• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arsyeja pse gjysma e shkencëtarëve në disa vende të Europës Lindore janë gra?

by Java News
25/08/2019 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trashëgimia sovjetike është pjesërisht përgjigjja e pyetjes në fjalë.

Shkenca është një botë që dominohet ende nga burrat. Që nga viti 1903, kur Marie Curie fitoi çmimin “Nobel”, vetëm 19 gra kanë arritur ta fitojnë këtë çmim në fusha të ndryshme, si në fizikë, kimi ose mjekësi. Vetëm 28% e kërkuesve në botë janë gra, shkruan The Economist. Edhe në BE, ku dallimet gjinore nuk janë aq të theksuara sa në shtete të tjera të botës, vetëm dy të pestat e shkencëtarëve dhe inxhinierëve janë gra. Në Gjermani dhe Finlandë, raporti është më pak se 1 me 3.

Sipas një raporti të fundit të kryer nga Universiteti Leiden në Holandë, Europa Lindore bën përjashtim nga ky trend botëror. Në Lituani, 57% e shkencëtarëve dhe inxhinierëve janë gra. Bullgaria dhe Letonia renditen pas saj me 52%. Universitetet në Poloni dhe Serbi renditen ndër më të mirat në botë për barazinë gjinore të publikimeve kërkimore. Europa Juglindore shënon pothuajse nivele të barabarta: 49% e kërkuesve shkencorë në rajon janë gra.

Kjo shpjegohet edhe duke u lidhur me trashëgiminë e kohëve sovjetike kur regjimet komuniste i detyronin burrat dhe gratë të ndiqnin karrierat shkencore dhe jo gjithmonë u dhanë atyre një mundësi për të bërë zgjedhjen që dëshironin. Kjo formë veprimi nga ana e shtetit nuk ekziston më në ditët e sotme, por zakoni i grave që punojnë në laboratorë ka mbetur ende.

Megjithatë në Europë, të shumta janë kompanitë që ankohen për faktin se, edhe pse një numër i lartë grash mund të përfundojnë studimet e tyre në degë që kanë lidhje me lëndët STEM (shkencën, teknologjinë, inxhinierinë dhe matematikën), pas përfundimit të universitetit nuk e ushtrojnë profesionin e tyre.

Megjithatë, një studim i Microsoft zbulon se modelet e roleve të suksesshme femërore rrisin interesin e vajzave të reja drejt këtyre lëndëve. Sipas Institutit Europian për Barazi Gjinore, mbyllja e hendekut midis burrave dhe grave në STEM do të çonte në një rritje të PBB-së së BE-së për banor me të paktën 3% deri në vitin 2050 dhe do të krijonte më shumë se 1.2 milionë vende pune.

Në dekadën e fundit, punësimi në sektorin e teknologjisë në Europës ka shënuar rritje rreth katër herë më të shpejtë se punësimi i përgjithshëm. Por Komisioni Europian parashikon që deri në vitin 2020, rritja e mëtejshme e rajonit mund të pengohet nga mungesa e 500,000 punëtorëve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK). Në vitin 2017, më shumë se gjysma e bizneseve të BE-së, që u përpoqën të rekrutonin specialistë të TIK-ut, kishin vështirësi në plotësimin e vendeve të lira. Lituania, me hendekun më të ngushtë të punësimit në Europë midis gjinive, dhe Bullgaria, e cila ka përqindjen më të lartë të grave në punët e specializuara të sektorit TIK në rajon, e kanë pasur më të lehtë.

Next Post
Fatos Klosi: Ja si Sali Berisha mund të bjerë në burg me anë të SPAK

Fatos Klosi: Ja si Sali Berisha mund të bjerë në burg me anë të SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Bordi i Paqes, Trump shtrëngon duart me Ramën, nis mbledhja e parë

LIVE! Bordi i Paqes, Trump shtrëngon duart me Ramën, nis mbledhja e parë

February 19, 2026
Spiropali: Mali i Zi negocion prej 2012, Serbia prej 2014, Shqipëria prej 2024 hapi të gjithë kapitujt dhe synon t’i mbyllë në 2027

Spiropali: Mali i Zi negocion prej 2012, Serbia prej 2014, Shqipëria prej 2024 hapi të gjithë kapitujt dhe synon t’i mbyllë në 2027

February 19, 2026
Shpërthim i kontrolluar nesër në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Nuk do të bllokohet trafiku

Shpërthim i kontrolluar nesër në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Nuk do të bllokohet trafiku

February 19, 2026

Ja si përfiton Shqipëria nga Korridori VIII

February 19, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

Agjencitë ndërkombëtare: Shqipëria e lirë dhe e sigurtë për pushime

February 19, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Rivlerësimi, Braçe sulmon ministrin Malaj dhe Kadastrën: Ta marrësh me nge nuk quhet qeverisje…

February 19, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

February 19, 2026
Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

February 19, 2026
Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

February 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Shkurt 2026

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In