javë. Por atyre që e përmendin këtë si arritje të sportit duhet që dikush tu thotë që edukimi fizik në shkollë nuk është pjesë e sportit por e arsimit. Ka qëlluar që jemi në një ministri por kjo nuk e trasferon edukimin fizik në shkollë në sektorin e sportit. Se do të ishte njësoj sikur të rrisnim orët e ekonomisë në shkollë dhe të mburreshim se kemi zgjidhur hallet e ekonomisë shqiptare. E , megjithatë, le ta quajmë sukses.

Po tjetër me se mund të mburremi?

A kanë më shumë fonde federatat? A kanë më shumë fonde klubet sportive? A ka më shumë aktivitete sportive? A po zhvillohen e përhapen sportet tradicionale dhe të reja në Shqipëri? A ka më shumë ambjente të reja  sportive? A Po ristrukturohen ato egzistuese?

Ata që jetojnë në sport i kanë kollaj përgjigjet e këtyre pyetjeve. Ndaj edhe e kanë të vështirë që të besojnë se luga bosh që tundet në ajër si arma sekrete e zgjidhjes së halleve të sportit do të mbushet. Dhe, natyrshëm që nuk ngopen dot me lugën bosh.

Sporti në Shqipëri është duke shkuar gjithnjë e më poshtë dhe e ka kaluar prej kohësh nivelin e alarmit. Ky realitet mund të konstatohet në çdo analizë serioze parametrash objektivë që janë: pjesmarrja, numri i aktiviteteve, cilësia e rezultateve, fondet publike e private në dispozicion.

Të gjitha të tjerat janë propagandë joserioze. Qw edhe ofendon njerëzit e sportit. Të cilët nga halli mund ta pranojnë lugën bosh. Por talljen e kanë të vështirë ta pranojnë…

 

Next Post

Rama: Kerry, në Tiranë në kohë sfidash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Të më tregojë Gonzato direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

“E ka kthyer Parlamentin në leckë”, Berisha sulmon Ramën: Debatet nuk shtyhen kanë afate kushtetuese

April 9, 2026
Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

April 9, 2026
Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

April 9, 2026
I dënuar në Itali me 5 vite e 6 muaj burg për prostitucion, arrestohet Lazër Vladaj

Siguroi kushtet për vrasjen e tre personave, ekstradohet nga Italia 49-vjeçari

April 9, 2026
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

April 9, 2026
Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

April 9, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

April 9, 2026
“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

April 9, 2026
“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

April 9, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

“Të bëhet në seancën e 14 majit”. Kuvendi miraton propozimin e PS për mocionin me debat për raportin e KE

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In