• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Artan Lame uron Vitin e Ri 2024 me një histori për “Arrat Gucci”

by A R
31/12/2023 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studiuesi Artan Lame uroi sot Vitin e Ri 2024 me një histori, të cilën e ndau në rrjetet sociale.

“Aftësia e shqiptarëve për t’ia përshtatur nevojave të veta edhe shpikjet më moderne, është e paparë!”, shkroi ai.

“Gjatë Luftës II Botërore, gomat e kamionëve ushtarakë italianë prodhoheshin me trashësi të madhe, gati 3 cm, me qëllim për të qenë rezistente edhe në situata lëvizjeje jashtë rrugëve. Normale kjo gjë. Por nga ana tjetër, Gjermania ishte në situatë më të vështirë dhe, sidomos në dy vitet e fundit të luftës, kur shumica e fabrikave që prodhonin gomën për rrotat ishin bombarduar rëndshëm, gjermanët u detyruan të prodhonin rrota me trashësi gome të limituar, duke u përpjekur ta kompensonin me cilësinë më të mirë të materialit. Zgjidhje emergjence e teknologjive të luftës kjo”, shtoi ai më tej.

“Para disa vitesh, një plak i motshëm që i kish parë shumë në jetë, me thosh: -Eh, ç’ishin ato gomat e gjermanit për t’i bërë shuall opingash!

-Pse të gjermanit, edhe të italianit – e ngacmova.

-Jo jo, ato të Italisë nuk bënin se ishin dy gisht të trasha. Ato të gjermanit ishin tamam, se ishin të holla, veç që ishte punë me zarar se s’bëhej shaka me gjermanin. – e mbylli sqarimin ai”, shkroi Lame.

“Kjo histori m’u kujtua, ndërsa pashe këtë thesin me arra që më dhuruan për Vit të Ri. Arrat vinin nga malet e Shqipërisë, ndërsa thesi ishte … “GUCCI” i ricikluar!

Prapë shqipot ia dolën të përshtatin modernen për hallet e tyre, kësaj radhe edhe pa pasur frikë nga gjermani!”, theksoi ai.

“Gëzuar të gjithëve, Shqipëri e qëmoçme dhe e sotme!”, përfundoi shkrimin e tij, Artan Lame.

/a.r

Next Post
VIDEO / Balluku: Gëzuar 2024 nga kantieret që gëlojnë kudo nëpër Shqipëri

VIDEO / Balluku: Gëzuar 2024 nga kantieret që gëlojnë kudo nëpër Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In