• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Artan Hoxha nxjerr dokumentin sekret: Beleri, i dënuar dhe i shpallur në kërkim në vitin 2003

by A R
26/01/2024 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari investigativ Artan Hoxha publikoi për herë të parë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV një shkresë sekrete që ish-kryetari i SHISH-it, Bahri Shaqiri i dërgon ish-ministrit të Jashtëm Besnik Mustafaj në shkurt 2007.

Sipas shkresës së publikuar, thuhet se Beleri, kandidati i zgjedhur kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, ishte i dënuar dhe i shpallur në kërkim në vitin 2003 për thirrje nacionaliste gjatë zgjedhjeve të atij viti.

“Ne arritëm në një fushatë elektorale këtë radhë që z. Beleri e mbështetën Sali Berisha me pjesën dërrmuese të PD-së dhe Ilir Meta i Partisë së Lirisë, të dy ish-presidentë dhe ish-kryeministra. Është një raport sekret, një kopje e vetme ka qenë që shefi i shërbimit sekret në vitin 2007, Bahri Shaqiri, sot pjesë e Partisë së Lirisë, ia dërgon ministrit të jashtëm të asaj kohe, Besnik Mustafaj dhe kjo shkresë nuk është me sekret. Bëhet fjalë për zgjedhjet e shkurtit 2007 në Himarë.

Në këtë raport bëhet e qartë se z. Beleri është në kërkim se është i dënuar, është dënuar për zgjedhjet e vitit 2003, është arratisur nga Shqipëria.

Është një shkresë e 5 shkurtit 2007. Titulli ose lënda është ekstremistë të organizatës “Omonia” kanë paralajmëruar incidente për trazira ditën e zgjedhjeve në Himarë.

Dy janë personazhet që përbëjnë problem për këtë rast, që kanë mbledhur edhe fonde, kanë organizuar edhe njerëz. Njëri nga këta është Engjëll Kokaveshi, në oborrin e vilës së të cilit në Athinë, u gjetën armët e sulmit në Peshkëpi në 10 prill 1994. Personazhi tjetër është Beleri. Këto dy forca që e mbështetën në zgjedhje, atëherë paralajmëruan që kishim kujdes që mund të ndikojë në zgjedhje.

Aty thuhet saktësisht: Beleri thotë se Bollano mbajti premtimin që të ketë shkollë greke, prandaj duhet të jemi bllok për të mbrojtur votën tonë.

Çfarë po ndodh tani me këtë procesin që po ndodh sot? Për zgjedhjet e 14 majit u arrestuan Pandeli Kokaveshi dhe Fredi Beleri që nuk vajti asnjë ditë se thanë se është e sëmurë, e liruan dhe sot nuk dihet ku është”-tha Hoxha, ndër të tjera.

/a.r

Artan Hoxha nxjerr dokumentin sekret: Beleri, i dënuar dhe i shpallur

Artan Hoxha nxjerr dokumentin sekret: Beleri, i dënuar dhe i shpallur

Next Post
Rasti i Dervish Hasit, reagon Manja: Do të ndryshojmë Kodin Penal, poligamia do të jetë vepër penale!

Rasti i Dervish Hasit, reagon Manja: Do të ndryshojmë Kodin Penal, poligamia do të jetë vepër penale!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

April 6, 2026
Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

April 6, 2026
Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

April 6, 2026
Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

April 6, 2026
Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

April 6, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Pse në Shqipëri është e vështirë të bëhet drejtësi?

April 6, 2026
Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

April 6, 2026
Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

April 6, 2026
Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

April 6, 2026
“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In