• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Artan Hoxha: SHBA-ve u ka ngecur sharra në gozhdë me Sali Berishën, nuk e duan në politikë. Basha, hallka e dobët në PD

by Java News
31/07/2021 23:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti, Artan Hoxha, nuk është aspak i suprizuar nga kërkesa e një dite më parë e Ambasadores amerikane ndaj Partisë Demokratike për të mos e pasur Sali Berishën pjesë të grupit të ri parlamentar në Kuvendin e shtatorit.

Në një intervistë për Ora News thotë se SHBA duket nuk është e mjaftuar me shpalljen non grata të tij por e do jashtë politikës.

Hoxha: SHBA kanë marrë një vendim për shpalljen non grata të Sali Berishës, ka kohë dhe ata do të tregojnë që janë shtet që vendimet që i marrin tentojnë ti çojnë deri në fund, janë superfuqi e botës dhe janë metodistë në punën e tyre dhe kjo pritej të ndodhte. Ambasadorja Kim nuk po bën gjë tjetër përveçse po kërkon që ai vendim i marrë për moslejimin e zotit Berisha të shkelë në SHBA të mos mjaftohet me aq por të pengohet zoti Berisha që të luajë një rol politik.

Për një arsye apo tjetër SHBA-të nuk e duan Sali Berishën të jetë aktor në politikën shqiptare dhe po gjëjnë mënyrat e tyre për ta realizuar. Ky vendim i SHBA nuk i shërben demokracisë në Shqipëri, nuk mund të them nëse u shërben interesave amerikane por u shërben atyre interesave të sotme që komandojnë Amerikën zyrtare se përndryshe nuk do të ishte marrë si vendim.

Nuk i shërben demokracisë shqiptare për faktin se krijon një disekuilibër edhe më të madh se çështë krijuar për arsye të tjera në favor të rilindjes në pushtet e cila gëzon dhe mbipushtete dhe kemi një sistem ku demokracia është zëvendësuar në masë të madhe nga modeli autoritarist dhe oligark. Po kështu goditja e një personazhi opozitar si Sali Berisha e dobëson dhe ca më shumë opozitën dhe prish më për keq balancin e forcave në demokraci, ndaj them efekti do të ishte negativ. Por nga këndvështrimi amerikan ata vazhdojnë të bëjnë punën e tyre për ta çuar deri në fund atë vendim që kanë marrë.

Hoxha thotë se këtë akt të SHBA nuk e sheh si akt për të ndihmuar Lulzim Bashën por as si akt të qëllimshëm për të ndihmuar Edi  Ramën.

Hoxha: Do të duhet të kuptojmë interesat amerikane të investuara në atë rrymë të sotme që komandon Amerikën për të kuptuar dhe  veprimin e tyre në këtë pjesë të vogël të botës që quhet Shqipëri. Përfituesi më i madh i gjithçkaje që po ndodh është Edi Rama dhe rilindja e tij që për mua është në dëm të interesave të shtetit shqiptar dhe në dëm të demokracisë dhe shtetit ligjor.

Por e sigurt sipas tij është se gjithë ky presion do të bjerë mbi PD dhe lidershipin e saj pasi Amerika mbetet e vendosur në synimet e saj dhe nga ana tjetër Berisha nuk bën hap pas.

Duke e krahasuar me rastin e Tom Doshit, i cili dhe pse arriti një rezultat tejet pozitiv në zgjedhjet e 25 prillit dha dorëheqjen si deputet, Hoxha thotë se SHBA-e me Berishën u ka ngecur sharra në gozhdë.

Hoxha: Gjithë presioni po bie mbi PD sepse Amerika nuk do të heqë dorë nga vendimet dhe synimet e veta përveçse nëse në SHBA ndodh një ndryshim thelbësor i interasve që kontrollojnë dhe drejtojnë Amerikën. Së dyti, e dimë që Sali Berisha është një luftëtar i paepur, nuk dorëzohet, është gati edhe të “vdesë” por nuk dorëzohet dhe gjithë prsioni do të bjerë mbi PD. Vizita e Ambasadores ishte atje ku ajo mendon se duhet marrë vendimi dhe është hallka më e dobët, aty ku shpreson që të bindë një organizatë politike ta braktisë Sali Berishën meqenëse Sali Berisha nuk largohet nga parlamenti siç bëri Tom Doshi.

Mesa duket me Sali Berishën ndryshe nga personazhet e tjera i ka mbetur sharra në gozhdë dhe kërkon patjetër të arrijë një sukses sepse deklarimi i Sali Berishës non grata nga SHBA nuk pati ndonjë efekt dëmtues në atë pjesë të shoqërisë që e beson, e do, e adhuron, apo e vlerëson Sali Berishën. Ai vendim nuk pati efektin e pritshëm që kishin autorët, në vlerësimin tim. Sali Berisha nuk ka humbur pikë sepse bëhet fjalë për një vendim të DASH të bazuar në ngjarje dhe fakte të ditura. Asgjë të re nuk ka. Ata duan të arrijnë një rezultat të ngjashëm me Tom Doshin, të detyrohet Sali  Berisha të vetëlargohet dhe nëse ai nuk vetëlargohet të detyrohet PD ta deklarojë atë jo anëtar të grupit të vet parlamentar. Kjo mesa duket është lëvizja pragmatiste që zhvilloi Ambasadorja dje dhe pritet të shohim hapat më tej.

Por vendimi final u takon organeve të reja drejtuese të PD-së, ndaj dhe Hoxha bën parashikimet.

Hoxha: Krahas kryetarit të rinfirmuar Lulzim Basha janë katër organe që do ta marrin vendimin. Barrën më të madhe e ka Lulzim Basha por ndonjëherë barra të tilla shpërndahen kolegjialisht me votë. Çfarë do të ndodhë nuk e di por unë prirem të besoj se shumica dërmuese e këtyre organeve kolegjiale do të votonin pro Sali Berishës nëse do të shtrohej çështja të jetë apo të mos jetë anëtar i grupit parlamentar. Të gjitha arsyet e mundshme janë në favor të Sali Berishës brenda PD, por janë njerëz të rinj dhe nuk dihet, gjithçka duhet të shihet me provë.

Next Post
Tmerri në Janinë, kjo është banesa ku nipi mbante 69-vjeçaren e pajetë për t’i marrë pensionin

Tmerri në Janinë, kjo është banesa ku nipi mbante 69-vjeçaren e pajetë për t’i marrë pensionin

Comments 5

  1. Sh. K. says:
    4 years ago

    Artan Hoxha, analizat e tua, lënë për të dëshiruar!
    Nuk vlen zgjuarsia në gjykim, kur je subjektiv!

    Reply
  2. leka says:
    4 years ago

    Ky nuk eshte analist por militant i PD

    Reply
  3. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    skane bythe e karakter te mose votojne plakun barbare te vicidolit,tani me plaku ska me force te e vrase e te pushkatoje sic beri me ata kundershtrate qe i zhuku nji nga nji.

    Reply
  4. Sh. K. says:
    4 years ago

    Artan Hoxha, analizat e tua për situatën politike aktuale në Shqipëri, në përgjithësi lënë për të dëshiruar sepse nisen nga një qëndrim subjektiv! Në rastin konkret ky shkrim, nga një analist i njohur, që pretendon të jetë me peshë në Publik, është mjeran! Subjektivizmi tuaj, në këtë rast, është mjaft i dukshëm dhe çorjentus për vet elektoratin e dobsuar të PD-së! Po rrjeshtoheni ndër ata që nuk e kanë dashur reformën në Drejtësi, se i preken interesat dhe i kundërvihen atyre që po ndihmojnë shumë për këtë reformim!
    Nuk e ndihmoni dot Berishën, se është i përlyer deri në grykë! Humbisni shumë pikë me këtë artikull!

    Reply
  5. E.p says:
    4 years ago

    E.p.
    Analiza le per te deshiruar.Saliu nuk duhet te shkoje ne parlament, ose te shkoje si deputet i pavarur dhe luftoje dhe te ndjeke rugen ligjore , qe per mendimin tim eshte eshte komplet i humbur.Nqs ai do huj ne parlament, une mendoj se do futet ne loje spak.
    Do i gjejne nje shkelje per ta ndjekur penalisht, qe ka shume
    Nuk ka mundesi tjeter

    Reply

Leave a Reply to Sh. K. Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com