• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Arta Dade u ngrys, Gramozi tha…”, Rama te Njësia 2, tregon si hyri në PS dhe i sfidoi të gjithë për kryetar

by A R
21/03/2025 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur ditën e djeshme me një vizitë në shtabin e PS në Njësinë 2 në Tiranë.

Rama mori stimul nga një i ri që i ishte bashkuar rishtazi PS përmes platformës “Deputeti që duam”, për të treguar historinë e anëtarësimit të tij në këtë forcë politike në vitin 2003, kohe kur edhe shpalli kandidaturën për kryetar.

“Ja ku jam unë shembulli. Betejën e parë për partinë… më lanë rrugëve më lanë. Më linin tek shkallët. Këtu te Njësia 2. Me atë kryetarin e organizatës. Merr Musa Ulqinin pyete. Unë vajta te organizata. I thashë Musait, Musa: ‘Ka kjo partia juaj zyra organizatash’. Po ka më tha. I thashë nesër unë dua të anëtarësohem në PS. Sa kisha fitu zgjedhjet e 2003. Vete aty unë, më morën, më regjistruan. S’dinin këta të shkretët se ça po i vinte, se këta e kishin këtu vjen njëherë rri tre vite, rritesh, masanej shohim. S’kishte atëherë ‘Deputeti që duam’. Edhe dal te dera, i thashë unë shpall sot kandidaturën për kryetar të PS. Pas një muaj ishte kongresi.  O nëne, o nëne. Gjithë ajo kërkesa, se bëheshin zgjedhjet lokale, thuaj Ramës të vij. U bë një vakum rreth e rrotull. Vetëm Ben Blushi ishte që i rezistoi vakumit. Musai e mbante veten, po prapë me një farsoletë fshinte pak mollëzat”, rrëfeu Rama.

Pas një telefonate, me ish-deputetin Musa Ulqini, Rama zbuloi edhe emrin e kryetarit të organizatës që e regjistroi si anëtar të Partisë Socialiste, i cili quhej Kismet Meta, e për të cilin kryeministri tha se i është bërë atij “kismet” me emrin e tij biblik.

Më tej shefi i qeverisë tregoi edhe rrugëtimin për në krye të PS, që nisi me shumë kundërshti nga “xhaketat e vjetra”, asokohe të rreshtuar krah Fatos Nanos, duke përmendur një episod në mbledhjen e PS në Ballsh.

“Edhe shkoj unë te konferenca. Ku kishte atëherë të futeshe në konferencë. Më tha s’futesh dot ti këtu. Më thoshin ti je anëtar i zakonshëm i PS, nuk kandidon dot. Edhe u mblodh kryesia. Arta Dade ishte e deleguar aty, ishte ngrysur nga rreziku që po i kanosej partisë. Po më ka mbështet pastaj. Nuk më linin të hyja, pastaj në fund fare më lanë të hyja, po më tha Gramozi do hysh, po mos kujto se aty brenda po të presin ty. Unë hyra, ata: ‘Tradhtar, tradhtar, mosmirënjohës, haram’. Në fund fare s’kisha firmat. S’më jepnin firmat. Unë te shkallët e Kongresit, këta ma bënin bëre gjë për firmat. Derisa në fund mi dhanë firmat, mora 6%, 40 e ca vota. Dhe dy vjet ishte black-out. Pastaj gjërat rrodhën”, rrëfeu Rama, si për të treguar se tanimë hapja e PS përkundrejt të rinjve është bërë një proces normal dhe qarkullimi i brezave nuk vjen me aq shumë sfida sa më parë.

“Normalisht ti je këtu brenda, se me Partinë e Nares atëherë do ishe në rrugë duke prit atje. Do kaloja unë do të largonin këta, do të thonin ik o djalë piqu njëherë”, i tha Rama, Elton Spahiut që vinte nga platforma “Deputeti që duam” si prurje e re në PS.

Next Post
BE dorëzohet përkohësisht, ngrin tarifat hakmarrëse për pijet amerikane

BE dorëzohet përkohësisht, ngrin tarifat hakmarrëse për pijet amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushqimet e barkut, malli i cilësisë “ZH” që po na rrasin në gojë!

Rriten çmimet e ushqimeve për festa! Të moshuarit: Kemi hequr dorë nga mishi…

December 24, 2025
Kapen 51 kg drogë në Gjirokastër, një i arrestuar dhe tre në kërkim

Kapen 51 kg drogë në Gjirokastër, një i arrestuar dhe tre në kërkim

December 24, 2025
Hodhën molotovë para Kryeministrisë, Prokuroria e kërkon detyrim paraqitje për 4 militantët e PD

Hodhën molotovë para Kryeministrisë, Prokuroria e kërkon detyrim paraqitje për 4 militantët e PD

December 24, 2025
Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe çon në gjyq tre drejtorët e bashkisë

Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe çon në gjyq tre drejtorët e bashkisë

December 24, 2025
Berisha: Rama ka dalë hapur kundër heqjes së imuniteteve dhe arrestimit të kriminelëve

Berisha: Rama ka dalë hapur kundër heqjes së imuniteteve dhe arrestimit të kriminelëve

December 24, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

Rikthimi i Ballukut në detyrë, emërohen drejtorët e rinj të KESH dhe ARRSH

December 24, 2025
Policia sekuestron 44 kuti me fishekëzjarre, procedohet penalisht pronarja e dyqanit

Policia sekuestron 44 kuti me fishekëzjarre, procedohet penalisht pronarja e dyqanit

December 24, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesë, e Enjte 25 Dhjetor 2025

December 24, 2025
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksidenti çon në arrestimin e 32-vjeçarit, i kishte shkaktuar mbi 300 milionë lekë dëm shtetit

December 24, 2025
Tragjedia ajrore në Turqi, autoritetet përjashtojnë sabotimin: Dyshohet për…

Tragjedia ajrore në Turqi, autoritetet përjashtojnë sabotimin: Dyshohet për…

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com