• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Arsimi profesional, shtylla e ekonomisë”, ambasadori gjerman: Investojmë 14 mln euro për një sistem më modern

by A R
09/06/2026 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Konferencën Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, ku u diskutuan rezultatet e reformës në arsimin profesional dhe vizioni “Aftësi 2030” për zhvillimin e aftësive dhe rritjen e punësimit, ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, vlerësoi rolin kyç të arsimit profesional në zhvillimin ekonomik të vendit.

Bergner theksoi se arsimi profesional përbën shtyllën kurrizore të ekonomisë dhe krijon themelet për inovacionin, konkurrueshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Sipas tij, Shqipëria nuk mund të mbështetet vetëm te juristët apo menaxherët, por ka nevojë edhe për punonjës të kualifikuar që fitojnë aftësi praktike përmes arsimit profesional.

“Vizioni për të ardhmen dhe zhvillimin e aftësive në vend kalon përmes arsimit profesional. Arsimi profesional është një shtyllë kurrizore e ekonomisë, themeli i inovacionit dhe zgjidhja për një zhvillim të qëndrueshëm.

Shqipëria nuk do të ecë përpara vetëm me juristë dhe menaxherë, por edhe me punonjës të aftësuar që kanë fituar njohuritë e tyre përmes arsimit profesional. Arsimi profesional është një mundësi për secilin që të zhvillojë talentin e tij në çdo fushë të jetës, duke u specializuar në një drejtim të caktuar.

Kemi pasur rezultate të rëndësishme në arsimin profesional, i cili po përshtatet gjithnjë e më shumë me nevojat e kohës dhe po forcon lidhjet me sektorin privat. Arsimi profesional krijon mundësi për karriera të mirëpaguara dhe ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e reformave për formimin profesional të të rinjve”, deklaroi ambasadori.

Ai vuri në dukje se vitet e fundit janë arritur rezultate të rëndësishme në këtë sektor, duke e afruar arsimin profesional gjithnjë e më shumë me nevojat e tregut të punës dhe duke forcuar lidhjet me sektorin privat.

Ambasadori njoftoi gjithashtu angazhimin e 14 milionë eurove shtesë për mbështetjen e sektorit, me synimin për ta bërë arsimin profesional më modern, më tërheqës dhe më të përshtatur me kërkesat e brezit të ri dhe të tregut të punës.

“Bashkëpunimi mes shumë partnerëve ka çuar në përmirësimin e vetë sektorit, përmes kapaciteteve më të forta, si dhe në hartimin e një vizioni dhe strategjie afatgjatë për zhvillimin e arsimit profesional në vend.

Ne kemi angazhuar 14 milionë euro shtesë në këtë sektor për një arsim profesional më modern, më tërheqës dhe që u përgjigjet nevojave të brezit të ri”, tha ai.

Next Post
SHBA-të i japin fund miqësisë me Iranin

Trump ka parashikuar 37 herë deri më sot marrëveshje me Iranin…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com