Nga Artan Fuga
Ai eshte poet. Gjurmon simbolet poetike dhe i vendos ne vargje melodioze si hedhje dhe rrahje pulsi zemre.
I kendon zogjve, dashurise, reve ne qiell, maleve dhe pemeve qe lekunden perkedhelazi nga era, i kendon vete eres.
Por, ne fakt edhe kur poezia e tij duket si fluturim drejt nje bote larg nesh ai ne fakt ka ne mendje e shpirt njeriun. Vuan dhe gezohet nga ndodhite tona, na tregon se atje tej, pertej mjerimit, banales, egoizmit, luksit, ka nje shpirt qe ben jeten e vet.
Ai e do njeriun.
Kjo e coi qe pranoi kerkesen e dy miqve te tij te huaj, burre e grua, mjeke vullnetare qe vinin me mision humanitar ne Shqiperi, per t’i shoqeruar duke vene ne sherbim te tyre veturen e tij jo fort te re, dhe sigurisht, sigurisht, veten e tij, qe ishte mesuar ta vendoste ne sherbim te kauzave humanitare.
Ai nuk ka kerkuar asgje tjeter ne jeten e vet, vec t’i sherbeje njeriut.
Rrugeve te Shqiperise u rropat me ta pa thene gjysem fjale, por ja fati i keq e shoqeron gjithnje njeriun e mire.
Diku pertej Elbasanit, u keput koka e zbarres te vetures qe ndonese e vjeter kishte kaluar rregullisht kontrollin teknik ne afatet e duhura.
Frenoi me pak vonese ne ato caste te rreziksshme.
Cfare doni ju? Qe nje poet te frenoje menjehere? Po, ai e ka mendjen te poezia e tij.
Po te ishte i zoti te frenonte ne dy sekonda nuk do te kishte qene poet, por hajdut xhepash, vjedhes bankash, trafikant votash, nepunes i korruptuar, te gjithe keta dine te frenojne ne cast. Ata jane jashte burgut, kurse poeti i mbyllur pas hekurave.
Asgje e rende nuk ndodhi. Gruaja mjeke theu kercirin dhe kaq.
Cifti i mjekeve u largua pas disa ditesh dhe e perqafuan gjithe dashuri poetin, mikun e tyre, qe i dhimbte ne shpirt ndodhia e pagezuar. Por, ja kjo eshte jeta.
Poetin e thirren ne gjyq. Akuza ra mbi te : Aksident me pasoje plagosje te rende te personit.
Te personit? Te cilit person? Te asaj gruas? Por, ajo nuk ishte person, ishte mikesha e tij qe e donte dhe e respektonte si mik e vella.
1 vit burg per poetin. Ai duhet te mbyllet pas hekurave me lloj lloj drogaxhinjsh, vrasesish, vjedhesish. Ai qe gjithe diten thurr vargje per ne.
1 vit burg si shkaktar i plagosjes te rende te nje personi….
Ha ha ha. Drejtesi e padrejte.
Pse poeti ishte shkaku i aksidentit? Ai mund te akuzohej se nuk e parandaloi dot shkakun e aksidentit, por nuk ishte vete ai shkaku i tij. Poqese eshte keshtu atehere na denoni te gjitheve qe nuk parandalojme dot korrupsionin e nepunesve, ndotjet kanceroze te ajrit, plakjen ne mjerim te gjysherve tane… Na denoni per gjithcka sepse ne jemi shkaku.
Kush solli pasoje plagosje te rende? Ku eshte pasoja? Vete e demtuara bertet : Lereni te qete mikun tim, nuk eshte ai shkaku i plagosjes sime. Une desha te plagosesha vete, e kisha mbajtur njeren kembe mbi tjetren ne makine. Une erdha vete ne rruget e rrezikshme mbushur me makina te vjetra ne Shqiperi. Doja te plagosesha, thelle – thelle, merzitesha qe kisha kohe qe vjetrohesha pa me ndodhur asnje aventure, theva kercirin? – cfare qejfiiiii, per te ndihmuar vellezerit shqqiptare dhe poeti ishte ndihmesi im.
Pasoje plagosjen? Cfare plagosjeje? Kerciri eshte ngjitur tani dhe une kercej e hidhem si kec neper rrepira pa pike problemi. Une luaj tenis dhe poeti, miku im qe me sherbeu per nje muaj rresht ne sherbimin tim humanitar te kalbet ne burg?
Nuk ka pra as shkak plagosjeje, nuk eshte shkaku poeti, nuk ka as person, sepse personi eshte miku i poetit, nuk ka pra as qellim plagosjeje, sepse qellimi i poetit ishte te kontribuonte per te mjekuar te semuret qe as barna as spitale nuk kane, si ne Mesjete, nuk ka as pasoje plagosjeje sepse kerciri i zonjes sot qe u dha denimi per poetin eshte me i bukur si me pare. Asnje hije pasoje nuk ka me. Vete zonja i kujton me gezim dhe i tregon si heroizma miqve te vget se dikur theu pak kercirin gjate nje udhetimi ne Shqiperi.
Nuk ka as shkak dhe as pasoje.
Por, sot poeti duhet te shkoje ne burg. Nje vit burg per poetin eshte ta vrasesh njehere e pergjithmone. Keshtu ja shperblyem me drejtesine tone te kulluar miresine e shpirtit te tij qe renkonte per dhimbjet tona, qe gezonte per gezimet tona duke na i bere ato edhe me te medha dhe te bukur.
Ai sot duhet te shkoje pas hekurave. Te pendohet, te riedukohet, te shlyeje borxhin ndaj shoqerise dhe viktimes, mikeshes te tij qe e ndihmoi dite me rradhe.
Mikesha qan ketej hekurave qe u denua poeti, poeti vuan pertej hekurave sepse ai eshte mesuar te jetoje i lire mes ndjenjave te dlira, e tani duhet te ndaje krevat, dush, misernike brenda qelise. Ai eshte nje i denuar sepse perben rrezik per shoqerine.
Vertet poeti eshte rrezik per ne, per shpirtin tone te degjenruara nga ambicjet dhe egoizmi.
Xhelati – poeti, dhe viktima, jane te tronditur sepse drejtesia po i dhunon tani perfundimisht.
E vrame poetin, ai nuk eshte me mes nesh, ai nuk mund te jetonte asnje cast ne burg, ai nuk mund te dilte me nga burgu sepse 1 vit burg per poetin e pafajshem eshte denim kapital, perjetesisht i burgosur, kryqezim si Krishti, ne e vrame poetin tone me shpirt te dlire.
As kush nuk kujtohet me per te, ne vazhdojme te degjojme daullen e Bajramit, falemi ne iftare hipokrite, shkojme ne varreza per pervjetore shpirtrash qe nuk jane me, dhe harrojme se ne e vrame poetin.
Ai nuk eshte me midis nesh.
Ne donim ta denonim me burgim te perjetshem. Ne jemi shkaku dhe pasoja e zhdukjes te tij, ne jemi shkaku dhe pasoja e shkaterrimit tone.
Poeti na sheh nga larg dhe trishtohet per ne.
E vrame sikurse kemi vrare Sokratin dikur, Jezusin nga Nazareti me pas, sikurse kemi vrare gjithcka te mire sipas rregullave te drejtesise sone pa shpirt dhe pa logjike.