• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arsyet e rivrasjes së të rënëve të 21 janarit!

by Ylli Pata
22/01/2026 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Metafora e Ismail Kadaresë për “rivrasjen e të rënëve” padyshim që nuk ka lidhje apo kontekst ideologjik, edhe pse poema ku është përdorur e ka një kontekst të tillë.

Megjithatë fuqia e kësaj metafore është universale dhe shpreh thelbin e një zhbërjes së historisë. Një manual i përdorur si eksperiment në 35 vitet e postkomunizmit shqiptar. Skënderbeu ka nënën serbe, Vasil Shanto është serb, Migjeni malazez, Vojo Kushi është shkja. Të gjithë këto vdiqë në kohë të ndryshme por që luftuan për lirinë e shqiptarëve.

Arketipi i rivrasjes së të rënëve, edhe pse gjetje e Kadaresë është një fenomen i lashtë sa njerëzimi, i trajtuar shumë gjatë në historinë botërore. Nëse do të shkatërrosh një kohë, një histori, apo një komb, dhunohen simbolet. Që në kohë të ndryshe kanë forma nga më të tmerrshmet, zhdukja e eshtrave, vendeve, vrasja e të gjithë pasardhësve, përkatësisht përndjekja e të gjithë zinxhirit të trashëgimisë. Një histori biblike që e shikojmë edhe në Librat e Shenjtë. Pasi një symbol, është një kujtesë, është një dëshmi, është një hero i së ardhmes për të treguar ngjarjet e të shkuarës.

15 vjet pas 21 janarit, ka ardhur blasfemia e parë publike në një nga emisionet e darkës, prej Kujtim Cakranit, një personazhi agresiv, që përveç përshëndetjes alla romane njohet edhe si avokat i Ilir Metës.

Cakrani tha në emisionin e Andrea Dangllit në A2 CNN se Ziver Veizi, një nga dëshmorët e 21 janarit, vidhte unazat e grave në rrugë. Madje tha që ai nuk hynte dot në Shqipëri për 20 vjet, por erdhi më 21 janar direkt nga Greqia. Dhe e tha pa teklif, edhe pse ishte një gënjeshtër e poshtër, si dhe e tmerrshme. A thua se i ndjeri që u vra krejt pa asnjë faj, kishte ardhur në Tiranë për të bërë të pabërat që përmend avokati i Ilir Metës. i cili, pra klienti i avokatit i quajti protestuesit e 21 janarit si “kokëpalarë”, a thua se për vete ishte “bukuroshi që lahej 3 herë në ditë”.

Nga shumë, siç shihet në komentet që janë shprehur në rrjeti, të cilat janë natyrisht të forta, ku sulmohet egërsisht avokati Cakrani, kjo konsiderohet si qëndrim i një njeriu jo mirë me mendtë e kokës.

Por parë në ftohtësi, e gjitha kjo nuk është thjeshte çmenduri, edhe pse në thelb është çmenduri. Mund të jetë çmenduri por e menduar për të arritur një objektiv, meqë ka dështuar Plani A. përkatësisht të frikësuarit nga e vërteta e 21 janarit po kalojnë te plani B.

Tashmë tragjedia e i 21 janarit është kthyer në një pasaportë e koshiencës politike dhe shtetërore në Shqipëri. Ku ndër të tjera, ka një vendim suprem nga Strasburgu që i ka vënë vulën si “krim shtetëror”. E si pasojë e kësaj, ka nisur një hetim nga SPAK, i cili nëse mbyllet me procedurë do sjellë një traumë edhe më të madhe, çka do të thotë se nuk është e lehtë të mbyllet siç ka ndodhur deri tani.

Ndaj të terrorizuar nga efekti që mund të sjellë ringjallja e 4 dëshmorëve, që nëse dënohen vrasësit e tyre, vijnë në mes nesh e na flasin me protagonismin e tyre të pafajsisë, po zbatohet plani i rivrasjes. i hapjes së dosjes së dëshmorëve, të cilët deri tani janë thjeshtë fantazma të padrejtësisë së egër të vrasësve të tyre.

Përkatësisht jemi në ridaljen në skenë të një Lady Makbeth të kohërave moderne, edhe pse pa Shekspirin dhe Kështjellën e Edinburgut.

Nuk ka as kështjellë, nuk ka as Skoci, por ka gjurmë gjaku e fantazma që sjellin jehona, pagjumësi. E Më pas ushqejnë panelet e mitomanëve që flasin për dosje penale, shpifje të tmerrshme që shërbejnë si thika që rrotullohen në trupat e fëmijëve jetimë jo vetëm të Ziverit. Ja Ana Veizi, e cila qante të hënën gjithë ditën në ceremoninë përkujtimore si mund ta ketë përjetuar atë deklaratë të avokatit të Ilir Metës? Ka gjasa të ketë shfryrë: ballist! Por në realitet a është ballist vallë? Se po thonë se ballist u bë pas 90, se emrin e mbiemrin e kishte ndryshe, madje edhe certifikatën penale. Por këtu nuk duhet të flasë Ana, por mazhoranca, e cila ka mundësinë ligjore për t’i dhënë fund këtij profanacioni postmortal të vampirëve që shikojnë ëndrra me gjak. Të paktën këtë…TemA

Next Post
Zgjedhjet e 11 majit/ Alibeaj: Shqiptarët e emancipuar, synimi ynë. Shehi: Politika, propagandë në diasporë

Alibeaj: PD nuk është më alternativë! Protesta e 24 Janarit, një film i stërparë

Comments 1

  1. Leka says:
    18 hours ago

    Kujtim cakrani eshte pinjoll i kryenallisteve vrases te Kadri Cakranit prandaj ka mllef percdo kundershtar dhe shef qe nuk e llogarit njeri oer agresivitetin e tij

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Për 4 vite nuk i dhe dot fund luftës”/ Orban sulmon Zelenskin: Je në pozita të dëshpëruara

“Për 4 vite nuk i dhe dot fund luftës”/ Orban sulmon Zelenskin: Je në pozita të dëshpëruara

January 23, 2026
Detajet/ Si nisi sherri mes dy motrave dhe efektives në Tiranë, i “zunë pritë” dhe…: Mos më prekni, jam police!

Detajet/ Si nisi sherri mes dy motrave dhe efektives në Tiranë, i “zunë pritë” dhe…: Mos më prekni, jam police!

January 23, 2026
Ministri gjerman për Europën takime në Tiranë/ Bisedohet për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe..

Ministri gjerman për Europën takime në Tiranë/ Bisedohet për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe..

January 23, 2026
Rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende, s’kanë dalë aktet nënligjore

Rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende, s’kanë dalë aktet nënligjore

January 23, 2026
Vokshi: Primaret do të zhvillohen në 72 degët e PD-së

“Distancohemi nëse plas molotovi!”/ Albana Vokshi: Protesta nuk do jetë e dhunshme

January 23, 2026
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Siguria në burgje, vija e kuqe”, Lamallari: Do intensifikohen kontrollet në institucionet e vuajtjes së dënimit

January 23, 2026
SHBA pret stuhinë e akullit, më shumë se 160 milionë banorë do të preken nga moti ekstrem këtë fundjavë

SHBA pret stuhinë e akullit, më shumë se 160 milionë banorë do të preken nga moti ekstrem këtë fundjavë

January 23, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedë telefonike me Presidentin e Brazilit

Xi Jinping zhvillon bisedë telefonike me Presidentin e Brazilit

January 23, 2026
Parkimi dysh të çon në burg/ Ndryshimet në Kodin Penal, diskutohet edhe për mbrojtjen e gazetarëve nga kërcënimet

Parkimi dysh të çon në burg/ Ndryshimet në Kodin Penal, diskutohet edhe për mbrojtjen e gazetarëve nga kërcënimet

January 23, 2026
Tiranë, dy vajza futen në komisariatin e policisë dhe dhunojnë oficeren, përfundojnë në pranga

Tiranë, dy vajza futen në komisariatin e policisë dhe dhunojnë oficeren, përfundojnë në pranga

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In