• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Artan Fuga i kërkon lekët Frangajt: Sapo bëra abonimin, pse nuk ma kap Klanin?

by A R
05/08/2019 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas kaosit me televizionin Klan, ka reaguar edhe akademiku Artan Fuga i cili kërkon që t’i kthehen pas paratë që ka paguar për të parë këtë kanal televiziv.

Ai thotë se kërkon të dëmshpërblehet pasi nuk mund të ndërrojë dekoder tashmë pasi sapo është abonuar në Digitalb.

Fuga thotë se po rishitet mall i shitur një herë në tregun televiziv !

Ndër të tjera ai shkruan:

“Faleminderit miq që më sqaruat se përse nuk më del tv Klan te televizori im i sapo blerë. Kujtova se ma kishin hedhur duke më shitur një aparat me defekt!

As më hyn as më del!

Por prisni se dardha e ka bishtin mbrapa, nuk e ka përpara!

Më thonë se tv Klan paska lajmëruar, ndofta edhe dikush tjetër se ka kaluar te platforma Tring!

Po pse lajmërim është ky mo, me ca titra në ekran? Pse gjithë ditën para Klanit do të qendroj unë të lexoj titrat? Unë jam klient, dixhitalbi më njofton në kanalet e mia si klient. Ku t’i lexoj njoftimet kur unë nuk e kap më Klanin!

Nuk e kap më klanin! As klani nuk më kap mua!

Pastaj edhe një proçkë tjetër: Paska kaluar te Tringu! Puna e tyre.

Pse ke Tringu do të shkojë të ndjeki stacionet që emigrojnë sipas stinës klienti? Dakord edhe Tringun mund ta kisha blerë, por ama ja që kisha blerë aparatin dhe paketën e Dixhitalbit. Tani më duhet të blej edhe Tringun unë?

Lëre po se çfarë na paskan bërë!!! Për tringun duhet tani një mrrokull më vete, një abonim më vete, për dixhitalbin më vete, pas shtatorit për kanalet e lira pa pagesë një më vete!!!

O njerëz a jeni në vete? Pse mo tre mrrokulla do të blejë klienti? Që sa herë të ndryshojë kanal të heqi e të verë fisha? Apo këta edhe telekomandën, shpikjen e njerëzimit, na e nxorrën tepër!!!

Apo të blejmë nga tre tv për cdo dhomë me tre ekrane, nje për dixhitalbin, një për tringun, një për tv shqiptar? Me tre telekomanda për të mos lëvizur nga divani me një kavanoz farash kungulli përpara!

Një zonjë në postimin e mëparshëm kishte përfituar edhe na bënte edhe marketing për Tringun!

Nuk kam asgjë për Tringun, por ajo zonjë a zonjushe merr vesh nga marketingu sa merr vesh qeni im nga drejtimi i automobilit!!!

O zonjë mos më thuaj hajde te Tringu se të padis te AMA, sepse mua po m’a shet tv Klanin dy herë, një herë e kam blerë te dixhitalbi dhe njëherë po më thuaj hajde bleje te unë përsëri. Për mua je duke shitur mall të shitur njëherë!!!

E di si quhet kjo o zonjë???

O AMA, aman ndërhyj se këtu po shiten domate të shitura!!!

Po masakrohet klienti!

A keni pak mëshirë apo jo?”

Next Post
Zgjedhjet e parakohshme, Kuvendi i Kosovës shpërbëhet më 22 gusht

Zgjedhjet e parakohshme, Kuvendi i Kosovës shpërbëhet më 22 gusht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

March 23, 2026
Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

March 23, 2026
Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

March 23, 2026
Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

March 23, 2026
50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

March 23, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Më mirë të dish, apo të mbetesh i paditur

March 23, 2026
Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

March 23, 2026
Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

March 23, 2026
“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

March 23, 2026
“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In