• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arta Dade pro koalicionit me LSI: Ka treguar që funksionon

by A R
26/01/2017 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Arta Dade do të jetë deputete edhe në legjislaturën tjetër. Këtë e ka pohuar vetë deputetja veterane e PS, duke nënvizuar përvojën e gjatë dhe kontributin e saj në legjislativin shqiptar.

Dade tha se koalicioni me LSI duhet të vazhdojë sepse është një koalicion që ka funksionuar.

Por ndryshe është shprehur për PDIU. Dade tha se PDIU nuk ka qenë në fushatën e 2013-s me PS dhe kjo forcë kërkon pushtet për të konsoliduar partinë.

E ftuar në Tonight Ilva Tare në ora news Dade tha se do të mirëpriste një presidente grua dhe nuk do ta refuzonte nëse do të ishte ajo e propozuara.

“Unë besoj që duhet të jem deputete, megjithatë ende ka muaj për ta menduar. Deri tani janë puqur mendimet dhe vendimet e mia me ato të partisë”, -tha Dade.

Ndërkohë që për koalicionin kryetarja e Komisionit të Jashtëm Parlamentar ka nënvizuar sxe “Unë besoj që nuk ka arsye që të mos vazhdohet e njëjta praktikë sepse është një koalicion që ka funksionuar dhe po të marrim reformat, në mënyrë të veçantë Reforma në Drejtësi, kemi arritur në një pikë që ka arritur implementimi dhe kjo është njohur edhe nga partnerët strategjikë, SHBA-BE.

Vendimet merren nga forcat politike por unë për koalicionin me LSI do isha në favor për ta vazhduar, se është një koalicion që ka funksionuar dhe është një bashkëpunim i natyrshëm. Nuk do të kisha të njëjtin mendim për forcën tjetër që na është bashkuar, sepse nuk ishim së bashku në zgjedhjet e 2013-s dhe shpeshherë duhet të menaxhojmë edhe situata të cilat mund të krijojnë probleme për partinë më të madhe sepse është një tentativë në Shqipëri që forcat më të vogla kërkojnë të përdorin pushtetin për të konsoliduar partinë dhe duhet t’i shmangim këto”.

Por nuk ka lënë në hershtje dhe zgjedhjet e ardhshme për Presidentin e vendit dhe njeriun që do të pasojë Nishanin në këtë post, largimi i të cilit është i sigurtë.

“Do ta mirëprisja që një grua të ishte në krye të shtetit sepse nuk i mungojnë Shqipërisë gra me personalitet që nuk bëjnë kompromise dhe që ngrihen mbi interesa partiakë. Por nuk është një gjë e dhënë dhe tani duhet të rendim të gjejmë një grua. Unë do të parapëlqeja që të ishte një përfaqësues nga PS. Nëse mua më vjen propozimi nuk do të isha refuzuese nëse mendohet që mund të jem edhe për këtë detyrë”, deklaroi Dade. /b.d

Next Post
Hetimi i pasurive të funksionarëve/ SHBA-BE kërkojnë forcimin e rolit të ILDKPKI, jo më para të fshehura te të dashurat

3 mijë zyrtarët që përjashtohen nga detyrimi për deklarimin e pasurisë çdo vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

March 6, 2026
“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

March 6, 2026
Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

March 6, 2026
Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

March 6, 2026
Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

March 6, 2026
Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

March 6, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Rivlerësimi i pronave në rrethe: AKSH përdor çmimet e 2016-s, ekspertët privatë me çmimet reale

March 6, 2026
Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

March 6, 2026
Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In