• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

3 mijë zyrtarët që përjashtohen nga detyrimi për deklarimin e pasurisë çdo vit

by Java News
26/01/2017 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mijëra zyrtarë dhe funksionarë të nivelit të mesëm dhe të ulët përjashtohen nga detyrimi për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, me qëllim rritjen e efektivitetit të hetimeve për ligjshmërinë e pasurive të funksionarëve nivelit të lartë. Shqiptarja.com zbardh 7 kategoritë funksionarëve, të cilët përjashtohen nga lista e subjekteve që mbartin detyrim për të deklaruar çdo vit pasurinë pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Reduktimi i zyrtarëve që duhet të deklarojnë pasurinë parashikohet në projektligjin për deklarimin dhe kontrollin e pasurive të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë. Nëse aktualisht pranë ILDKP deklarojnë pasurinë mbi 6 mijë zyrtarë, me ligjin e ri, ky numër gati përgjysmohet.

Administrata doganore dhe tatimore
Doganat dhe tatimet do të kenë numrin më të madh të zyrtarëve, të cilët do të përjashtohen nga detyrimi për të deklaruar pasurinë. Projektligji i ri parashikon që zyrtarët e administratës doganore dhe tatimore, që merren me mbledhjen e të ardhurave doganore ose tatimore, nuk do të deklarojnë më pasurinë. Sipas buxhetit të Ministrisë së Financave për vitin 2017, numri i punonjësve në dogana dhe tatime është rreth 3 mijë vetë.

Por jo të gjithë do të përfitojnë. Pasurinë duhet ta deklarojnë drejtori i përgjithshëm, zëvendësdrejtorët e përgjithshëm dhe drejtorët e drejtorive në qendër dhe qarqe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, atë të Doganave dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Pushteti vendor dhe policia
Përjashtohen nga detyrimi për të deklaruar pasurinë zyrtarët e nivelit të mesëm drejtues të pushtetit vendor. Projektligji ndryshon pikën ‘c’ të nenit 3 të ligjit në fuqi, duke shtuar togfjalëshin “me përjashtim të pushtetit vendor”.

Po ashtu, nuk do të deklarojnë më pasurinë pranë ILDKP nënprefektët dhe administratorët vendorë, të cilët janë emëruar në vend të ish-kryetarëve të komunave. Projektligji, i cili pritet të miratohet në javët në vijim, përjashton shefat e komisariateve të policisë nga detyrimi për të deklaruar pasurinë. Gjithashtu, nuk do të deklarojnë pasurinë shefat e sektorëve të policisë në qendër, rrethe dhe rajone.

Sqarimi i hartuesve
Hartuesit e projektligjit kanë argumentuar reduktimin e numrit të zyrtarëve, të cilët do t’i nënshtrohen deklarimit dhe kontrollit të pasurive. “Progres-raporti i vitit 2015 për Shqipërinë ka evidentuar se “Procesi për zgjedhjen se cilat nga deklaratat e pasurive të zyrtarëve publikë do të kontrollohet duhet ende të garantojë një`kampion’ të mjaftueshëm të zyrtarëve, anëtarët e parlamentit, ministrat dhe gjyqtarët”.

Kjo gjetje e progres-raportit vjen në mbështetje të ndryshimeve të propozuara duke reduktuar një kategori të mesme – të ulët të subjekteve deklaruese në sistemin e tatimeve, doganave dhe policinë e shtetit, deklaratat e të cilëve përbëjnë një numër të konsiderueshëm në totalin e deklaratave të administruara dhe kontrolluara nga ILDKPKI.

Vlen të theksohet, se niveli i lartë drejtues në qendër dhe në rrethe e rajone i të gjithë strukturave të sipërpërmendura do të mbetet subjekt i deklarimit dhe kontrollit të pasurive nga ILDKPK”, thuhet në relacionin shpjegues të projektligjit.

Kategoritë që nuk do të deklarojnë pasurinë

  1. Zyrtarët e doganave
  2. Zyrtarët e tatimeve
  3. Zyrtarët e nivelit të mesëm drejtues në pushtetit vendor
  4. Nënprefektët
  5. Administratorët vendorë
  6. Shefat e komisariateve të policisë
  7. Shefat e sektorëve të policisë në qendër, rrethe dhe rajone.

Ligji i ri, ja funksionarët që duhet të deklarojnë pasurinë
a) Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit, Kryeministri, Zëvendëskryeministri, ministrat e zëvendësministrat;

b) Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurori i Përgjithshëm, Avokati i Popullit, anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe inspektorët e Inspektoratit të Larte të Drejtësisë, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit;

c) Zyrtarët e nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues, sipas legjislacionit në fuqi për nëpunësin civil, me përjashtim të pushtetit vendor;

ç) Prefektët, kryetarët e këshillave të qarqeve, dhe kryetarët e bashkive;

d) Drejtorët e drejtorive dhe komandantët e Forcave të Armatosura në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror;

dh) Prokurorët, gjyqtarët dhe përmbaruesit e të gjitha niveleve;

e) Drejtuesit e institucioneve të pavarura publike dhe anëtarët e enteve rregullatore;

ë) Drejtori dhe zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorët e drejtorive në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, drejtorët e drejtorive vendore të Policisë së Shtetit, drejtuesi dhe oficeret e policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit;

f) Drejtori i përgjithshëm, zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, drejtorët e drejtorive në qendër dhe qarqe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, atë të Doganave dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave;

g) Drejtuesit e të gjitha niveleve të strukturave të kthimit e kompensimit të pronave, të privatizimit dhe regjistrimit të pasurisë;

gj) Zyrtarët, që zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi, Presidenti i Republikës, Kryeministri, ministrat ose personat e barazuar me ta;

h) Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, zëvendësguvernatori dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të saj.

i) Drejtuesit e institucioneve publike në varësi të institucioneve qendrore në nivel qarku;

j) Administratorët e shoqërive anonime me pjesëmarrje të kapitalit shtetëror mbi 50 për qind dhe me më shumë se 50 punëtorë./a.k

Next Post
Ndahet nga jeta aktori i Estradës së Tiranës

Ndahet nga jeta aktori i Estradës së Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

“Po e ndihmojnë protestën me asistencë ligjore”, Këlliçi: Kemi bërë çfarë na është dhënë mundësia

November 5, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

Berisha dhe Rama janë njësoj? Kryetari i PD: Mashtrim i madh sa mali i Dajtit!

November 5, 2026
Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

November 5, 2026
“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

November 5, 2026
“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

November 5, 2026
Nga pr/ligji për sigurimet shoqërore tek projektet, vendimet e Këshillit të Ministrave

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes evropiane për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In