• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Artan Hoxha në “JAVA”: Kush do të jetë Kryeprokurori i ri

by A R
08/12/2017 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni “JAVA” në RTSH ka pasur si temë në pjesën e tij të parë ngjarjet e dhjetorit të vitit 1990. Të ftuar në studio për analistët Lorenc Vangjeli dhe Preç Zogaj kanë qenë të pranishëm Blendi Gonxhj dhe Klajda Gjosha.

Në fjalën e tij, Gonxhja tha se si ish-student i Dhjetorit ndihet i bekuar që i përket atij brezi.

“Për të gjithë ne që kemi qenë në atë periudhë përgjegjësia më e madhe lind nga ajo që ka ndodhur më pas. 27 vitet kanë sjellë për ne mundësi, shance dhe privilegje për të testuar veten nëse ne mund të bënim diçka për vendin. U provuam vite më pas” – tha Gonxhja.

Ai theksoi se shqiptarët u gjendën në një moment të vështirë ekonomik dhe social. Sipas tij, momenti historik i vështirë u kalua pa drama dhe gjakderdhje të mëdha. Gonxhja u shpreh se kalimi i sistemit u bë me zgjuarsi.

Ndërkohë, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, tha për “JAVA”-n se ishte vetëm 7 vjeç kur kanë ndodhur demonstratat e 8 Dhjetorit, por mbante mend se në njëfarë mënyrë ishte protagoniste pasi u gjend në shesh me familjarë të saj.

“Ajo ditë ishte e panjohur për të gjithë shqiptarët, por e panjohura ishte më e mirë se ajo që po linim pas. Unë isha më shumë e frikësuar sepse nuk e dija çfarë po ndodhte. Por ajo ditë hapi dyert për një Shqipëri të re dhe për të ndërtuar demokracinë. Por për fat të keq edhe poas 27 viteve është larg standardeve” – tha Gjosha në “JAVA”.

Duke folur për hapjen e negociatave në pjesën e dytë të emisionit, ish-ministrja tha se është bërë një punë e jashtëzakonshme gjatë 4 viteve që ajo ka drejtuar Integrimin.

Por Gjosha u tregua skeptike duke thënë se politika ende diskuton sesi ta zgjedhë kryeprokurorin dhe ndërkohë as vettingu nuk ka nisur ende.

“Një takim në Bruksel nuk mund ta shesësh si triumf. Ato janë takime rutinë” – tha Gjosha.

Sipas saj, të gjithë liderët mundohen ta përvetësojnë procesin e integrimit dhe për ta përdorur kundër opozitës.

Ndërkohë sipas Preç Zogajt, integrimi është diçka konkrete.

“Të gjitha palët janë të barabartë para integrimit dhe para tij nuk ka opozitë dhe qeveri. Por ama detyrat i ka kjo e fundit” – tha Zogaj.

***

“Kryeprokurori, kush do të jetë? Kjo ka qenë tema e tretë e emisionit “JAVA”. Duke folur në studio, Lorenc Vangjeli tha se kushtet e vendosura i plotësojnë vetëm 15 prokurorë.

Por sipas insertit në RTSH, vetëm dy prej tyre kanë eksperiencën më të gjatë dhe ata janë Thoma Jano dhe Adnand Kosova.

Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se reformanë Drejtësi është kushti themelor dhe zbatimi i saj në terren do të jetë i rëndësishëm për të përcaktuar datën e hyrjës së Shqipërisë në BE.

Hoxha tha se Rama e ka tashmë një listë me emra, sikurse edhe opozita ka pasur preferencat e veta.

“Një nga emrat duke qenë edhe më i vjetri në karrierë është Thoma Jano. Aktualisht është shefi i Përgjimeve në Prokurori” – tha Hoxha duke shtuar se ky emër mund të jetë Kryeprokuror i Përkohshëm.

Ai tha se Adnand Kosova është cilësuar gjithmonë si njeri pranë Partisë Demokratike dhe ka mbajtur postin e zv.ministrit në kohën e Fatos Nanos.

Ndërkohë analisti Lorenc Vangjeli komentoi rolin e misionit OPDAT-EURALIUS dhe kritikat nga opozita për shkelje të sovranitetit.

“Shqipëria është një vend gjithnjë e më pak sovran për të mos lejuar ndëshkimin e mëkatarëve” – tha Lorenc Vangjeli.

Next Post
Rreziku nga bombolat e gazit në verë, ISHTI ngre 4 grupe kontrolli në zonat turistike

Berat/ Banesa në flakë nga bombola e gazit, shmanget tragjedia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

October 20, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Moti bën kthesën e papritur! Meteorologia zbulon çfarë na pret deri të dielën

October 20, 2026
Protestuesit u vendosën në “Parkun Rinia”, Policia i shpërndan me ujë dhe gaz lotsjellës! Bëhen shoqërime të dyshuarish

Kë po ndëshkoni, kryeministrin apo veten?

October 20, 2026
Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

October 20, 2026
“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

October 20, 2026
Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

October 20, 2026
Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

October 20, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Eksportet rriten 14.8% në shtator nga çmimet e naftës, por fasoni në prag falimenti

October 20, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

October 20, 2026
Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com