• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nisma pa makina, Veliaj: Ky qytet ka hapësirë për të gjithë

by Java News
19/09/2015 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të nismës “Tirana pa makina”, Bashkia e Tiranë organizoi sot aktivitetin “Biçikleta për fëmijë”.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ne një deklaratë për median  duke marre  pjesë në aktivitetin e biçikletave për fëmijë, tha se “jemi të lumur që Bashkia e Tiranës ka organizuar shumë aktivitete në kuadër të javës “Tirana pa makina”.

“Sot kemi aktivitete ekskluzivë për fëmijet, ditë që do u kushtohet veçanërisht atyre.

Dua të informoj qytetarët që në datën 22 shtator, Qëndra në kryeqytet do të jetë totalisht e bllokuar, në unazën e vogël, nga ora 06.00 e mëngjesit deri në 22.00 të mbrëmjes. Kjo sepse ne duam t’i kujtojmë qytetit se kjo është arsyeja që ne punojmë, për t’i kushtuar hapësira të rinjve e fëmijëve. Në datën 22 do të jenë qytetarët që do të pedalojnë”, nënvizoi Veliaj.

Në aktivitin e organizuar ishin të pranishëm   me dhjetra fëmijë, prindër  të cilët  pedalonin përgjatë korsive të biçikletave si dhe mbushnin rrugët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Po ashtu, kreu i Tiranës foli edhe për investime të cilat janë të nevojshme për shtimin e korsive për biçkletat.

femije“Më vjen mirë që dhjetëra fëmijë janë të pranishëm këtu sot. Ne kemi nevojë për më shumë korsi për biçikleta , pra Tirana është një qytet që ka hapësira për të gjithë. Ka nevojë për investime të reja në këtë drejtim por unë mendoj se investimi më i madh është në kulturë”, përfundoi ai.

Ndërkaq, Veliaj shkruan në rrjetin social “Facebook” se qytetarët nuk kanë nevojë të përdorin makinën në distanca të vogla.

“Çdo ditë aktivitete të ndryshme deri në 22 shtator. Qytetarët duhet të kuptojnë se për distanca të vogla, më pak se 1 km, nuk ka asnjë arsye pse duhet të përdorin makinën dhe të shkaktojnë ndotjen e qytetit.‪#‎TiranaPaMakina ‪#‎22Shtator”, shkruan Veliaj.

Në mbështetje të kësaj nisme “Tirana pa makina” e cila promovon një jetë të shëndetëshme për qytetarët e Tiranës, do të zhvillohen një sërë aktivitetesh të cilat organizohen për herë të parë në emër të javës pa makina.

Next Post

Provat e lira të Singaporti, Vettel më i shpejti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com