• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arsyet përse Berisha shpalli “Rikthimin” në krye të PD

by Ylli Pata
10/10/2021 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Atë që Sali Berisha shpalli dje në Elbasan, pra se “ishte gati që të rikthehet në çdo pozicion kushtetues”, nuk se e tha për herë të parë pasi u shpall Non Grata prej SHBA.

E tha në intervistën e parë pas këtij vendimi të fortë, që ishte ajo me Çim Pekën. Porn ë intervistat e tjera, në mënyrë të papritur, taktika e doktorit ndërroi drejtim, duke bërë të ditur se ishte gati të shpëtonte PD-në, duke rrëzuar Lulzim Bashën.

Në konferencën e parë në Rogner, por edhe në takimin e dytë që zhvilloi në Fier, Berisha tha se nuk bëhej fjalë për veten e tij, por për “Demokracinë, PD-në, e jalë të tjera të retorikës tashmë të njohur në këtë rast.

Ndërkohë dje nga Elbasani rimori sërish me forcë deklaratën e dhënë në të nxehtë tek Peka, pra që është gati të bëhet kryetar partie, kryeministër, president, apo “çdo posti tjetër kushtetues”.

Kushdo që ka qenë këto ditë në takimet e Sali berishës, edhe ithtari më emocional, e di fare mirë se ky premtim i doktorit është thjeshtë tym, është një mënyrë që ai e ka përdorur në 30 vitet e mbizotërimit të tij në politikën shqiptare.

Sali Berisha, nuk ka asnjë shans real që të bëhet qoftë kryetar i Partisë Demokratike, apo ndonjë drejtues tjetër institucionesh. Zero shans. Kjo së paku për faktin e thjeshtë se është një person që është ndëshkuar me një vendim të rëndë nga qeveria Amerikane.

E çdo homolog i Sali Berishës në këtë rast ose është larguar nga politika, ose është goditur diku tjetër, duke përfunduar realisht karrierën.

Natyrisht që ish-kryeministri është më me influencë, e më “kockë e fortë” se homologët e tij nongrata, Doshi, Dako, Llalla apo edhe kandidatët për këtë  “çmim” që po përfliten këto ditë.

Por, edhe pse largimi i Berishës do të jetë process më i vështirë se të gjithë të tjerët, pasi ai përfaqëson Shqipërinë 30 vjeçare postkomunizëm, destinacioni final është i pamshmangshëm.

Pjesa më e madhe e të gjithë njerëzve që marrin pjesë në tubimet e tij, e bëjnë, pasi e shikojnë “Foltoren” si një mundësi për të çarë “kalanë me mure të larta” që ka ngritur Lulzim Bash ate selia e SHQUP, ku ka larguar në 8 vite një numër të madh njerëzish. Shto këtu edhe zhgënjimin për bojkotin e zgjedhjeve locale, ku i hoqi militantëve mundësinë e integrimit e punësimit së paku në bashkitë-bastione, por ende më shumë deziluzionin e hidhur që të sjell humbja e tretë pas 2013-s e zgjedhjeve parlamentare, ka mjaft logjikë se pjesa dërrmuese e pjesëmarrësve e shohin “Foltoren” e Berishës si një mundësi qoftë edhe për të shfryrë. Pastaj, doktori edhe pse në hije ka qenë determinant këto 10 vite në heqjen e promovimin e një numri të rëndësishëm deputetësh, që sot po ja shpërblejnë në bashkëngjitjen me lëvizjen e tij. Disa të pakënaqur me Bashën, disa të lidhur me fije realisht të forta me doktorin, e shikojnë si të natyrshëm luajalitetin me lëvizjen e inatosur të Berishës.

Në thelb, të gjithë e dijnë se e shumta që mund të ndodhë është një rikthim i doktorit në grupin parlamentar, siç ndoshta me sinqeritet e propozoi publikisht Edith Harxhi, në një intervistë, ku ajo shpallte veten e saj si candidate për kryetare në PD. Por pas kësaj deklarate, zonja Harxhi duket është degdisur nga çdo ekran i afërt me opozitën, pasi doktori nuk lejon ndashtime alla Grida Dume që e cilëson atë si një “koleg”. Berisha nuk pranon që dikush tjetër të diktojë në public se ç’do të bëjë me të. Para 25 prillit ja plasi hapur Lulzim Bashës kur tha se do ta zgjedhë vetë se ku do të kandidojë, e kreu i PD-së te Fevziu përsëriti: “ku të dojë” në një dozë të qartë beside dhe mërzitje me veprimin e “babait” të tij politik.

E gjithë ky tur i Sali Berishës nuk bëhet fare për të marrë partinë, apo për të ndarë PD-në. Realisht këtë të dytën mund ta bëjë kollaj fare, mjaft ta shpallë dhe do të shikojë që një pjesë e mirë e njërëzve do t’i bashkohet. E megjithatë nuk do t’i vyente fare, madje më keq sa ç’i vyejtën Ilir Metës 100 mijë e më shumë votat e LSI-së më 25 prill.

Fuqia potenciale në politikë ka një ligjësi tjetër, e shpesh nuk ka lidhje direkte me influencën në opinion. E kjo nuk është vetëm sot kur fuqia virtual e politikanëve influencerë në rrjete sociale matet krej gabimisht me like dhe me gife, por që kur ka lindur politika.

Por, në të gjithë këtë mesele ka një kleçkë më të madhe, pasi ankthi që e bren Sali Berishën është edhe më i madh se kaq. Dërgimi i vendimit të DASH për shpalljen Non Grata në Kongres do të thotë se njëri nga Komisionet e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve apo të Senatit të SHBA, të diskutojnë për ato vendime, e ka shumë gjasa me të zotin e punës që i ka firmosur, Sekretarit Antony Blinken. E aty të dalin provat që ka kërkuar Sali berisha. Natyrisht seancat në këto raste kur ka materiale të klasifikuara janë të mbyllura. Por si gjithmonë, e në këtë rast, përmbajtja në vija të trasha do të mësohet e publikohet nga mediat amerikane. E nëse kjo ndodh, ka shumë gjasa që New York Times, që backround-in e superdosjes së saj për Gërdecin e ka gati, ta rimarrë këtë çështje me një bujë edhe më të madhe. E nëse ndodh kjo, atëherë do të jemi tek “pushkatimi numër 2”….

TemA

Next Post
“Plas” në Big Brother! Arjola Demiri: Ja si ma “dridhte” burri për 6 vite dhe arsyet pse e falja vazhdimisht

"Plas" në Big Brother! Arjola Demiri: Ja si ma "dridhte" burri për 6 vite dhe arsyet pse e falja vazhdimisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Hakerat iranianë sulm kibernetik mbi Postën Shqiptare, Demo: AKSHI dhe ekspertët po analizojnë situatën

March 26, 2026
Ambasada e SHBA-ve bën njoftimin e rëndësishëm për Lotarinë amerikane

Rihapet lotaria amerikane, konsulenti i vizave zbulon gabimet që bëhen në aplikim dhe risitë: Ja tarifa që do paguani

March 26, 2026
Nga Zuckerberg te Huang, Trump emëron liderët e teknologjisë në Këshillin për IA-në

Nga Zuckerberg te Huang, Trump emëron liderët e teknologjisë në Këshillin për IA-në

March 26, 2026
Katër shtetas të huaj kapen në kufirin shqiptar me drogë

DETAJE / Sekuestrohen 34 kg kanabis në pikën kufitare të Goricës në Korçë, arrestohen dy shtetas grekë

March 26, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu trembet se Trump mund t’i japë fund luftës, urdhër ushtrisë: Shkatërrojeni shpejt Iranin!

March 26, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Lezha po vajton ikjen e Ulësisë! Karakaçi dhe Nufi shihen në pasqyrë dhe…

March 26, 2026
Shantazhi amerikan për energjinë e shtyn BE-në drejt marrëveshjes për tarifat

Shantazhi amerikan për energjinë e shtyn BE-në drejt marrëveshjes për tarifat

March 26, 2026
“Jam droguar dhe përdhunuar”, rrëfimi tronditës i një të mbijetuare të Jeffrey Epstein

“Jam droguar dhe përdhunuar”, rrëfimi tronditës i një të mbijetuare të Jeffrey Epstein

March 26, 2026
Trump propozon paqe 1-mujore, por Izraeli dhe Irani veprojnë sipas rregullave të tyre

Trump propozon paqe 1-mujore, por Izraeli dhe Irani veprojnë sipas rregullave të tyre

March 26, 2026
AMP aksion në Kapshticë, kapen 6 kg heroinë, dyshohet se janë përfshirë edhe policë

Kapet drogë në doganën e Kapshticës, arrestohet shtetasi grek

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In