Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një foto me Agron Nezën, personin A në dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Hoxha tha Agron Neza e gjeti në mes të Tiranës.
Duke folur me kode dhe ironi, i deklaron se mbylli një takim “top sekret” mes “Çakallit” dhe Personit A, ndërsa deklaron se revolucioni do të vazhdojë.
“Këtë Agron Nezën, e kërkoj në qiell, e më gjen në mes të Tiranës
Sapo mbylla një takim “top sekret” mes “Çakallit” dhe Personit A, të dosjes Charles McGonigal…
Në këtë vend, “çfarë sjell ora, nuk sjell moti”, thotë populli…
“Revolucioni” vazhdon….”, shkruan gazetari.
/s.f